"Policia i di të gjitha", Rama: Kushdo që është i prekur nga Covid-19 nuk duhet të thyejë rregullat dhe karantinën

5 Korrik 2020, 11:49Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama bën me dije se kushdo që është i prekur nga Covid19 nuk duhet të thyejë rregullat dhe karantinën.

Teksa poston një video nga aksioni i policisë për monitorimin e personave të prekur me koronavirus, Rama bën me dije se uniformat blu do të jenë në terren dhe do të vijojnë kontrollet për ata që shkelin rregullat e vendosura për përballimin e pandemisë.

“Policia vazhdon punën dhe Covid-i gjithashtu, por këto mesazhe njerëzore nga takimet me punonjësit e policisë së shtetit shërbejnë për këdo.

Kushdo që është i prekur nga Covid19 nuk duhet të thyejë rregullat dhe karantinën.

 Policia i di të gjitha dhe kontrollet do të vijojnë! Shëndeti mbi të gjitha”- shkruan Rama. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje