Nga Spartak Ngjela
Gjendja e sotme në Shqipëri mund të quhet thjesht një trazirë e qëllimshme e cila vjen nga të korruptuarit që kanë qenë dhe janë në pushtet, dhe që, pavarësisht nga ngjyrat politike që përfaqësojnë, kuptohet se janë të bashkuar kundër reformës antikorrupsion. Këta, me qëllim të posaçëm, kanë penguar dhe po pengojnë zhvillimin shqiptar.
Si rrjedhojë e kësaj, edhe pse nuk e ndalojnë dot shkarkimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar, se nuk kanë fare forcë ndaj ONM-së, po bllokojnë SPAK-un, sidomos Byronë Kombëtare të Hetimit.
Çfarë po ndodh realisht në lidhje me këtë?
Një shfaqje e shëmtuar gënjeshtarësh është ajo që po shihet të ndodhë, dhe që vjen nga ligësia Meta, Basha dhe Rama.
Këtyre u duket se po bëjnë “politikë të madhe”, me zotime të shtirura kundrejt politikës amerikane dhe gjermane, sepse mendojnë që kështu fitojnë kohë, duke bllokuar reformën në Shqipëri. Por, në lidhje me çfarë?
E gjithë kjo “politikë e madhe” e tyre është një tension gënjeshtrash që kryhet me një qëllim: vetëm për të shpëtuar gjënë e vjedhur. Po kujt duan t’ia hedhin me këtë politikë? Mendojnë se po ia hedhin politikës amerikanë dhe ambasadores amerikane që shërben aktualisht në Tiranë, duke thënë që ata nuk mund të preken, sepse i pranon populli. (!)
Madje, kjo është arësyeja që pikërisht tani kanë filluar rregullisht dhe në ritëm të shpejtë të flasin për zgjedhjet e reja. Por, si mund të mendohet për zgjedhje të lira, kur në Shqipëri nuk ka pushtet gjyqësor të drejtë dhe të pavarur! Dhe pyetja që ngrihet këtu është kjo: përse i duhen zgjedhjet shqiptarëve pa garanci, dhe në një kohë që nuk kanë ende pushtet gjyqësor të drejtë, goditës antikrim dhe të pavarur?
Ajo që duhet theksuar prerë në lidhje me këtë është gjykimi se, kjo gjendje politike në Shqipëri sot nuk ka lidhje fare me interesin kombëtar. Kuptohet sak që korrupsioni i lartë shtetëror është i bashkuar në një pikë: nuk e pranon reformën në drejtësi, e cila drejtohet nga Organi Ndërkombëtar i Monitorimi, dhe që në anëtarësinë e tij nuk ka asnjë shqiptar.
Gjithësesi, ndërkombëtarët as që po i pyesin fare bllokimet që kërkon me ngulm të bëjë korrupsioni i lartë shtetëror në Tiranë, por kjo çështje ndërkombëtarisht duhet të jetë edhe më konkrete dhe më e ashpër.
lll.
Por çfarë ka sjellë deri tani reforma në drejtësi e drejtuar ndërkombëtarisht?
Ajo ka sjellë eliminimin e rreth 60 perqind të gjyqtarëve dhe prokurorëve të kontrolluar dhe dha mundësinë që të ngrihet ndërkohë Prokuroria e Posaçme dhe Gjykata e Posaçme. Organe shumë të rëndësishëm këta
për luftën antikorrupsion.
Specifika e tyre e veçantë është se, të dy këta organe, janë kompetentë për procedimin e korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri. Dhe shqiptarët po presin që të fillojë puna e tyre.
Por si do të vijojë kjo situatë pritjeje?
Tani pritet të formohet Byroja Kombëtare Hetimit. Dhe kjo është më kryesorja, sepse kjo është pika kyçe në luftën antikorrupsion në Shqipërinë e reformuar. Ja, kjo është pritja e fundit shqiptare për fillimin e procesit që do të vendosë moralitetin në qeverisjen e Shqipërisë, mes ndëshkimit tërësor të abuzuesëve me pushtetin politik. Sepse, nëse nuk do të bëhet kjo, vetë shteti shqiptar do të shkojë drejt shpërbërjes së imponuar nga krerët e korruptuar aktualë. Por ne shqiptarët duhet të kujtohemi gjithmonë se: në njëqind vjet korrupsion, krerët e shtetit shqiptar kanë qenë të lidhur me ligësinë antishqiptare të fqinjëve pushtues historikë të territoreve shqiptare.
Në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dy janë organet kryesorë: ONM dhe Byroja Kombëtare e Hetimit.
Kjo është arsyeja që reforma antikorrupsion ka vetëm një këmbë në drejtimin ndërkombëtar, vetëm Organin Ndërkombëtar të Monitorimit. Kurse Byroja Kombëtarë e Hetimit ende nuk po formatohet institucionalisht, sepse edhe kjo pritet të drejtohet nga ekspertë ndërkombëtarë, sidomos nga ata që do të vijnë të trajnuar nga Amerika.
Po, përse po vonohet ngritja e Byrosë Kombëtare të Hetimit?
Ja, kjo është çështja e kryesore, dhe e gjithë vëmendja patriotike e Shqipërisë është e përqendruar sot pikërisht në këtë pikë.
Intensiteti i lëvizjes së ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, u ka dhënë shpresë shqiptarëve edhe në këtë pikë, por ne ende nuk po dimë: dhe sa kohë duhet që të fillojë hetimi kundër mobëve të politikës shqiptare, abuzues dhe të dëndur këta me vjedhjen e mundit të shqiptarëve.
E pra, këtë po presin shqiptarët, dhe politika amerikane u është zotuar pikërisht për këtë: fillimin e Hetimit antikorrupsion në sferat e larta të politikës. Prandaj ka optimizëm sot, i ardhur ky si pasojë e aktivitetit intensiv të ambasadores amerikanë Yuri Kim.
Shqiptarët po presin.
Presim.
Keqësia, rrjedh nga shqiptaria.
Lista me tre emra? Mungon Saliu.krijuesi i ketij sistmi!
Taku kujdes nga keta 3 koka te kombit..!
ik ore mut analisti . Gjithmone llap e llap . Edi Rames ti rruash byth….o servil dreqi . Kur flet ti , Rama rritet dhe rritet dhe nuk te pjerdh fareeeee.
Rama Berisha Meta Basha jane kokat e krimit.
AVOKAT MIRE E KE TI NE PERHJITHESI ME KETO QE TJUA E STERTHUA POR PER NJE GJE JA FUT KOT. JA FUT KUR THUA”…PRANDAJ KA OPTIMIZEM SOT”. JO AVOKAT JO SKA FARE OPTIMIZEM. U TRET EDHE AI OPTIMIZEM I PAKET QE ISHTE SI PRITSHMERI E VENDOSMERISE DHE BESIMIT TEK AMERIKA. U TRET PASI PESHQIT E MEDHENJ QE LU U ZOTUA TI FUSTE NEPER TRJETEN E DREJTESISE SE RE PO VAZHDOJNE TE NOTOJNE NE TE NJEJTAT IJRA. SALI RAM BERISHA HEDH 10 MILION EURO PER NJE PALO TV TE FAMILJES DHE ASKUSH NUK E PYET KU I GJETI. KY GJATOMANI I RILINDJES KA TRASHUR FOREN E MAJMUR ME PPP DHE ASKUSH NUK GUXON TJA SHKURTOJE. TANI NA DOLI SE KA FSHEHUR DHE DENIMIN SI GRABITES IKONASH NE FRANCE DHE ASKUSH NUK GUXON TA HETOJ. PO KESHTU DHE FAMILJEN MAFIOZE META KOKEMADHI,.ATE BASHA, FAMILJEN NANO, FINO, MAJKO, MEKSI, MUSARAI, BODE, RULI E SHUME TE TJERE TE ZJYTUR NE KORRUPSION. KAQ POSHTE KA RENE BESIMI TEK SHBA DHE DREJTESIA E RE SA KANE NISUR BARCOLETAT ME PERSONAZH ABASADOREN E RE QE I KAP NE FLAGRANCE TEK TAKOHEN NE FSHEHTESI BASHA RAMA META DHE BERISHA DHE NUK E THOTE TROÇ POR ME STIL DIPLOMATIK. SKA OPTIMIZEM PA DHENE PROVA AVUKAT.
AVOKAT MIRE E KE TI NE PERGJITHESI ME KETO QE THUA E STERTHUA POR PER NJE GJE JA FUT KOT. JA FUT KUR THUA”…PRANDAJ KA OPTIMIZEM SOT”. JO AVOKAT JO SKA FARE OPTIMIZEM. U TRET EDHE AI OPTIMIZEM I PAKET QE ISHTE SI PRITSHMERI E VENDOSMERISE DHE BESIMIT TEK AMERIKA. U TRET PASI PESHQIT E MEDHENJ QE LU U ZOTUA TI FUSTE NEPER RRJETEN E DREJTESISE SE RE PO VAZHDOJNE TE NOTOJNE NE TE NJEJTAT UJRA. SALI RAM BERISHA HEDH 10 MILION EURO PER NJE PALO TV TE FAMILJES DHE ASKUSH NUK E PYET KU I GJETI. NE INAGURIM I DHKON DHE KY GJATOMANI I RILINDJES RAMA QE E KA TRASHUR DOREN E MAJMUR ME PPP DHE ASKUSH NUK GUXON TJA SHKURTOJE. TANI NA DOLI SE KA FSHEHUR DHE DENIMIN SI GRABITES IKONASH NE FRANCE DHE ASKUSH NUK GUXON TA HETOJ. PO KESHTU DHE FAMILJET MAFIOZE META KOKEMADHI,. ATE BASHA, FAMILJEN NANO, FINO, MAJKO, MEKSI, MUSARAI, BODE, RULI, MEDIU E SHUME TE TJERE TE ZHYTUR NE KORRUPSION. KAQ POSHTE KA RENE BESIMI TEK SHBA DHE DREJTESIA E RE SA KANE NISUR BARCOLETAT ME PERSONAZH ABASADOREN E RE QE I KAP NE FLAGRANCE TEK TAKOHEN NE FSHEHTESI BASHA RAMA META DHE BERISHA DHE NUK E THOTE TROÇ POR ME STIL DIPLOMATIK. SKA OPTIMIZEM PA DHENE PROVA AVUKAT.
Pirdh o spartak pirdh ata vodhen vrane amnistuan kete pune na vjen keq per veten dhe ty besonim se do behej po ja su be ?!
::Avokat je jashte realitetit shqiptar.Ti nuk i njef keta qe ke permendur,po nuk i njef fare.Ne aparence keta sillen sikur kane kontradikta por te dish ti se keta jane ne unison per te sabotuar reformen ne drejtesi dhe te jesh i sigurt se do ja arijne.Vertet do futet ne burg ndonje po jo keta.Edhe me drejtesine e vjeter u fut nje minister ne burg si Ksera po jo ujqerit e korupsionit .Keta avokat genjejne dhe perendine e jo ambasadoren amerikane.E vetmja ndihme qe mund ti jape popullit shqiptar amerika eshte tu heqi oksigjenin:TU NDALOJE HYRJEN NE AMERIKE FAMILJARISHT.Keshtu keta i shkateron.Po nuk u be kjo ketu do i kemi deri sa te vdesin ne parlament .Shif Saliun
Te dija te zgjuar por me dole bole o Taku.Nuk Forscohet Sistemi i Drejtesise ne Shqiperi po nuk u dobesua elita Politike ,qe te bjere fuqia e te korruptuareve duhet tu sekuestroshe pasurit ,si munde te hetohen e gjykohen keta rq kur edhe tani me vetingun perseri arriten qe ta kontrolloine Drejtesine.Qofsha gabim por Shqiperia nuk behet ,sepse injoranca e dominone ate vende ,me shume flitet per nje alabak pa shkolle qe ka bere leke,sherre,vjedhjet etj….se sa per nje person qe ka arritur rezultate te shkelqyera ne shkolle dhe ka bere karriere!
ONM dhe BKH duhet te largojne 99% te gjyqtarve dhe prokurorve, perndryshe ska reforn ne drejtsi. Pastaj te 3 kta hajna.
Ne asnje menyre dhe ne asnje rrethane nuk mund te rreshtohet Rama me kriminelet Berisha Basha Meta. Te besh kete eshte thjesht te luash lojen e Berishes i cili eshte ai qe e ka hedhur kete ide per konsum te popullsise dhe hequr vemendjen e saj nga krimet dhe vjedhjet e veta.
Ti nuk ndan dot QEPET nga PORTOKALLI ndoshta burgu ka bere punen e vet seshte kollaj te kesh bere 20 vjet aq me keq ne burgun komunist. PSE ASNJEHERE NUK I VE NE DUKJE ARRITJET e ZOTIT RAMA. PSE????
Well done Eri
O advokat !
Jo 60 perqin e gjyqtarve a 80 perqin e prokurorve,duhet !
Jo or jo .
Duhet 100 per qind qe t spastrohen
Gjyqtar
Prokuror
Avokat
Drejtora
Ministra
Deputete
Kryeministra e presidenta,isha e nuk isha ,
Duhet t spastrohet 100 per 100 ko.plet poplli shqiptar,qe n at ven t bohet shtet.
Ti ore Spurdhjak Ngjela ke shkare fare. Te eshte bere mendja politika amerikane dhe rashe e vdiqa. Per cfare byroje kombetare hetimi flet ti o i shkrete. Kjo strukture nuk eshte ngritur akoma, pastaj sic thuhet do te trajnohet nje vit ne SHBA. Po keshtu vetingu. Duhen edhe dhjete vite te tjera te perfundojne 800 gjyqtaret dhe prokuroret. Dhe ti flet per reforme ne drejtesi. Pirdh o Tak pirdh.
Optimizem sot per reformen ne drejtesi? Per te qeshe e per te qare. Reformen e mbylli Ilir Meta. vetem po te zhdukesh Ilirin dhe Saliun, eh, mund te vazhdoje ajo, ndryshe na mori te keqen reforma me Vitore Tushen dhe dashnoren e Ali-beut. Kjo eshte reforma. Te tjeret rrine sikur duan oksigjen. Iku dhe kjo shprese, u mbyll dhe ky kapîtull ne Shqiperine demokratiko-borgjeze-fashiste -kriminale.
AVOKAT ,LERE FARE SE I KA PERSERITUR DISA HERE KETA PROBLEME. TANI S’NA MBETET GJE TJETER VECSE TE PARASHIKOJME MOTINE PER SOTE E NESER.NUKE ECET ME PERPARA KESHTU ,DUKE MBAJTUR NE NJEREN DORE MACEN ,DHE NE DOREN TJETER ZOGUN ,SEPSE NUKE SHKOJNE BASHKE. SIKURE I DOLI BOJA ATIJE VENDI ,DHE NUKE KA PER TU BERE KURRE NGA PO ATA NJERZE TE MBRENDESHEM APO TE JASHTEM QOFSHIN,SEPSE DUHET TE FUTESH NE MESE EDHE GOMARIN E SHEMOS PER TA PYETUR SE C’FARE MENDON.