Nga Hajdari te Murrizi, Çani e pyet kë do rikthejë në PD, habit Luli Basha: Babai i një partie nuk flet me emra të përveçëm ("lind" babai i ri i PD)

3 Korrik 2020, 23:09Politika TEMA

Kryetari i Republikës së Re Lulzim Basha është pyetur mbrëmjen e sotme për figura të vjetra të PD-së që janë aluduar se mund të rikthehen në parti.

Konkretisht Basha u pyet për Arben Imamin, Rudina Hajdarin dhe për Myslim Murrizin, por kreu i opozitës nuk preferoi të japë emra.

Ai tha në emisionin “Zonë e Lirë” se nuk mund të flasë me emra të përveçëm, ndonëse pohoi se ka kontaktuar disa persona që nuk janë më pjesë e strukturave të PD-së.

Çani: A do rikthesh në parti Arben Imamin?

Basha: Nuk mund të flas me emra të pëveçëm, PD është e hapur për këdo. Babai i një partie nuk flet me emra të përveçëm.

Basha: Nuk flas me emra të përveçëm. Çdokush që mendon se i ka të gjitha kredencialet të afrohet.

Çani: Do afrohen emra të rinj që të vijnë mbrapa, sevilë?

Basha: Shpresojë që jo, po garanci nuk ka

Çani: A do ketë personazhe të pazakontë si Murrizi me shokë?

Basha: Të gjithë ata që ndajnë vlera të njëjta me ne mund të bashkohen.

 

4 komente në “Nga Hajdari te Murrizi, Çani e pyet kë do rikthejë në PD, habit Luli Basha: Babai i një partie nuk flet me emra të përveçëm (“lind” babai i ri i PD)”

  1. Gonxhe says:

    Ja vari Saliu PD ne zinxhiri i pantallonave. Nqse kjo krijese idiote merr postin e k/ministrit atehere ne Shqiperi nuk besoj do rrije me njeri pervec hajduteve, vrasesve e monstrave te tjera…

  2. Ky ka lajthitur fare? says:

    ?

  3. Baba Luli !!!!!!
    Llogarit tashti kur ti luten Lulit ata qe krijuan PD , babi Luli , mua do me besh deputet ???
    Ne fushate do shkruajne , DACIBAO : Te votojme X ,Y , se ka baba , Lulbabane !

  4. Ideali says:

    keqardhje e madhe per kete karafil qe e vune ne krye dhe s di se c ben…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje