Shqiptare apo produkt i Perandorisë Osmane? Cila është origjina e vërtetë e bozës?
Ndoshta jo shumëkush e di, por historia e kësaj pijeje, nuk do të ishte e plotë pa përmendur Haxhi Sadikun, shqiptarin që ngriti një dyqan të famshëm të prodhimit të bozës në Stamboll në vitin 1876.
Dyqani “Vefa Bozacisi” ndodhet akoma aty pranë Xhamisë së Sulltan Sulejmanit. Dyqani ndodhet në një ndërtesë druri dhe i vetmi ndryshim që pasardhësit e Sadikut kanë bërë është zëvëndësimi i kontenierëve prej druri ku prodhohej boza me ato të mermerit.
Boza është rezultat i një fermentimi të kujdesshëm. Armenët prodhojnë një lloj boze më të thartë, ndërsa shqiptarët prodhojnë bozën e ëmbël pa alkol. Pikërisht kjo bozë marrosi sulltanët e perandorisë Osmane.
Boza shitej në të gjithë Shqipërinë gjatë komunizmit, por e humbi popullaritetin pas rënies së regjimit dhe prishjes së punishteve të ëmbëlsirave duke u bërë pothuajse e panjohur veçanërisht në jug të vendit. Tani boza shitet pothuajse në të gjitha marketet në Tiranë dhe jo vetëm. Thuhet se të parët që e “shpikën” bozën shqiptare ishin goranët e Kukësit, të cilët krijuan një traditë të çmuar të saj.
Sot, ajo prodhohet nga firma dhe familje të ndryshme gati në të gjithë Ballkanin dhe mendohet se përbën një “thesar” ende të pazbuluar mirë.
E shëndetshme, e përvetësueshme, e shijshme, e pasur me fermente që ndihmojnë tretjen dhe pengojnë zhvillimin e mikro-organizmave të purifikimit të zorrëve.
E dobishme për të gjithë, të sëmurë dhe të shëndetshëm, të mëdhenj e të vegjël. Me pak fjalë magjike.
Për një numër familjesh të komunitetit goran në rrethin e Kukësit, kryesisht të fshatrave Borje, Zapod, Shishtavec etj, në historinë e tyre të biznesit dhe veprimtarisë esnafe, boza zë një vend të veçantë.
Është një pije freskuese e përhapur kryesisht prej tyre në vendet e Ballkanit dhe më gjerë në Lindje, aty ku gjenden profesionistët, që njihen me emrin usta, e që dinë ta prodhojnë.
Boza e melit është më e mira, por sot zor se prodhohet më, pasi kushton shumë. Por edhe boza e misrit ka vlera të shumta.
Vlerat e bozës
Boza ka disa dobi për shëndetin siç janë: normalizimi i tensionit të gjakut, rritja e prodhimit të qumështit tek gratë që kanë fëmijë në gji, si edhe ndihmon në tretjen e ushqimit.
Boza është një ushqim i vlefshëm pasi përmban vitamina A, C, E, dhe katër lloje vitaminash B.
Ajo ka vlera ushqimore për shkak të nivelit të lartë të proteinës, kalciumit, hekurit, fosforit, zinkut, thiaminës, niacinës dhe riboflavinës. Boza është një pije që të jep energji dhe forcë.
Ajo ka baktere mjaft të mira dhe rekomandohet për atletët si edhe gratë shtatzënë.
Boza ka katër përbërës kryesorë: kokrra meli, miell misri ose gruri, sheqer, ferment (farë buke ose bozë e mëparshme) dhe ujë.
Boza shqiptare dallon nga bozat e prodhuara në vendet tjera ngaqë përbërësi kryesor i saj është misri, kurse në Turqi, Bullgari e Maqedoni mund të jetë gruri, elbi, meli dhe qiqrat.
Pas prodhimit, boza duhet të ruhet në një temperaturë prej 2-3 gradë Celsius, temperaturë në të cilën mund të ruhet për rreth një muaj.
Boza nuk duhet të lihet në ngrirje, pasi kjo sjell ndarjen e ujin nga lënda e thatë.
Shija e bozës varion nga lloji i drithit të përdorur. Një shishe bozë e përgatitur nga drithëra të ndryshëm ka sipas studiuesve, 12.3 përqind sheqer, 1.06% proteina dhe 0.07% yndyrna.
Në vendin tonë ajo prodhohet si një pije freskuese gjatë gjithë vitit.(agroweb)
Shume gjera te mos themi 90%…turqit ky popull endacak e nomad…i mesuan kur zbriten ketyre aneve….panvaresisht se shume gjera “shiten” sot per Made in Tyrkie…..
vendi ku ndodhet sot turqia nuk ka qene bosh, ka patur popull qe u shnderrua ne turq, nga ai popull kane mare traditat dhe jo nga albanezet
Kjo qe shitet si boze sot eshte thjesht nje leng i verdhe. Boze ishte ajo me shije te tharme, e ftohte qe shitej ne pasticerite e lagjes. Nje pasticeri e madhe ka qene tek Rruga e Kavajes, afer hyrjes se rruges se ambasadave. Po ajo akullorja qe behej taze, tek makineria
e akullores dhe kur e nxirrte pastiçierja me ate lopaten e drunjte bishtegjate.
Tani mund te me thoni se cfare lidhje kishte ‘nderrimi’ i sistemit me prishjen e tradites.
Po nje gje nuk e kuptova kurre, se pse ata qe punonin ne ato dyqane i perfituan ato qyl nga privatizimi!! Po ata qe kishin dale ne pension pak kohe para berjes se detit kos per keta, pse nuk erfituan nga privatizimi i mallit te babait??!!??!!
Ne dillim te viteve 90 kam qene ne Bullgari dhe kam shijuar boze. Atje quhej “arnautska boza” dhe te gjithe qe e njihnin thoshin se formula e saj vjen nga Shqiperia.
Mjeshtrit e Bozes jane Dibranet dhe pikerisht fshatrat Bellove dhe Rabdisht te cilet duke patur lidhje te aferta me Turqine e mesuan dhe e permiresuan duke e bere edhe me te mire dhe me te shijshme. Nuk ka ne asnje vend si boze e dibraneve edhe atje ku gjeni boze te mire patjeter qe eshte nje dibran.
Lene mo se e bot muhabetin Boze fare.
Para vitit ’90 kam pas punën që shkoja shpesh në SHKOZET me shërbim, atje kam shijuar bozën më të mirë në jetën time.
A kishte Kuksian a kishte Dibran në punishten e Ëmbelsirave që furnizonte pastiçerinë në qendër të Shkozetit nuk e di por nuk krahasohej kurrë me atë të Tiranës ku kisha lind dhe isha rrit.
Në Tiranë merrshim bozë të madhe (gotë birre të madhe) me 1-2 lugë akullore.
Shqiptari Haxhi Sadik,eh medet edhe mund te jete
Nuk e kuptoj titullin e artikullit “Shqipetare apo Turke” perpara se te krijohej State Albania ne 1913te.Mund te me sqaroje dikush pse u quajt Albania ky Shtet,kur vete ne dokumenta historike Heroi imagjinare i shumices se vetequajture Shqipetare myslimane Jeorgios Kastriotis quhej Princi i Epirit dhe Marin Barletti e thote qarte qe Ne jemi Epirote!
Pse nuk njifet kjo zone historike si Vorio Epir apo Epiri i Veriut nga armiqte e ketij populli ashtu sic njifej qe ne kohet e lashta?
Sa te kemi “historiane” si Xhufi qe e ben Heroin e Epirit te mohuar “karagjoz” dhe pa “karakter” qe lindi Orthodhoks,u be turk myslimane dhe per aresye “strategjike”qe Ai i di u be Katolike!
Historia eshte shume e qarte.
Viti 1054 A.D.
U nda Krishterimi ne Orthodhoks dhe Katolike.
Flamurin Greke te Bizantit Heroi jone i Epirit e mori nga Kostandinopoli.
Pse “Pellazget dhe Ilyret” e quajne Stamboll dhe jo Kostandino-poleos ne Nder te Ilyrit Kostandin?
Mund te me shpjegojne “Pellazget” turkallvani?
Bile pse ua mohojne Orthodhokseve te Epirit emrin e Qendres tone para turke Kostandinopoleos por Stambolli,ashtu sic duan turqit dhe bota?
Emrin e qytetit te ndruar nga Sulltani ne El-basan mbajten “Ilyret” myslimane!
Cfare tregon kjo?