Pas 3 muajsh karantinë nga Covid-19, britanikët më në fund mund të shkojnë tek berberi.
Të shumtë ishin qytetarët që u dyndën nëpër parukeri pas vendimit të qeverisë për hapjen e salloneve të bukurisë.
Ndërkohë kryeministri Boris Johnson u ka bërë thirrje njerëzve që të tregohen të përgjegjshëm dhe të respektojnë distancimin social, në mënyrë që të mos kthehet piku i infeksioneve nga koronavirusi. (TemA)