Rama duhet të vendosë: Në zgjedhje me ''të parë klase" apo me ministra që sjellin vota

4 Korrik 2020, 09:17Politika TEMA

Nga Carlo Bollino

Edhe pse kanë mbetur akoma 10 muaj nga zgjedhjet e ardhshme politike, fushata zgjedhore ka nisur. Ish-qeveritarët e Partisë Demokratike, më në fund të vendosur për të marrë pjesë në zgjedhje, pasi kuptuan se arma e bojkotimit është e kotë dhe e dëmshme, janë hedhur në “fushë betejë” edhe pse pa shumë ide të re në mëndje, përveç shpresës statistikore që rregulli i rotacionit politik çdo tetë vite, të përsëritet edhe në 2021, siç ndodhi me saktësi në 1997 e tutje. Një “traditë” që Edi Rama ëndërron nga ana e tij ta thyejë, jo për gjë, veç të tregojë se është i ndryshëm edhe në këtë.

Braktisja e parlamentit nga ana e opozitës, protesta e dhunshme, zgjedhjet e qershorit të sabotuara nga opozita dhe të fituara pa konkurrencë, lufta me presidentin e Republikës, tërmeti dhe tani edhe pandemia po konfirmojnë “mallkimin e mandatit të dytë”, tjetër traditë politike që është shoqëruar deri tani me rotacionin me datë skadimi fiks. Edhe për këtë, dhe për t’ju përgjigjur vlerës që Edi Rama fshehurazi i vesh shenjave të fatit, është e dobishme që Partia Socialiste të zbatojë në terren një strategji të fortë që të jetë e aftë të mundë parashikimet, dhe mbi të gjitha, të fitojë zgjedhjet. Një strategji që do të duhej të kalonte nga një ndryshim i rëndësishëm brenda qeverisë dhe të realizohet sa më shpejt, ndoshta në shtator.

Ne fakt me krijimin e këtij ekzekutivi, të përbërë nga shumë ministra “teknikë”, Edi Rama ka humbur “kolonelë” në fushë që i garantonin kontaktet me bazën socialiste, sidomos nëpër rrethe, aty ku marrëdhëniet personale përkthehen në konsensus dhe vota. Eshtë e vërtetë që janë koordinatorët rajonalë, por motivimi i tyre (dhe pushteti i tyre) mund të jetë i pamjaftueshëm duke mos mbajtur asnjë rol kyç në administrata apo ne qeveri. Ndryshe nga zgjedhjet e 2017, shumë nga ministrat aktualë janë të panjohur për zgjedhësit socialistë, dhe në këtë mënyrë kontributi i tyre në zgjedhjet e ardhshme do të jetë praktikisht inekzistent. Ja përse një nga strategjitë që Rama do të duhej të ndiqte në prag të 2021 , është një ndryshim radikal i qeverisë, edhe për t’i dhënë energji e vitalitet një ekzekutivi që deri tani ka luajtur mbi të gjitha në mbrojtje.

Le të radhisim se kush janë ministrat në rrezik dhe cilët jo.

Besa Shahini .  Zgjedhja për të emëruar një ministre të re nga Kosova nuk dha rezultatet e shpresuara. Edhe pse teknikisht e përgatitur, Besa Shahini nuk ka qenë në gjendje të fitojë deri më tani as zemrat e studentëve, as zemrat e mësuesve. Duket një “mësuese” e përgatitur, por pa emocione. Pastaj nga këndvështrimi zgjedhor është totalisht e padobishme. Vota si ministre: 5 / Dobishmëria për fushatën: 0

Genti Cakaj. Edhe për aspirantin Ministër të Jashtëm vlen i njëjti gjykim si për Ministren e Arsimit. Vetëm studiues. Si i “pari i klasës” por pa shokë, gjë që nuk është ideale për një diplomat, as që mendohet për një politikan. Nga këndvështrimi zgjedhor edhe ai absolutisht i panevojshëm. Vota si ministër: 3 / Dobishmëria për fushatën zgjedhore: 0

Ogerta Manastirliu. Edhe ministrja e Shëndetit duket politikisht e dobët dhe jo vetëm për administrimin skandaloz pas emergjencës Covid, me virusin që tashmë është jashtë kontrolli ndërsa në shumë vende të tjera beteja është fituar. Ogerta Manastirliu është pak e pëlqyer jo vetëm mes mjekëve, infermierëve dhe pacientëve, por edhe në elektorat, dhe, edhe pse i pëlqen Ramës, tani vlen gjykimi i popullit. A do të jetë i gatshëm kryeministri të rrezikojë vota për të mbrojtur këtë “studente” studiuese? Vota si ministre: 5 / Dobishmëria për fushatën: 4

Olta Xhacka – Ministrja e Mbrojtjes tregoi në zgjedhjet e 2017 se kishte kontakte me bazën, duke marrë për zonën në qarkun e Tiranës rezultatin më të mirë të Partisë Socialiste. Kjo duket garancia më e mirë e saj për të qëndruar në qeveri duke dhene kontribut të fortë edhe për fushatën. Vota si ministre: 7 / Dobishmëria për zgjedhjet: 8

Sander Lleshaj – Një tjetër teknik, madje gjeneral, që kryeministri e dëshiroi fort në qeveri duke pranuar për të edhe një konflikt me Presidentin e Republikës. Problemi i parë për Lleshajn është se të udhëheqë një Ministri të Brendshme plot me policë dhe fantazma të së shkuarës, është shumë më e vështirë se të fitojë një luftë me tanke. Problemi i dytë është se nuk ka kontakte me bazën dhe kështu është i padobishëm për fushatën zgjedhore. Në favor të tij mund të luaj fakti se duke u parë si teknik, duket më neutral në fazën delikate të zgjedhjeve në krahasim me një ministër të Brendshëm qartësisht politik. Vota si ministër: 6+ / Dobishmëria për fushatën: pa vota

Anila Denaj – Edhe ajo është teknike dhe profesionalisht kompetente, edhe pse makina burokratike e ministrisë gjigande që drejton, shpesh fiton mbi vendosmërinë e saj. Do të ishte gjithësesi e parekomanduar të ndryshohej ministrja e financave në këtë fazë të rëndë financiare. Një rol dhe situatë që vetëm në rast të ndonjë të papriture, është në mbrojtje nga ndryshimet. Vota si ministre: 7 / Dobishmëria për fushatën: 5

Erjon Brace. Një politikan autentik race, i paprekshëm në të gjithë këndvështrimet, edhe në se në pozicionin e zëvendëskryeministrit ka pasur më shumë hapsirë të bëjë opozitorin e brendshëm sesa ministrin. Vota si ministër: 6+ / Dobishmëria për fushatën zgjedhore: 10

Belinda Baluku Ministrja e Transporteve dhe Energjisë ka energji me shumicë për fushatën zgjedhore. Edhe pse nuk është “politikane partie” ka treguar se di të përshtatet mirë në funksionin e vështirë të qeverisë (ministria e saj është një ciklop plot me të papritura) dhe kështu mund të jetë shumë e dobishme edhe në fushatë zgjedhore. Vota si ministre: 7 / Dobishmëria për fushatën: 7

Etilda Gionaj. Ministrja e Drejtësisë është pak e dukshme brenda qeverisë, pavarësisht dikasterit të rëndësishëm që drejton, imagjinoni se si do të ishte në fushatën zgjedhore. Vota si ministre: 5 /Dobishmëria për fushatën zgjedhore: 3

Elva Margariti. Një tjetër “e para e klasës”, qytetare dhe e kulturuar, por që gjithësesi nuk ka marrë notën mjaftueshëm as si ministre. Për fushatën zgjedhore duhet tjetër energji. Vota si ministre: 5+ / Dobishmëria për fushatën: 3

Eduard Shalsi -Mund të konsiderohet një “rilindas” tipik, por i vështirë të gjykohet si ministër falë vizibilitetit të pakët. Me të ngjarë mund të jetë më i dobishëm në fushatën zgjedhore sesa në qeveri. Vota si ministër: 5 / Dobishmëria për fushatën: 6

Pandeli Majko– Historia e tij brenda Partisë Socialiste e bën një ministër totalisht politik. Edhe pse është parë pak duke punuar, perspektiva e një vote shtrirë edhe emigrantëve e bën një kartë të çmuar në strategjinë e fushatës zgjedhore. Vota si ministër: 6 / Dobishmëria për fushatën: 8

Elisa Spiropalli – Një tjetër ministre dhe politikane “rilindase” 100%, kështu burim i nevojshëm për fushatën zgjedhore.  Vota si ministre: 6- / Dobishmëria për fushatën: 7

Arben Ahmetaj – Ish ministri i ekonomisë dhe më pas ish ministër i financave, është përsëri ministër në qeverinë Rama, edhe pse pak vetë e kanë vënë re. Eshtë e vështirë të gjykohet kontributi i tij si ministër për rindërtimin, funksionet e të cilit nuk janë shumë të qarta, ndërsa kontributi i tij në fushatën e fundit zgjedhore të 2017 ishin në qendër të një analize të gjatë pasi zona e tij, në kufi me Durrësin, ishte e vetmja ku PS humbi vota. E vetmja njollë blu në një det me vota mavì. Megjithatë, meqë sapo ka hyrë në kabinet, është e mundur të rri aty ku është.  Vota si ministër: 4 / Dobishmëria për fushatë zgjedhore: 3

Blendi Klosi – Edhe për Klosin vlen përkufizimi i ministrit politik, dhe me eksperiencë të gjatë në shumë zgjedhje. Covidi19 nuk po e ndihmon në misionin e tij primar të promovimit të turizmit dhe administrimi i plazheve që i është besuar në këtë fillim sezoni duket skandaloz. Nga këndvështrimi zgjedhor, është më mirë që të qëndrojë. Vota si ministër: 5 / Dobishmëria për fushatën: 7+

Tani i takon Edi Ramës të vendosë nëse duhet të përballojë fushatën vendimtare elektorale të 2021 duke shfrytëzuar vetëm energjitë e veta, apo të shpërndajë forcat dhe përgjegjshmërinë edhe në ”oficerët” e tij të lartë por që nuk mund të nisen në betejë të “paarmatosur”. Zgjedhja është në duart e tij.(Shqiptarja.com)

 

26 komente në “Rama duhet të vendosë: Në zgjedhje me ”të parë klase” apo me ministra që sjellin vota”

  1. Socialist says:

    Qeveria Rama II eshte skandaloze. Ministra kalamaj dhe pa asnje kontakt me realitetin ne terren. Fitorja e mandatit te trete do jete shume e veshtire per Ramen dhe kalamajte e tij qesharake ne qeveri.

    1. emer says:

      84 votshin ai s’e merr, por kete mandat rama mesoi lojen e “kompromisit”, dmth te shitblerjes dmth hidhe PS ne plehra. Rama do bej koalicion me PD per te ndejt kryeminster.
      Bollino eshte prapa ne loje, rama i ka var teneqen me kohe bazes socialiste dhe po manovron gjithe lojen vete e per vete.

  2. Papi says:

    Ate qe blejne vota doje te thoje…

  3. ILIRET says:

    Zoti Bolino. Je pothuaj i sakte, me vleresimet.
    Rastet ku ke gabuar jane:
    – Belinda Balluku. Vota si ministre 3, vlefshmeria ne zgjedhje 0. Cila zone e pjerdh Belinden?
    – Pandeli Majko. Vota si minister 0, vlefshmeria ne fushate 5.
    Ato ministreshat as nuk i njeh njeri.

  4. Ideali says:

    Bollino i tha te gjitha vec faktit qe mbiemri i tij ne italisht do te thote fllucke sapuni e vogel, nga ato qe sajojne kalamajte ne nje gote me uje e sapun dhe nje kallam qe e fryne. Fap dhe fllucka shpohet. Sa kohe ne do te shkojme me mend e nje italiani sicilian te deshtuar ne vendin e tij por qe ka gjetur “Ameriken” ketu, keshtu do te shkojne keto pune. Ne fund do te themi se s ka asnje rendesi si perfundojne zgjedhjet e 2021.As se kush i fiton. Te dy palet, ne mbeshtetje edhe te pales se trete si paterice, me te degjeneruaren dhe me te pandergjegjeshmen, asgje nuk do te ndryshoje ne kete vendin tone. Ata te tre jane njelloj, mbartin te njejten ideologji, te njejten praktike dhe shume e shume miopi te tjera, babezi te tjera, urrejtje te tjera per ate qe mendon me mire, sa rezultati eshte i qarte. Ali Hoxhe apo Hoxhe Alia. E di se ketyre fjaleve sherbetorja TEMA shume here u ka bere BLLOk, po s ka gje. Keto shenime jane arkivuar gjetke dhe dikur zoterinjte s do te kene sy e faqe te dalin para popullit. Ajo para e qelbur e fituar s do t i mbroje dot.

    1. Alibi says:

      Ne fakt ja ke fut pordhes. Bollino nuk do te thote flluske sapuni (bollicine), por do te thote pulle takse per te qene preciz.
      Edhe per argumentet e tjera, je ne te njejtin nivel pordhe.

      1. Ideali says:

        Hahaha kujto pak kengen e Mines Bolle mile bolle blu…Lexoje mire fjalorin o Alibi. Si duket e di italishten si emigrant. Eshte e vertete ajo qe thua, por eshte e vertete si e dyte. E verteta eshte fllucke.

    2. Bimi says:

      Merruni me mbiemrin e Bolinos me shume se me prapambetjen tuaj mendore. Degjojeni kete gazetare te mencur se i ka te rralle shoket

      1. Na mbyten idiotet says:

        Bimi, respekte. Koqet merren me mbiemrat. Mbiemri Hoxha nuk e ndaloi Enverin t’i vinte kazmen xhamive (edhe kishave). Bën ndryshim vetem Azem Hajdari, sepse ai ne fakt hajdar ishte.
        Bollino eshte nje gazetar shume i ekuilibruar dhe racional. Te tjerat pastaj Jane muhabete injorantesh ne kafene.

  5. karli says:

    Zoti Bolino. Je pothuaj fare i pasakte. Po ato parti qe do hyjne ne zgjedhje dhe qe s’kane asnje minister apo kryetar bashkie, si do e bejne fushaten?

    1. Revizori says:

      Lexo me shume dhe fol me pak. Bollino e percakton vleren kandidatit tek lidhja me bazën. Pozita e ben fushaten ndryshe nga opozita. Po edhe opozita ka qeveri ne hije, dhe ata e bejne fushaten si ministra te ardhshem.

  6. qytetari says:

    Populli prek dhe gjykon produktin e qeverise dhe jo militantizmin e saj politik Bollino.
    Mendoj qe ke bere nje lapsus te denueshem,duke i lene peshqesh perseri ketij vendi ministra dinosaur te ps-es si Majko,dale nga muzeu historik i saj ,nje qenie apatike,qe dhe si minister emigracioni e ka veshtruar veshtruar emigracionin vec nga shkallet e stadiumit(Shqiperia),pa na dhene asnjehere,nje rezume satistikore dhe dinamike si ka evoluar dhe po evolon ai nga ana sasiore dhe cilesore dhe ndikimi i partive shqiptare ne te.Ne Amerike gazetat apo shoqatat aty dhe Vatren patriotike te Nolit e kane gllaberuar jenicerit e Saliut,qe jane te kundert me idealin e saj.E keshtu me rradhe,informohemi per diasporen nga media dhe asnjehere nga ministri qe ka detyre ate.
    Shalesi,duket si robi i mire por jo kualitativ,pra nje ushtar rreshti.
    Per Bracen,kam respektin maksimal si per asnje tjeter,si i pakorruptushem,por kjo nuk mjafton,per nje min apo zv.kryeminister,pasi vec kesaj vetie madhore nje qeveritar duhet te jete dhe nje teknicien i zoti,ne problemet qe mbulon.Nuk kemi pare ndonje kritike per strategjite ekonomike,qe ka ideuar kryeministri Rama,si psh.sa rentabel jane ne te ardhmen politika gjithe perfshirese e borxheve te medha shteterore ,qe ka ndjekur qeveria Rama,apo investimet e medha dhe ne qendrat e vogla rurale.
    Dhe Bolino mendoj se ben nje gjykim shume te padrejte,karshi min Manastrirliu,qe e ka dirigjuar me shume sukses luften kunder virusit.Zhvillimet e fundit,mbas hapjes Bolino duhet ta dije qe kjo ka te beje me nivelin e ulet te kultures qytetare,dhe rimbyllja behet me urdher nga lart.
    Per me tej eksperimenti me min. kosovar doli pa sukses,jo per faj te tyre,
    Sidomos ne nje vend me nje mentalitet te prapambetur si jemi ne,roli i udheheqsit eshte percaktues,si ne prosperitetin e vendit ashtu dhe katastrofik,kur udheheqsi eshte produkt i erresires se thelle te se kaluares.Dhe qe te dy keta lloj sundimtaresh,jane cfaqur ne kete vend ne keto 3 dekada.
    Dhe Rama si antipode i Sali-metes,ka bere punra cilesore,por dhe qe ka cfaqur bema,te cilat dhe kane sabotuar ato qe thote apo ato qe ka bere.E ka shoqeruar gjithmone politika hiq dhe mos e keput,sidomos kundrejt veprimeve shkaterruese dhe sabotuese te bandave te erresires,qe sundonin para tij.Dhe ne te kundert ben trimin pordhac me Perendimin(e di qe Perendimi ato i kosideron si kakarasije),qe mundohet te fitoje pike,sic mendon ai ne ato troje,qe per te kane nje urrejtje gjenetike.
    Thenia:Posti te korrupton,gje qe ka filluar te cfaqet dhe te personi i Rames,jo si para,por si evoluim ne drejtim te inflacionit si personalitet shteteror.
    Megjithse situaten e termetit dhe virusit,ne fazen e pare te tij,qeveria e menaxhoi shume mire dhe me nderhyrjet ekonomike qe i shoqeroi ato,ekonomia shqiptare,si ne qytet dhe fshat nen kete qeveri,ka vuajtur me pare jo pak nga premtimet e parealizuara.
    Rama kur mori postin premtoi se nuk do rrinte gjate,kurse tani po shohim se po i pelqen shume te marre dhe mandatin e trete,qe duket si pas asaj qe thame me lart(qe pushteti te korrupton),po e merre me shume per veten se per vendin.

  7. Giorgio Gaber says:

    Mos shkruaj te tilla gjera se te tredh rama dhe s’ta hedh me kocken.

    1. Na mbyten idiotet says:

      Nuk mbahen te gjithe me kocka si puna jote. Perpara se t’u japësh mend te tjereve, duhet te kesh vete njehere. Por edhe po te kesh, nuk t’i blen njeri, se kane te tyret.

  8. Jo realisti says:

    Shum keq z.Bolino.
    Duket qe eshte shkrim i detyruar nga shenimet e dikujt “tjeter”.
    Asnje minister nuk e meriton qofte edhe 2-shin. Hiq ndoshta Xhacken.
    Kurse ministi i brendeshem Lleshaj eshte ushtarak. Duhet kuptuar drejt. Kan kod te vecant ushtaraket. Nuk bejne tolerime, thjesht zbatoj e urdherat.
    Erjon Brace dhe Pandi Majko….
    Ku u katandis Shqiperia.
    Kurse te dy ministrat nga Kosova kan dale zbuluar. Me vjen keq per Besen se nuk mundi te pershtatet, kurse ai djaloshi eshte erudit ndoshta, por shum i vetkenaqur…

  9. Sokol says:

    Kur nje pis, nje afigliato a la sacra corona, nje qelbesire Leceze, ben vleresimet e politikes e qeverrisjes… jemi per te qare hallin. Ky zvarranik me dukje te peshtire rropi nga shqiptaret dhe tani i lan borxhin padronit(Rames).

  10. Ideali says:

    Hahaha kujto pak kengen e Mines Bolle mile bolle blu…Lexoje mire fjalorin o Alibi. Si duket e di italishten si emigrant. Eshte e vertete ajo qe thua, por eshte e vertete si e dyte. E verteta eshte fllucke.

  11. Taulant says:

    Po te shikoni minsitrat e vendeve perreth sidomos ata te ekonomis/financave kane studjuar ne universitete prestigjoze boterore apo profesora te njohur ekonomie. Ne Shqiperi kulmi ishte vendosja e nje cope injoranti si Ahmetaj min.ekonomie. Por nuk ka si te ndodhe ndryshe sepse ata jane te gjithe sekser te Rames per tenderat e PPP-te. Eshte kryeministri me rendiment zero shume here me i paafte sesa Berisha . Faktet jane te tilla ne 7 vjete nuk u ndertua asnje fabrike as 1km autostrade , 400 mije SHQIPTAR braktisen vendin. Rama ka thyer rekorde si kryeminister per paaftesi dhe vjedhje.

  12. Mihali says:

    Mos haro ziti Bonino se ne ferren e Vogel mund te sale nje kapur I madh.

  13. Mihali says:

    Vleresime te gabuara per Pandeliun eshte Kent subjektive,air nuk shquhet as si mihal as si peshk.

  14. Ideali says:

    Emo Albi pordha. heshtja eshte flori. te falenderoj.

  15. Pika qe sù bie. says:

    Fatkeqesi e madhe .Na mbyti budallalleku. Ministrat njeri me koqe se tjetri dhe me gjithe kryeministrin bole.
    Ministre e financave dhe ekonomise qe nuk flet kurre per ekonomi.
    Ministri Bujqesise nje idjot me po aq njerez ne ministri sa kishte dhe para 90 qe qene gjithe fermat, kooperativat, qendrat studimore,etj.
    Ministrat e ndertimit para 90 njeri me i mire se tjetri , ne keto 30 vjet njeri me kot se tjetri. Nuk ka asnje rruge me standart, ndryshojne nga km ne km. Termetet e Shkodres, Dibres, njerzit u futen ne shpi ne 6 muaj. Sot merren me debillleqe ne kombinacionin Rama. Margariti,Veliaj Ahmetaj.
    Spiropali. spire e vertete.
    Ministri i brendshem i vetmi burre serioz ne kete qeveri. Te tjeret jane anonime pa vlere.

  16. ppa says:

    Analize e percipte nga z. Bolino; se pari performanza e ministrave te PS por edhe e gjithe qeverisjes se saj, duhet pare ne sfondin e nje opozite ” te cmendur”, kjo i permbledh te gjitha, si dhe pasojave te termetit dhe pandemise, per kete te fundit, edhe vrejtja e Bolinos, nuk qendron, se shohim shtete te tjera qe akoma nuk kane dale nga ky mankth qe do te vazhdoje. Ne keto kushte , sipas meje , puna e gjithe ministrave , eshte e pranueshme; edhe ndarja e Bolinos – vote si minister dhe dobishmeria, eshte shpikje ala Zaloshnja, qe flet kodra pas bregut. E.Ramen dhe PS e voton elektorati gri, qe eshte jashte kritereve : minister” apo ” dobishmeri”, kjo ndarje u vlen militanteve te PS apo PD. Ketu dalim te mangesia kryesore e z. Bolino – perballe figurave te PS , Bolino duhet te vendoste alternativat respektive te PD. Qeveria hije e PD (ministrat ) ne pritje do jene: I brendshem : Paloka ose Noka; i drejtesise: C.Gjata apo G.Bardhi; kultura L.Boci apo A. Vokshi; mjekesia : B.Spahia apo Kosova ; ekonomia Tabaku apo Teliti; finanza – etj. Me ndonje perjashtim te rralle, te gjitha jane figura qe dalin neper TV apo podiume te shqupit dhe qe shquhen per gjuhen e vrazhde , te pakulturuar dhe agresive.etj.etj.

  17. met bathorja says:

    E gjithe qeveria eshte e pjerdhur,me kurva dhe hajdute, ndajRama eshte plotsisht i mbytur.

  18. lam kapshtica says:

    Rama shkatrroi PS dhe vlerat e konsoliduara prej vitesh per hir te ketyre hajduteve e bucave qe vuri ne Qeveri.Rama i ka kthyer shpinen socialisteve se kujton se do ta mbajne oligarketdhe hajdutet. eshte e pamundur. A e di Rama se mandatin e dyte asnje drejtues PS apo pushtetar socialist nuk te degjon,nuk te ndihmon, nuk pret ne zyrat komode qe kane ngritur, dhe secili shikon vetem si e si te veje leke. Ramen do ta rrezojne socialistet e ndershem dhe klani mafioz me kryemafiozin Erion Veliaj qe ka vite qe genjejne, mashtrojne dhe e gerryejne per brenda. Rama me kot ben te fortin po askush nuk e pjerdh me as ne qeveri dhe as ne parti, sepse ai vete i ka shkatrruar strukturat. Ne parti as kush nuk votohet, statuti i PS eshte nje pacavure qe fshin menderen Rama dhe klani qe i rri prapa sa here u duhet. Mjer ky popull! Rama iku,po mjer kush po vjen !!!!!!!!!!!

  19. Labi says:

    Lind pytja,jo vote per Ramen po kujt ti besojne Shqiptaret,ne dy te keqia normalisht zgjidhet e keqja me e vogel,bashen nuk e beson njeri,aq me teper tani ne fushate,mundohet i shkret te kopjoj Ramen po as kopjo nuk fi te bej.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje