"Nuk mund të imagjinohet nga mendjet njerëzore", mediat greke raportojnë ngjarjen horror në Kombinat: Dëshmitaret e Jehovait vendosën të sakrifikojnë veten për ” t’u ringjallur”

3 Korrik 2020, 14:35Kronika TEMA

Në mediat greke ndër lajmet kryesore ditën e sotme gjendet edhe ngjarja horror e ndodhur një ditë më parë në Kombinat në kryeqytet.

Zougla” ka raportuar vdekjen e Zhaneta Josifit dhe vajzës së saj Anisa, të cilat sakrifikuan jetën për hir të besimit Jehovai dhe shpresës për ringjallje, ndërsa vajza tjetër e familjes, Blerta ndodhet në spitalin Nënë Tereza.

“Nuk mund të imagjinohet nga mendjet njerëzore ajo që ndodhi dje në Tiranë”, kështu nis raportimi i lajmit në median greke.

“Sipas mediave në vendin fqinj, tre gra, një nënë dhe dy vajza, besimtare të fesë së Dëshmitarëve të Jehovait, vendosën të sakrifikojnë veten për ” t’u ringjallur” dhe për të arritur jetën e përjetshme që pretendon ky sekt fetar. Si rezultat, 56-vjeçarja Zhaneta dhe vajza e saj Anisa u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre në Tiranë, ndërsa motra e vogël Bletra u dërgua në spital në gjendje kritike, për shkak të mosngrënies për një kohë të gjatë. E reja i tha policisë: Ju nuk mund t’i kuptoni sakrificat tona për të arritur në këtë pikë. Sipas të dhënave të para mjekësore, Anisa dyshohet se ka vdekur shumë kohë më parë, ndërsa trupi ishte mbajtur në shtratin e saj nga nëna dhe motra, në pritje të “ringjalljes”, duke përdorur solucione të ndryshme me qëllim mos dekompozimin e trupit”.

Ngjarja në fjalë ka tronditur opinion publik, ndërsa është zbuluar pas denoncimit të vëllait të 56-vjeçares, i cili i tha policisë se asnjëra prej tyre nuk i përgjigjej në telefon dhe nuk i hapnin as derën.

9 komente në ““Nuk mund të imagjinohet nga mendjet njerëzore”, mediat greke raportojnë ngjarjen horror në Kombinat: Dëshmitaret e Jehovait vendosën të sakrifikojnë veten për ” t’u ringjallur””

  1. Niku says:

    Po ne emer te fese tuaj ortodokse keni bere masakra ju keni nxjere femijet nga barku te ne Cameri i keni therur masakruar camet e myslimanet o race e poshter… Vazhdon akoma dhe sote e kesaj dite te mbillni te keqen ne emer te fese race e flliqur….

    1. abc says:

      O Dick, boll me keto peralla horrori se i ka dal boja, keto qe thua jane nga mendjet tuaja te semura dhe kompleksike.
      Sepse thjesht nuk figurojn ne asnje arshiv te huaj, as ato Amerikane, Britanike, Gjermane, … por e kunderta jane mijera dokumente qe fajesojn TurkoCamet per masakra dhe krime ndaj popullates se Krishter ne Greqi, nder shekuj.

  2. Floriri says:

    Çfarë ndryshimi ka bibla dhe kurani mund te me thotë njeri. Çfarë ndryshimi kanë ortodoksët me myslimanët dhe katoliket. Jam dakort që të gjitha fetë janë shpelarje trururi ashtu siç është dhe politika për njerëzit. Na cate trapin a keni ndonjë gjë për mirëqenien e popullit për ngritie pensionesh se me këtë varfëri që kemi brenda 2030 nuk do ketë më të rinj vetëm pleq kjo na intereson. Ose mbyllini të gjitha nga xhamitë kishat dhe te bine njerëzit rehat e si në kohën e Enverit deshët demokraci.

  3. Nadiri says:

    Tek arritën të bëjnë edhe këto gra të vetëvriten, në këtë drejtim është vërtet i frikshëm
    cfarë janë gratë të afta të bëjnë – kam ngelur pa fjalë !!

  4. Nadiri says:

    Tek arritën të bëjnë edhe këto gra të vetëvriten, në këtë drejtim është vërtet i frikshëm
    cfarë janë gratë të afta të bëjnë – kam ngelur pa fjalë !!

    a kanë shpirt nëne këto femra? shpirt për të sjellë në jetë dhe jo e kundërta?

  5. Nadiri says:

    Tek arritën të bëjnë edhe këto gra të vetëvriten, në këtë drejtim është vërtet i frikshëm
    cfarë janë gratë të afta të bëjnë – kam ngelur pa fjalë !!

    a kanë shpirt nëne këto femra? shpirt për të sjellë në jetë dhe jo e kundërta?

  6. Nadiri says:

    Tek arritën të bëjnë edhe këto gra të vetëvriten, në këtë drejtim është vërtet i frikshëm
    cfarë janë gratë të afta të bëjnë – kam ngelur pa fjalë !!

    a kanë shpirt nëne këto femra? shpirt për të sjellë në jetë dhe jo e kundërta?

  7. O NIKU says:

    ..si thua ti te rish ipushtuar 500 vjet dhe mos ta uresh otomanizmin, greku e ureu nje pjes e shqiptareve e deshen , ketu qendron misteri i ketyre qe pas perdhunimit po shijojne kenaqesine e perdhunimit te grave te fisit te tyre.Sa e ke o baba She,dal ta nxjer pa e sheh…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje