Dorëhiqet kryeministri francez, lë postin për t'u bërë kryetar bashkie

3 Korrik 2020, 11:01Bota TEMA

Kryeministri francez Edouard Philippe ka dhënë dorëhqjen nga posti që mbante, duke i dorëzuar kërkesën presidentit Macron.

Ai do të vazhdojë të jetë në krye të çështjeve qeveritare deri në emërimin e pasuesit të tij.

Në vitin 2017 kur Macron erdhi në pushtet e emëroi Philippe si kryeministër, ndërsa qeverinë e formoi në datën 17 maj të atij viti.

Por Philippe nuk do të mbetet pa post, pasi javën e kaluar fitoi zgjedhjet si kryetar i bashkisë së Le Havre, ku ka shërbyer edhe më parë.

Tashmë Presidnetit Macron i mbetet të zgjedhë një ekip tjetër të qeverisë, me pandeminë që e bën edhe më të vështirë detyrën e kryeministrit që do vijë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje