Jeff Bezo e çon pasurinë në 172 miliardë dollarë falë... karantinës

3 Korrik 2020, 10:13Bota TEMA

Pasuria e themeluesit të Amazonës, Jeff Bezos është rritur në afro 172 miliardë dollarë, e cila, sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg, është një rekord i ri kur bëhet fjalë për njerëzit më të pasur në botë.

Arsyeja e rezultateve të mira të Amazonës është rritja e madhe e blerjeve në internet gjatë pandemisë së virusit koronar.

Bezos e tejkaloi rekordin e tij të mëparshëm këtë javë, të cilin e vendosi në shtator 2018, kur ai zotëronte një pasuri prej 167.7 miliardë dollarë.

Pasuria e tij vazhdoi të rritet pavarësisht nga një divorc nga ish-gruaja e tij Mackenzie vitin e kaluar, kur ajo fitoi një 25 përqind të aksioneve në Amazon.

Mackenzie aktualisht është personi i 12-të më i pasur në botë, me 57 miliardë dollarë.

Amazon, i cili përballet me kritika mbi sigurinë e punëtorëve dhe të ardhurat, tha këtë javë se po linte mënjanë më shumë se 500 milion dollarë si një “faleminderit” për punëtorët e linjës së përparme që punuan për kompaninë gjatë qershorit.

1 komente në “Jeff Bezo e çon pasurinë në 172 miliardë dollarë falë… karantinës”

  1. Santa Quaranta says:

    Po e ka cuar dhe ne ka 4 muaj qe nuk na vjen asnje send qe kemi blere se nuk transportojne avionet!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje