Kryebashkiaku e Lezhës, për shqiptarët: Me gotë rakie dhe me barkun te goja nga mbipesha ankohen se s'kanë për të ngrënë, ama kur i kërkon të punojnë, ofendohen

5 Korrik 2020, 13:51Politika TEMA

Kryetari i Bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu me anë të një statusi në profilin e tij ne facebook ka folur për paradoksin që karakterizon shqiptarët sipas tij.

Sipas tij, shqiptarët janë njerëz që ankohen se s’ka punë dhe për apsojë po vdesin për bukë, por nëse kërkon punëtorë, nuk gjen.

Ndreu shprehet se ka edhe nga ata që thonë do vij në punë vetëm për të marrë rrogën, ose nga ata që thonë që do vijnë e do ikin kur të duan, ndërsa po u gjete punë në privat ndihen të ofenduar.

E në fund sipas kreut të Bashkisë së Lezhës janë ata që me gotën e rakisë përpara dhe barkun deri te goja nga mbipesha ankohen se po vdesin për të ngrënë.

“Nese doni njerez qe bertasin se skane pune dhe per pasoje po vdesin per buke, i ke me shumice.

Ama nese kerkon punetor per pune nuk gjen. Vij thote por me marre rrogen, jo me dale ne pune, ose ne nje pune qe dal kur te dua e ik kur te dua.

Se mos gabon e i gjen pune ne privat se e merr per fyerje te rende!

Dhe pastaj te gjithe qahen se po vdesin per te ngrene me gote rakije perpara dhe me barkun te goja nga mbipesha”, shkruan Pjerin Ndreu, në analizën e tij sa sarkastike aq edhe realiste.

5 komente në “Kryebashkiaku e Lezhës, për shqiptarët: Me gotë rakie dhe me barkun te goja nga mbipesha ankohen se s’kanë për të ngrënë, ama kur i kërkon të punojnë, ofendohen”

  1. aleko says:

    Mos u lodhni kot se nuk I fut dot njeri shqipetret te punojne ne vendin e tyre..Ata presin vetem mish nga qielli , te hane e te fryhen dhe te nxjerrin nga ana tjeter…menjefjale vec te egzistojne.Vetem nje Enver do mbahet mend se futi shqipetret ne pune..Kur shkojne jashte ahere e kuptojne shqipetret se cfare eshte puna duke e ulur shume hunden e pretendimeve per pune te fisme apo pa pune fare dhe ata vec te hapin gojen..

  2. Astriti says:

    Hahahahaaaaa me se e vertet kjo qe thote Pjerini.

  3. Zigur Qarri says:

    Konstatimi i nje Polici rrugaç dhe te paafte,qe”falë aftesive”per te qenë servil edhe militant,bëri karriere ne politike dhe biznes,
    duke perfituar miliona me biznesin e tij te favorizuar,jo vetem ai,por edhe i gjith rrethi gjith rrethi i tij familjare,sidomos Vellai.

  4. saliu says:

    Kjo i ngjan asaj historise se demostrates ne Itali. Shqiptaret emigrante kishin dale ne demostrate per te kerkuar pune. Nje sipermarres italian po shikonte se si imigrantet hidhnin parrulla ” Duam pune” etj. Ishte nje djale i ri ne mes te demostruesve qe cirrej me shume se te tjeret dhe i ra ne sy sipermarresit italian. Ai ia beri me shenje djaloshit emigrant qe ti afrohej, kur djaloshi erdhi prane sipermarresi i tha – hajde se kam pune per ty.
    Djaloshi e pa me nje fare neverie sipermarresin dhe iu pergjigj:
    – More zoteri po ne mes te gjithe kesaj turme njerezish mua me zgjodhe per pune!
    meri vesh keta njerez pastaj…………

  5. Ermal Bersti says:

    Kjo eshte shume e vrtete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje