Memorie.al
publikon historinë e panjohur të pilotit Luto Sadiku i diplomuar në shkollën ushtarake “Skënderbej” në Tiranë dhe atë të Aviacionit Luftarak në Vlorë, i cili u dërgua edhe për një specializim në Republikën Popullore të Kinës, ku u perfeksionua për drejtues i avionëve reaktiv “Mig-19”, që asokohe ishin nga më të sofistikuarit në ushtritë e vëndeve komuniste më të fuqishme, si Kina, Bashkimi Sovjetik, etj. Dëshmia e rrallë e Vasil Micit, ish-ushtarak i Aviacionit Luftarak, shok e mik i afërt i Luto Sadikut, lidhur me avarinë e rëndë në shtatorin e vitit 1975 kur po zhvillohej një stërvitje e madhe, ku, teksa Luto Sadiku ishte duke fluturuar natën në lartësinë 4.000 m., atij i ndodhi një avarai e rëndë, dhe ai mundi që ta shpëtonte avionin, duke e ulur në brezin e butë, ndonëse kishte marrë urdhërin e prerë për t’u hedhur me katapultë. Si dhe ngjarja tjetër e 27 marsit të vitit 1982, ku Luto humbi jetën në mënyrë tragjike, i zhytur nga flakët e avionit të tij luftarak “Mig-21”, pak minuta pasi u ngrit në fluturim në aerodromin luftarak të Gjadrit, ku version zyrtar, ishte “prej avarisë që pësoi avioni, pasi i’u fut një shpend në motorr”. Por ndryshe nga version zyrtar, xhaxhai i tij, kolonel Idriz Seit Sadikaj, tregon se: “Luton e eliminoi Sigurimi i Shtetit, pak kohë pas arrestimit të tim, si ‘armik i popullit dhe bashkëpunëtori më i ngushtë i Mehmet Shehut’, dhe ‘shpendi në motorr’ ishte thjesht një ‘legjendim’ nga ato që bënte jo rrallë Sigurimi”!
Nga Dashnor Kaloçi
“Më kujtohet si tani ai mëngjes i 27 marsit të vitit 1982, kur ndodhi ngjarja tragjike me kolegun tone, Luto Sadiku, i cili në atë kohë mbante detyrën e Komisarit të Regjimentit në aerodromin e Gjadrit. Në atë kohë unë shërbeja si shef i avarisë pranë atij reparti dhe si çdo mëngjes kisha nxjerrë automjetin e shpëtimit të avarive në fund të pistës, ashtu siç e parashikonte dhe instruksioni përkatës në raste fluturimesh. Rreth orës 8.30, teksa isha duke punuar me një mekanizëm diku në fillim të pistës, dëgjova një zhurmë avioni sipër kokës sime dhe menjëherë ngrita sytë lart dhe pashë një shpërthim flake, që u shoqërua me një zhurmë plasëse shumë të fortë. Ndërkohë avioni që ishte në një lartësi rreth 50 metra nga toka, bëri një ulje të ç’rregullt jo në pistë, por në brezin e butë, diku në fund të saj. Gjatë asaj ulje të detyruar, ai avion luftarak eci rrëshqanas për rreth 200 m. dhe përfundoi diku në fundin e pistës, në brezin e butë. Gjatë asaj rrëshqitje, avionit i’u thye njëri nga krahët dhe përfundoi me pjesën e përparme të ngulur në tokë. Unë menjëherë mora makinën e avarisë dhe u nisa për në drejtim të avionit që ishte në ekstremin tjetër të pistës dhe sa u afrova, u thirra dy fshatarëve që po vinin drejt nesh që të ndalonin, pasi u dëgjuan plasjet e predhave luftarake që kishte avioni”. Njeriu që flet dhe dëshmon për Memorie.al, është Vasil Mici, ish-ushtaraku në Aerodromin e Gjadrit, i cili rrëfen historinë tragjike të kolegut të tij, Luto Sadiku, Komisarit të Regjimentit, që u dogj i gjallë atë mëngjes marsi të vitit 1982, teksa ishte ngritur me avionin e tij për të kontrolluar qiellin, para fluturimit të vartësve të tij pilotë.
Kush ishte Luto Sadiku, ku ishte shkolluar ai dhe cila ishte karriera e tij ushtarake, deri në atë ditë fatale që humbi jetën i zhuritur nga flakët që përpinë avionin e tij luftarak? Përse u ngrit Luto në fluturim atë mëngjes marsi dhe çfar ndodhi në avionin e tij që e detyroi të bënte uljen e menjëhershme në brezin e butë? Çfar difektesh të tjera i kishin ndodhur atij vite më parë dhe si kishte mundur ai që të shpëtonte avionin duke bërë ulje të detyruar, ndonëse kishte marë urdhër të prerë që të hidhej me katapult? Lidhur me këto e ngjarjen tragjike të pilotit Luto Sadiku, tregon për herë të parë shoku e kolegu i tij, Vasil Mici.
Kush ishte Luto Sadiku?
Luto Sadiku lindi më 1 shkurt të vitit 1944, në fshatin Çorush të Mallakastrës, prej nga është dhe origjina e familjes së tij, nga më të njohurat të asaj krahine. Pas mbarimit të shkollës 7-vjeçare në fshatin e tij të lindjes, në vitin 1960, ai erdhi në Tiranë dhe u rregjistrua në shkollën ushtarake “Skënderbej”, me dëshirën për të dalë oficer, ashtu si shumë të tjerë nga familja dhe fisi i tij. Gjatë periudhës që ishte skënderbegas, Luto u aktivizua me ekipin e të rinjëve të futbollit të ekipit “Partizani”. Lidhur me këtë, Vasil Mici kujton: “Me Luton kemi qenë bashkë që në shkollën “Skënderbej”. Ai, që kur erdhi në vitin e parë, bëri përshtypje nga të gjithë ne të tjerët, jo vetëm për fizikun e tij muskuloz, por edhe për talentin e tij si futbollist. Nisur nga kjo që në vitin e parë të shkollës, ai u angazhua me ekipin e të rinjëve të “Partizani”-t që asokohe pjesën më të madhe të lojtarëve e kishte nga shkolla “Skënderbej”. Unë si shok që e kisha, kam pasur rastin që ta ndiqja në disa ndeshje futbolli ku ai shquhej për gjuajtjet e tij tepër të forta. Disa nga trainerët e asaj kohe, kishin shfaqur interesin e tyre për ta përfshirë Luton në ekipet e tyre, duke e konsideruar atë si një nga futbollistët më të talentuar dhe me të ardhme. Por pas mbarimit të shkollës, ndonëse pati mjaft oferta për të vazhduar angazhimin me futbollin, Luto nuk i frekuentoi më fushat e blerta, pasi pasioni i tij ishte aviacioni”, kujton ish-shoku i tij Vasili. Pasi e mbaroi shkollën “Skënderbej” me rezultate të larta, në vitin 1964, Luto Sadiku u dërgua që të vazhdonte më tej studimet në Shkollën e Lartë të Forcave Ushtarake Ajrore në Vlorë, të cilën ai e përfundoi po me rezultate të larta në vitin 1966, dhe pasi u emërua oficer, bëri dhe një kurs specializimi në Kinë.
Si e uli avionin me difekt?
Pas kthimit nga Kina ku ai u specializua për pilot të avionëve luftarak “Mig”, Luto u emërua në Regjimentin e Rinasit. Lidhur me karrierën ushtarake të Lutos si pilot, ish-shoku i tij Vasili, kujton: “Që në fillimet e karrierës së tij ushtarake si pilot, Luto u dallua nga të gjithë kolegët e tij, për pasionin e madh dhe korektesën profesionale në punë. Ai ishte skrupuloz në plotësimin e detyrave dhe si të thuash kishte lindur për ushtarak. Luto ishte i pari nga shokët e tij të kursit, që mori të drejtën për drejtimin e avionit luftarak “Mig-19”. Ai e nisi karrierën e tij si aviator, që nga pilot helike (avion tip i vjetër me helikë) dhe më pas me avionët reaktiv, që nga “Mig-15” (prodhim rus) e me rradhë deri në “Mig-21”, që në atë kohë ishin nga më të sofistikuarit. Një nga ngjarjet dhe momentet më delikate që i ndodhi asokohe Luto Sadikut, ishte ai i shtatorit të vitit 1975, kur ai bëri një ulje të detyruar me avionin e tij, gjë e cila bëri bujë të madhe në të gjithë Forcat Luftarake Ajrore. Në atë kohë, Luto shërbente si pilot i avionit luftarak “Mig-21” dhe gjatë një stërvitjeje të madhe ushtarake, e cila zhvillohej natën, ai mori urdhërin për t’u ngritur në qiell. Teksa ishte duke fluturuar në lartësinë mbi 4.000 m, atij i ndodhi një difekt i rëndë dhe i pariparueshëm. Nga shpejëtsia e madhe e avionit, atij i’u ça shllangu i hermetizimit të fanarit (pjesa e mbulesës prej xhami ose siç quhet ndryshm, kapaku që ndodhet sipër kokës së pilotit) dhe si rezultat i saj, i gjithë fanari (kapaku) u shkëput nga trupi i avionit dhe ai mbeti i zbuluar. Ky lloj difekti mbahej mënd të kishte ndodhur vetëm njëherë në historinë e forcave tona ajrore, me pilotin Dhimitraq Robo, i cili u hodh me katapultë por pa sukses…! Duke e ditur difektin e rëndë, kulla e komandimit mori urdhër nga drejtuesit e stërvitjes, që t’i komunikonin Lutos, të braktiste menjëherë avionin dhe të hidhej me katapultë. Kjo duhej bërë, sepse nga shpejtësia e madhe që kishte avioni dhe mungesa e fanarit që kishte rënë në tokë, i gjithë ajri i përplasej Lutos direkt në fytyrë dhe me një presion të madh. Në atë lloj difekti, nga presioni i madh i ajrit dhe temperaturat e ulët në atë lartësi të madhe, piloti bëhet akull dhe jeta i vihet në pikëpyetje. Duke u nisur nga kjo gjë, Luton e urdhëruan që të mos e diskutonte më urdhërin, por ta linte avionin dhe të hidhej me katapultë. Vetëm katapultimi, mund t’ia shpëtonte jetën pilotit në atë çast. Kjo gjë duhej bërë, pasi instruksioni i fluturimit nuk e lejonte uljen pa fanar dhe ajo gjë as që mendohej. Po Luto Sadiku, bëri tamam atë gjë që nuk e kishte menduar asnjeri. Ai e uli avionin luftarak pa fanar, në brezin e butë të aerodromit dhe kur i shkuan shokët e grupit të avarisë, e gjetën atë pothuajse në gjëndje kome, dhe të bërë akull. Ai u përmënd vetëm në spital”, kujton Vasil për ish kolegun e tij, duke shtuar se bëri një mrekulli të vërtetë, duke shpëtuar veten e tij dhe avionin. Asokohe ajo ngjarje bëri bujë të madhe, dhe u kujtua për shumë kohë nga pilotët e Forcave Ushtarake Ajrore të Shqipërisë.
Si u rrëzua avioni i Lutos?
Pasi punoi për disa vite në Regjimentin e Aviacionit Luftarak të Rinasit, aty nga viti 1978, Luto Sadiku u transferua në Regjimentin e Gjadrit. Duke parë përgatitjen e tij të lartë profesionale, dhe korrektesën shëmbullore në punë, atë e emëruan në detyrën e komisarit të atij regjimenti. Ndërsa kishte katër vite që shërbente pranë atij regjimenti të aviacionit, në marsin e vitit 1982, Lutos i ndodhi një avari tjetër me avionin e tij, nga e cila nuk mundi që të shpëtonte dot. Lidhur me këtë, ish kolegu i tij Vasil Mici, tregon: “Më kujtohet si tani ai mëngjes i 27 marsit të vitit 1982, kur ndodhi ngjarja tragjike me shokun dhe kolegun, Luto Sadikun. Në atë kohë unë shërbeja si shef i avarisë pranë regjimentit ajror të Gjadrit dhe si çdo mëngjes kisha nxjerrë automjetin e shpëtimit të avarive në fund të pistës, ashtu siç e parashikonte dhe instruksioni përkatës në raste fluturimesh. Aty rreth orës 8.30, teksa isha duke punuar me një mekanizëm diku në fillim të pistës, dëgjova një zhurmë avioni sipër kokës sime dhe menjëherë ngrita sytë lart dhe pashë një shpërthim flake që u shoqërua me një zhurmë plasëse, shumë të fortë. Ndërkohë, avioni që ishte në një lartësi 50 metra nga toka, bëri një ulje të çrregullt, jo në pistë, por në brezin e butë diku në fund të saj. Gjatë asaj ulje të detyrueshme, ai avion luftarak eci duke rrëshqitur për rreth 200 metra dhe përfundoi diku në fundin e brezit të butë. Gjatë asaj rrëshqitje, një nga krahët e avionit u thye, dhe ai përfundoi me pjesën e përparme të ngulur në tokë. Unë menjëherë mora makinën e avarisë dhe u nisa për në drejtim të avionit që ishte në ekstremin tjetër të pistës, dhe porsa u afrova në një distancë 50 metra, pashë një njeri me kokore, dhe me një kovë ujë, i cili po mundohej që të shuante flakët. Në atë çast unë shtanga në vend, pasi filluan që të dëgjohehsin shpërthimet e para të predhave që ishin brënda avionit. Në atë moment, i’u drejtova njeriut me kokore, (që e pandeva si pilotin e avionit), duke i thënë që: të ikte shpejt, sepse predhat do të shpërthenin nga çasti në çast. Ndërsa vetë u fsheha diku në një transhe afër pistës, afër meje u afrua njeriu me kokore dhe me kovën me ujë në dorë. Kur e pashë u trondita, sepse ai nuk ishte piloti, ashtu siç e kisha menduar unë, por ishte një fshatar që banonte aty afër dhe djali i tij ishte kolegu ynë. Ndërkohë që fshatari po mundohej që të shuante zjarrin, shpërthyen predhat, ku disa prej të cilave, fluturuan mbi kokat tona. Në atë moment aty erdhi zjarrëfiksja e repartit tonë dhe me gjithë shokët e tjerë, të cilët filluan që të mbulonin avionin me presionin e tubave të ujit”, kujton Vasili, momentin e djegies së shokut të tij dhe komisarit të repartit, Luto Sadikut.
Vdekja tragjike, i djegur nga flakët
Ç’kishte ngjarë me avionin e komisarit dhe pilotit Luto Sadiku, dhe përse u rrëzua ai në atë mëngjes marsi të vitit 1982? Lidhur me këtë, Vasil Mici kujton: “Atë mëngjes, Luto ishte çuar në fluturim për të kontrolluar qiellin dhe motin, pasi pas tij, atë ditë do të fluturonin edhe pilotë të tjerë. Por pasi avioni u ngrit në një lartësi jo më shumë se 50 metra nga toka, në kanalet e hyrjes së ajrit, i’u fut një nga shpendët që fluturonin shpesh sipër pistës së aerodromit. Shpendi që u fut brënda, goditi kanalet hyrëse të ajrit, goditi lopatat e kompresorit, dhe i shkatërroi ato. Si rezultat i kësaj, sasia e ajrit që u fut aty ishte e pakët dhe ajo gjë shkatërroi motorrin e avionit, të cilin Luto nuk kishte më asnjë lloj mundësie që ta komandonte”. Ndërsa rrëfen bisedën, miku i tij Vasili, emocionohet, dhe kujton të tjera fakte lidhur me këtë ngjarje tragjike. “Ndërsa, presioni i ujit të zjarrfikëses binte pa pushim mbi avionin e përfshirë nga flakët, Luto Sadiku që ndodhej brënda, nxorri njërën këmbë, dhe pjesën tjetër të trupit jashtë. Në atë moment, ne u gëzuam, sepse kujtuam se doli gjallë, por ai nuk lëvizi më. Ndërkaq të gjithë shokët vrapuan që ta ndihmonin, por ai kishte mbaruar. Rrobat e tij prej meshini ishin shkrumbuar plotësisht dhe nga i gjithë trupi vazhdonte të dilte flakë”, kujton i përlotur, Vasil Mici, atë ngjarje tragjike të vitit 1982. Të nesërmen, të gjithë shokët e Lutos, shkuan për ngushëllim në familjen e tij në Tiranë, ku ndodhej bashkëshortja, Rita së bashku me dy vajzat e vogla, Gresën 9 vjeçe dhe Enin 18 muajshe që qante pa pushim, duke kërkuar babain e tyre.
Xhaxhai i Lutos: Atë e vranë, pasi më arrestuan mua…
Ngjarja e rrëfyer më lart nga Vasil Mici, ish-shok, mik dhe koleg i Luto Sadikut që humbi jetën tragjikisht në 27 mars të vitit 1982, është dhe versioni që tregojnë edhe të gjithë shokët e tjerë kolegë të Lutos. Pra duke e konsideruar atë ngjarje, thjesht si një aksident tragjik që erdhi pas atij difekti teknik që pësoi avioni në motorrin e tij, pasi aty u fut një shpend nga ata që fluturonin shpesh në qiellin e atij aerodromi ushtarak në fushën e Gjadrit. Por ndryshe prej tyre, xhaxhai i Luto Sadikut, kolonel Idriz Seit Sadikaj, ish-ushtarak i lartë i Ministrisë së Brendëshme dhe i Sigurimit të Shtetit nga viti 1945 e deri në vitin 1982, (ku ka mbajtur disa detyra të larta deri drejtor drejtorie), kur ai u arrestua dhe u dënua me 15 vite burg politik, i akuzuar si “bashkëpunëtori më i ngushtë i kryeministrit Mehmet Shehu”, e hedh poshtë versionin zyrtar, se: Luto Sadiku humbi jetën nga një avari që pati avioni i tij. Në një dëshmi publike të tij në shtyp për autorin e këtij shkrimi, Idriz Seiti, ka rrëfyer duke treguar se aksidenti ku humbi jetën nipi i tij, (djali i vëllait), Luto Sadiku, ishte i kurdisur nga Sigurim i Shtetit, me urdhër nga “lart”, pasi: “Luto nuk mund të qëndronte më në atë detyrë, kur unë xhaxhai i tij, isha arrestuar dhe po dënohesha si ‘armik i popullit dhe bashkëpunëtori më i ngushtë i kryeministrit, Mehmet Shehu! ‘Shpendi në motorrin e avionit’, ishte thjesht një ‘legjendim’ nga ato që ‘prodhonte’ jo rrallë Sigurimi i Shtetit, ku kam shërbyer dhe unë në rangjet më të larta nga viti 1945 deri në 1982-in, për të eliminuar fizikisht dhe pa zhurmë, njerëz dhe kuadro të tyre, që për një arsye apo tjetër, nuk mund të qëndronin më në ato detyra që kishin. Por as dënimi i tyre me burg, nuk mund të bëhej, pasi ata kishin qenë tepër korrekt në detyrat dhe punët e tyre, e gjithashtu besnikë të Partisë, pasi ajo gjë, pra dënimi i tyre, nuk do përtypej lehtë, si nga kolegët e tij ashtu dhe nga opinioni. Kështu u veprua me gjeneral-major Hilmi Seitin, kolonel Myslym Ketën, e shumë të tjerë para tyre. Dhe një nga ata, ishte dhe nipi im, Luto Sadiku”./Memorie.al
Pilotët shqiptarë që humbën jetën duke të rënë në krye të detyrës
Ibish Vokshi
Qemal Mërtiri
Fuat Sulaj
Islam Xhani
Beir Hila
Islam Beqo
Vasil Trasha
Peço Polena
Hektor Lako
Niko Hoxha
Stilian Tanka
Jovan Kaçorri
Kaso Petoshati
Islam Mani
Bego Hoxha
Dhimitër Robo
Luto Sadiku
Hazbi Serani
Sokrat Basha
Sefedin Tomçini
Sabri Toçi
Idriz Hoxha
Veiz Kovaçi
Veledin Resuli
Tafil Aga
Ndue Logu
Vangjel Postoli
Agron Galanxhi
Pandi Xhumba
Enver Haka
Refik Jazo
Muharrem Hida
Jorgji Fane
Riza Hoxha
Jani Tarifa
Vangjel Çondi
Qemal Koni
Demush Heba
Cfare shkruani nga xhaxhai i rrjedhur qe sigurimi shtetit eliminoi luton.
A jane ne rregull keta njerez apo duan te perfitojne nga keta heronj qe me deklaratat e tyre po i perdhosin…
Familja sadiku ka pas me shume komunista se kushdo.
Luto me te vellan doktor kane qene njerez te devotshem dhe jepnin gjithecka per atdheun dhe na del nje i rrjedhur xhaxha komunist e fajson sigurimin…
Keta jane nga ata qe para 90 mburreshin me biografine e tyre dhe qe nuk kishin asnje me ballin,dhe perfituan shume edhe sot mundohen te dalin si te persekutuar qe te perfitojne si para 90…
Na u bene keta ish komunistet te gjithe te persekutuar si saliu..
Lereni Luton si njeri i mire qe ka qene dhe dha jeten si kushdo nga pilotet dhe njerzit e dikurshem qe benin cdo sakrifice per atdheun dhe jo si keta mashtrusat e hajdutet e sotem…
Keni te drejte zoteri nuk lene rast pa hedhur leme dhe qellimi kryesor eshtepercarja Cfar problemi kishte qe ta hiqnin Luton dhe avioni te mos shkaterohesh ‘per te vrare’ Luton Eshte shume fyese ky lloj trajtimi por gjarat kane shkuar keq sa dhe budallalleku ,e i ,adh dhe genjeshtra ,e e trashe i jepet njerzve per ta gelltitur Kesaj rradhe eshte kazani i guzhines se rilindur
Enveri nuk harxhonte me shume se nje karikator plumba per te vrare. Nuk kishte as nevoj qe ti bente vrasjet qe te dukeshin si aksident.
Eh, more Idris Seiti, koburja e Mehmetit, sa djem-luledjem nenash vrave mbas shpine e pa tu dridhur dora. Nipin tend te mire nuk e vrau mbas shpine ndonje si ti, siç te shkon ne mendje, por avionet e pa mirembajtur, nga qe megallomania e Enverit “ju tregoi vendin” kinezeve prej nga na vinin pjeset e kembimit mijera e mijera ton te grasos.
Aksidenti u shkaktua nga hyrja e nje shpendi ne motorin e avionit. Mire pilotin, por avionin qe kostonte sa qimet e kokes, cfare interesi kishte shteti qe ta shkaterronte?
Idriz Sadikaj eshte personi qe ruajti programin e shkruajtur nga Mehmet Shehu. Ishte kolonel i sigurimit. Kishte udhehequr grupin special te sigurimit qe vepronte brenda bandave te brendshme antikomuniste.
Ne vitin 1976 ka ekzekutuar Abdyl Kellezin dhe Koco Theodhosin, te dy anetare byroje.
U arrestua si njeri i Mehmet Shehut dhe beri 10 vjet burg.
C’pune kishte sigurimi me nipin e tij?
Idriz Sadikaj ka dhjetra vjet qe nuk jeton
, nga i gjen Kaloci intervistat e te vdekurve?
Pak metoda te thjeshta kishte sigurimi per te eleminuar dike? perse duheshin groposur miliona dollar (cmimi avionit)?!!
O xhaxha kar, shteti i keputur shqiptar do conte per lesh nje avion te tere per te eliminuar nje pilot…o kar ti dhe ai qe te publikon
Mu do të më vinte turp sepse njeriu si ky dashnor Kaloçi arrin në një pikë që bëhet qesharak dhe i pa besueshm as Amerika që ka avionë pa numërim nuk sakrifikon një avion për të vrarë një pilot sepse çmimi i avionit është tepër i lartë edhe shpenzimi i shtetit për një pilot është prapë i lartë dmth koloç si pas teje çdo një i burgosur i vriskan njerëzit sikur të ishin miza ke arritur në një pikë që gazeta dita është bërë gazetë jo e besueshme
Xhaxhai i tij ose eshte currufjasur ose eshte idot!Qe te thuash ne ate kohe qe mund te nderonin nje pilot me nje avion e aq me pak Mig-21 eshte çmenduri qe vetem Kaloshet e diteve te sotme mund ta besojne si kronikarrr te zinj qe jane!
Itotesite e pas 90 nuk kane fund e ku xxhaxhai i tij i paska rene ne te!Aviatori L.Sadiku eshte nje deshmor siç edhe te gjithe qe e njihnin e respektonin si nje njeri energjik i dashur e guximtar!Kur gjuante penallti i ndjeri nuk kishte portier qe tia kapte ne rast se topi qe brenda kuadratit!Ai siç kishte pasion futbollin ku shquhej per goditjet e tij te forta ai qe i perkushtuar edhe ne fluturim ku te gjithe e respektonin qofte si njeri qofte edhe si nivel ne pilotim!
Lutua ishte nje nder pilotet me te pergatitur fizikisht e me vjen keq qe xhaxhai i tij na paska nxjerre tjeter varian ose ai vuan nga alzaimeri dhe nuk di ç’fare te thote ,pasi pas 90 tashme eshte bere mode duke treguar perralla te tilla per Dasgnoret e Kaloshet pasi eshte pardoksale qe nipin e kane eleminuar per xhaxhain qe sot qenkerka gjalle!
Keto o Idriz Sadikaj jane ushqim per peshq si puna e ketij Dashnorit tend per te marre honorarin e radhes paçka ç’ka sajohet e shkruhet!Te perflasesh vdekjen e tij ose je i rrjedhur ose idot i koheve moderne!
O komentues, Idriz Sadikaj ka 20 vjet qe ka vdekur. A i ka thene vertet keto fjake? Kaluci njihet kush eshte!
SHKRIM IDJOT……. , IDJOT ESHTE NGA AI QE E KA SHKRUAR QE KERKON TA POLITIZLI NGJARJEN DHE IDJOT SI DASHNOR KANOCJA QE VJEDH NGA ARKIVAT DHE FITON LEK.
PER ATE REGJIM KA FAMTE TE SHUMTA QE KUR DONTE TE ELEMINONTE DIKE E BENTE PA PIK PROBLEMI DHE NUK DO TE HARXHONTE MILJONA PER TE VRARE NJE PILOT…… PRANDAJ MOS BOTO IDJOTESIRA O KURVA DASHNOR……
Udhëheqja raksionare e Sali Karaxhixhit ,jo vetëm shkatrroi shqipërinë ,vodhi e shkatrroi ushtrinë ,por shkatrroi përgjithmonë njerinë. Format e mashtrimit i kan kushtuar shumë shtrenjët këti populli.Mbaj mendë se ky Vasil Mici ishin të parët oficer rrebel të aviacionit xhadrit në Lezhë ,kuadër liberal që thyente disiplinën, ishte i pa aftë fare si oficer ,pas 1991 la detyrën në ushtri duke përkrahur Sali Berishën ,megjithse nga ai nuk përfitoi asgjë ,la mjekër si hipi u bashkua me sektet e Jahovajtë me në repubilke në kokë ,ngjante me Don Kishotin ,duke mallkuar sançon (Enver Hoxhën ),doli me një karrocë rrugve të Lezhës duke shitur panine e qofte te daja ! Ai tha ky qënka kapitalizmi fito pa punë ,por falementoi me qoftet .Por si aventurier pa tru ,shiti shtëpinë futi lekët te firmat piramidale , me moton -fut një e merr tre =O sepse firmat piramidale shpallën falementimin megjithse Berisha i siguroi shqiptarët se paratë e shqiptarve ishin më të pastërtat në botë.Kaq ishte loja ,,humbi shtëpinë ,humbi lekët në firma piramidale dhe nuk pushonte shante sigurimin e shtetit dhe Enver Hoxhën .Është turpi më makabër dhe veprim i dënueshëm të dizinformosh faktet e ngjarjet të aksidentit të vdekjes në krye të detyrës të Luto Sadikut ,një nga oficerët më të guximshëm e të ndërgjegjshëm të forcave të aviacionit luftarak të RPSSH, që ra në krye të detyrës i pa harruar qoftë kujtimi dhe shembulli i tij .Këtë kuadër e kam njohur personalisht derdhi djersën dhe gjakun për zhvillimin e mbrojtjen e vendit.
Por është e turpëshme të denigrohet e të akuzohet sigurimi i shtetit se ky na paska organizu vrasjen e Komistarit të aviacinit gjadrit sepse ky i rrjedhuri xhaxhai i Luto Sadikut qënka dënu me grupin e Mehmet shehut.
Mbështesë gati të gjitha komentuesit progresistë ,jo fashitë si xhaxhi që mashtron e akuzon kot së koti se mos fiton ndonjë gjë,falë autoritetit dhe përkushtimit të Luto Sadikut për mbrojtjen e atdheut dha jetën.Ndodhesha në Lezhë dhe kam shkruar dhe një artikull te Luftëtari për Luton .Orvajtja e Xhaxhajt të MARRË ,dhe DASHNOR KALOÇIT intrigant ,për t’ja faturuar aksidentin e Luto Sadikut si vrasje Nga sigurimi i shtetit të Enver Hoxhës është manifestim kundër politikës aventureske të Sali Karaxhixhit e qarqeve të ballistve,zogistve ,dembelve ,hajdutve përfituesve ,aventurjer që janë mobilizuar për të nxi çdo gjë si ky debili Vasil Mici që përfundoi rrugve pa qofte ,pa shtëpi ,pa katandi ,duke gënjy.Tamam si ky xhaxha që i nxi faqen Luto Sadikut .
Shkrim pa asnje te vertete sepse Luto Sadimaj nuk ish ndonje armik kaq i madh per rregjimin e Enverit qe te harxhonte nje avjon nga me te miret e kohes per ta eleminuar. Enveri ish gjirokaztrit sa nuk do te bente kete shlenzim qe nuk e beri as per te vrare mbretin Zog…. Ai te vriste me plumb ne koke pa problem fare. Keta qe i shmruajn duan te behen disident. Nje gje eshte e vertete qe nuk shkruhet qe Luto ka qene njeri i mire por ka pasur nje xhaxh komunist kriminel me ot kuptimin e fjales i cili is sekretar personal i Mehmet Shehut dhe me qe Mehmeti u vra keta duan te viktimizohen. AI VRAU MEHMETIN ME NJE PLUMB, NDERSA PER LUTON DO HARXHONTE NJE AVJON. KJO ESHTE IDJOTESI E ATIJ QE E KA BOTUAR.
Luto ishte njeri i mrekullueshem, hero, por vdiq aksidentalisht. E kam njohur ne Lezhe, luanim futboll. Kur mori flake avioni ua beri me dore fshatareve we te largoheshin mos te digjeshin. Ky Dashnori eshte nje madkata we mllefet e veta do ti shtoje me fatkeqesite e te tjereve…. pilotet ishin heronj dhe ne raport me pjesen tjeter te popullsise ishin te respektuat. Sa per xhaxhain mos ja vini re, ceshtje moshe dhe mungese arsyetimi….
Stafit te Gazetes Tema, te vetquajtur gazeta me e lexuar!
Perse botoni shkrime te tilla, shkrime qe jane te paverifikuara dhe te palejueshme qe te botohen, mbasi bien ndesh me rregullat e botimeve per njerez pa kaluar mje kohe relativishtve gjate!
Nese mendoni se jeni gazete serioze mos pranoni te botoni shkrime te tilla, jo zyrtare, te trilluara dhe denigruese per familjet oer te cilet, gjoja botohen keto!
Kjo qe po beni eshte e turpshme dhe e denueshme!
Po perpiqeni t’i ngjani Syrit te Qimit te Pekajve!
Cdo gje e shkruar dhe e komentuar per Luto Sadikun jane te verteta.E kam njohur personalisht,kam qene skenderbegas dhe kemi luajtur futboll te dy me te rijt e partizanit.Luto ishte nje djal I shkelqyer,futbollist I talentuar,dallohesh per gjuatjet bombe me te majten.Me vajtjen me shkollen e aviacionit ai e la futbollin.Pilot profesional.Nder dhe respekt dhe I pa harruar qoft kujtim tij.Vajzat te jene krenare cfare Babaj kan pasur.Dua te korregjoj pak z.Vasil,se ai ka filluar shkollen me vtin 1959 dhe jo ne vitin 1960.Pasi ai ka qene 1 vit para meje. Ndersa mendimi I xhaxhajt se e vrau sigurimi shtetit eshte absurd.
Sa per te qeshur kur i degjon keto budallalliqe, Enveri e kursentr dhe plumbin po te donte te mbyste ne pus ose ne lume se e ka bere dhe jo te harxhonte miljona per te vrare nje njeri pa asnje vlere politike qe ti rezikonte pushtetin.
Cfar fantazie injorante…. REGJIMI PASKA HARXHUAR MILJONA PER TE VRARE NJE NJERI TE CILIN E VRISTE PA PIK MESHIRE ME NJE PLUMB KE KOKE….!!!
Te gjitha qe shkruhen ne kete material jane te pa verteta dhe ngjarjet qe ka patur Lutua i kane shkruar njerez jo kompetente E verteta eshte qe Lutua ishte nje pilot shume i zoti dhe perballoi dy ngjarje te renda ne fluturim dhe ne ngjarjen e trete nuk kish asnje mundesi shpetimi pasi nga nje pulebardhe motorri u shkaterrua ne momentin qe do shkeputej nga toka Te tjerat jane pallavra Me vjen keq qe njerez te vecante po deformojne historikun e aviacionit
Përse merreni me këtë idiot? Ky vetëm shpif e shpik. Ashtu siç shpiku para ca kohësh termin më pa logjikë…çetniko-komunist. Një nga të këqijat që na la ai sistem, është dhe sharrtimet bastarde të llojit Kaloçi e Tufa. Është kaq i pafytyrë, sepse sigurisht i lexon këto komente, e nuk do t’ia dijë. Hallin te klikimet e te paratë e ka gojëhaleja.
Po ku e dini ju more qe ka qene aksident. I behej vone Enver H0xhes per nje avion. Ai shuajti famijle te tera , qindra familje, djem a vajza nenash per hic mos gje. Cdo gje eshte e besueshme. Fara e komunistave nuk eshte shuajtur akoma ne Shqiperi.
Vasil Micin,qe une e kam njohur qe ne vitin 1971 ne regjimentin e Rinasit them me plot gojen qe ose Vasili apo ai Dashnor Kaloçi genjejne dhe nuk jane aspak te sakte ne ato qe postojne : Vasili me Luton (ndjesepaste) nuk kishte ndonje shoqeri apo miqesi te veçante ne krahasim me tekniket e tjere as ne regjimentin e Rinasit dhe as ne ate te Gjadrit.Gjithashtu genjen per avarine gjate fluturimit naten (Ne ate kohe ne regjimentin e Rinasit) ku avjonin e ka ulur ne piste dhe jo ne brezin jeshil.Ka thene edhe plot genjeshtra edhe per situaten e asaj dite kur ai dha jeten ne krye te detyres .Turp per Vasil Micin ,Turp edhe Per Dashnorin qe behet tellall i nje genjeshtari.