"Pse Luli Basha?”, kreu i PD komenton deklaratën e Kim: Edhe unë i them Yuri, ambasadorja e sqaroi dhe vetë

3 Korrik 2020, 22:39Politika TEMA

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka folur sot për deklaratën e ambasadores Yuri Kim, e cila para pak ditësh i është drejtuar me emër dhe jo me mbiemër.

Në një intervistë në “Zonë e Lirë”, Basha u shpreh se sqarimin e ka bërë vetë Kim, e shtoi se në komunikim me njëri-tjetrin ata flasin me emër.

Pse Luli Basha? Ishte miqësore, ironike apo thjesht rastësi? Mund të thoshte vetëm Basha dhe jo Luli Basha?

Ajo e sqaroi vetë ajo, që ne përdorim emrat në komunikim. Pasi ajo tha që më thotë Luli dhe unë i them Yuri. Por nëse e do me batutë, kur i thonë Edit, Edvin dhe mua mund të më thonë Luli.

Më tej ai ka thënë se kjo nuk është hera e parë që i kanë thënë Luli Basha, pasi edhe ambasadorët e tjerë i kanë thirrur në këtë mënyrë.

1 komente në ““Pse Luli Basha?”, kreu i PD komenton deklaratën e Kim: Edhe unë i them Yuri, ambasadorja e sqaroi dhe vetë”

  1. Ilir shulku says:

    Flitini me mire Luli , i shkon , i pelqen dhe vete Lylit , eshte emri standart i nje qenushi te vogel , foli Luli dhe do te vije nga pas si konosh ……..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje