Ish-ministri i Jashtëm, Aldo Bumçi, ka komentuar dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe rolin e Shqipërisë. I ftuar në emsionin “Java”, Bumçi akuzoi kryeministrin Rama, se me kursin e ri që nisi, i hapi rrugë Serbisë.
Ish-deputeti demokrat qe ka qene minister i Jashtem, Kulture dhe Drejtesie ne qeverisjen e Berishes tha gjithashtu, se Rama po merrte një rol paternalist, i cili i dha Vuçiçit, kapital politik.
“Zoti Rama nisi një kurs të ri, pajtim shqiptaro-serb. Kemi Kosovën, ajo i vendos termat e pajtimit. Rama e takoi Vucicin aq shpesh.
Arriti deri aty sa bëri të dukej se Tirana është aktor për pajtimin. Zoti Rama tejkaloi ato vija dhe po merrte një rol paternalist. Serbisë kjo i përshtatej.
Vuçic mori kapital politk, unë me shqiptarët merem vesh, por me Kosovën asnjë hap përpara.
Devijimi që u bë në politikën e jashtme, i hapi rrugë Serbisë. Jemi në pikën më të ulët që nga bombardimet e NATO-s“, tha Bumçi.
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë dështoi për shkak të publikimit të aktakuzës të Prokurorisë Speciale për krime lufte ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kreut të PDK, Kadri Veseli dhe 9 ish-luftëtarëve të UÇK.
Menjëherë pas publikimit të akatakuzës, Thaçi anuloi takimin për rinisjen e dialogut në Washington dhe të njëjtën gjë bëri edhe kryeministri Avdullah Hoti një ditë vonë.
Me keto ment do ti jepni celsat e Ministrise se Jashtme Aldo rycit ?? Ai smeriton jo minister , por as roje dezhurni te godina e PD -se , dhe atje po e cuat te tregoje certifikaten e shkolles se mesme …….
Eshte e pamundur ky lamash te kete mbaruar shkolle te larye dhe te flase percart dhe ne menyre te pa pergjegjshme …..
Ik ore hale,kudo per cdo gje behet negatieve.nuk late gazeta e c’do dalje ne tv pa e nxire Shqiperine dhe shqipetaret .Nga ju politikane te menderosur eshte katandisur ky vend e ky popull ne kete derexhe .