Dhënia e portit të Durrësit për Kosovën nga Rama “nxeh” rusët: Shqiptarët po bashkohen!

4 Korrik 2020, 19:42Politika TEMA

Nuk ka mbetur pa reagime takimi i kryeministrit të Shqipërisë dhe atij të Kosovës pardje në Tiranë, edhe pse brenda vendit Edi Rama dhe Avdullah Hoti nuk prodhuan polemika.

Media më e rëndësishme e Rusisë, që mbështet influencën e saj në Ballkan, i ka kushtuar një shkrim të posaçëm takimit Rama-Hoti e në veçanti deklaratës së kreut të qeverisë shqiptare për vënien në dispozicion të Portit të Durrësit për interesit e biznesit kosovar.

Edicioni i medias që paguhet nga Kremlini-Sputnik në gjuhën serbe, i kushton një nga komentet e saj javore takimit Rama-Hoti, ku thekson se tashmë “Kosova bëhet me dalje në det dhe shqiptarët tentojnë të bashkohen”.

Sipas Sputnik,  logjika e dhënies së një pjesë së kalatave të Portit të Durrësit për biznesin e Kosovës, nga ku mund të paguhet direkt dogana e që futet direkt në buxhetin e shtetit të Prishtinës, është realisht një hap që ndikon në ekuilibrin ekonomik në rajon, pasi ajo që humb është Serbia, e cila ka një volum të madh në importin e Kosovës.

Media e qeverisë ruse, citon në këtë shkrim një publicist serb nga Kosova, Zivojin Rakoçeviç, i cili thekson se “sa herë politika e Kosovës është në hall, gjen ndonjë fabul patriotike për të tërhequr vëmendjen e publikut, siç është këtë herë me akuzat e Hagës ndaj Hashim Thaçit”.

Rakoçeviç thekson se “sa u çlirua nga Serbia, shqiptarët tentuan të bashkohen duke nisur luftëra në Maqedoni, Preshevë dhe një tentativë të dështuar në Mal të Zi, me dëshirën e bashkimit në një shtet”.

Në fakt tezën e “bashkimit të Shqiptarëve” apo të “Shqipërisë së Madhe” e lëshoi as më pak e as më shumë, por vetë ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, kur vizitoi Beogradin para dy javësh, në një editorial të përbashkët me homologun e tij serb Ivica Daçiç.

Ndërkaq, Sputnik, citon edhe kreun e dhomës së përbashkët të tregtisë së Shqipërisë dhe Kosovës, Agim Shahimin, i cili thotë se Hoti nuk kërkoi asgjë të re, pasi këtë e kanë bërë të gjithë kryeministrat e Kosovës.

Sipas Shahinit, Kosova prej kohësh e ka marrë portin e Shëngjinit, por aty duhen shumë të mëdha për të investuar në Kalata, ndërsa Durrësi e ka gati infrastrukturën dhe biznesi i Kosovës do të përfitojë mjaft.

“Tani ne kemi një qeveri të re në Kosovë, dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është i gatshëm t’i japë Kosovës privilegjet e biznesit në mënyrë që të forcojë ekonominë e Kosovës. Pra, Hoti kërkoi një pjesë të portit të Durrësit si një shërbim për ne, sepse ne, si Kosovë, përdorim portet e Durrësit, Barit, Selanikut dhe Varnës, që do të thotë se të gjitha importet që ka Kosova, që janë më shumë se 90 për qind, kalojmë nëpër këto porte.

Është e rëndësishme për ne që të kemi stacionin tonë për ngarkim dhe shkarkim, pra, porti i Durrësit, përmes të cilit do të kalonte i gjithë trafiku nga dogana dhe kështu do të rrjedhë në buxhetin e Kosovës ”, theksoi Shahimi, i cili shton se Serbia gjithashtu mund ta përdorë portin e Durrësit, por nëpërmjet vulës së Kosovës

Bashkëbiseduesi ynë thotë se kjo nuk është e mirë vetëm për Shqipërinë, por edhe për Serbinë, sepse është një pjesë e Korridorit të autostradës Durrës – Prishtinë – Nish, seksion që Kosova ka përfunduar në pjesën e saj. Durrësi, si pjesë e portit të Kosovës, shtoi ai, mund të përdoret nga shtetet e tjera përreth.

I pyetur nëse kjo do të thotë se nëse Serbia i dërgonte mallrat e saj përmes pjesës së portit të Durrësit që i është dhënë Kosovës, pra duke përdorur një pullë doganore të shtetit të Kosovës, të cilën nuk e njeh, Shahimi tha: “Nëse përdor pjesën kosovare të Durrësit, kështu duhet të jetë, por Serbia mund ta përdorë pjesën portit që administron Shqipëria. Pra, ka dy zgjedhje.

Duke hequr dorë nga një pjesë e portit të Durrësit në favor të Kosovës, Shqipëria humbet diçka, por që edhe Kosova edhe Shqipëria fitojnë.

“Biznesmenët dhe importuesit që dërgojnë mallra nga deti në Kosovë, tani do të përdorin Shqipërinë, domethënë, pjesën e Kosovës të portit të Durrësit, e cila do të ulë taksat e tyre dhe doganieri nuk ka asnjë vend të tretë si ndërmjetës. Shqipëria, nga ana tjetër, nuk po humbet sepse në këtë mënyrë, shërbimet portin e Durrësit do të rriten”, thekson Shahimi për Sputnik.

Media ruse thekson më tej se Kryeministri shqiptar propozoi një mini Schengen për këtë rajon, por Kosova nuk pranoi, sepse dëshiron të jetë një pjesë e Shengenit të madh.

Si kujtesë, Shqipëria nënshkroi një marrëveshje me Kosovën në vitin 2019, sipas së cilës dogana e Kosovës mori zyrën e saj të degës në portin e Durrësit. Rama e karakterizoi atë si “hapin e parë” drejt krijimit të një bashkimi doganor midis Prishtinës dhe Tiranës, dhe tha se porti i Durrësit nuk do të ishte vetëm dogana e Shqipërisë, por edhe i Kosovës.

Media e Kremlinit thekson në fund të komentit të saj, se Porti i Durrësit është porti më i madh në Shqipëri dhe ngjan me një “liqen artificial”. Ndodhet në pjesën veriore të Gjirit të Durrësit dhe mbulon një sipërfaqe prej rreth 80 hektarësh. Që nga viti 2014, ai është renditur si porti më i madh në këtë rajon. Porti i peshkimit ndodhet në skajin verior.(Shqip)

19 komente në “Dhënia e portit të Durrësit për Kosovën nga Rama “nxeh” rusët: Shqiptarët po bashkohen!”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Let the wheels begin to turn !!! Gezoji dronat kinez o Vucic…

    1. Cfare m...n duan keta qe aneksun Krimene dhe e shpallen token e tyre ne nje jave!? says:

      Po ruset aneksuan Krimene. dhe me nje referendum te shpejte ja bashkuan tokave te tyre. Ndersa me shume se 100 vjet me pare Rusia dhe fuqite e tjera europiane ja dhuruan miqve te tyre serbe, maqedonas e malazez gati gjysmen e Shqiperise. Perse hane mut tani, se cdo te bejme ne shqiptaret me njeri tjetrin; nese do i japim porte apo aeroporte njeri tjetrit. Ne akoma jetojme ne dy shtete dhe nuk po bejme referendume si ju qe te bashkohemi sepse nuk na le Europa. Por koha e bashkimit do vije shume shpejt sepse na takon te bejme cfare te na doje qejfi me tokat tona; sepse padrejtesite e careve tuaj nuk mund te zgjatnin per shekuj.

  2. Aleksander says:

    Per Vllasnit Kosovar porti ashte ne disposizion.
    Bravo Rama.

  3. Revizori says:

    Pra, nuk ja paska futur kot Saliu me rrugen e Kombit. Vetem se perfitoi ca si shume nga vjedhja. Po tani, po ja vare ujkut melçite ne qafë, çfare kujtoni ju?
    Do thoni ju qe Rilindasit vjedhin me pak! Domethene te dy pakët hajduter Jane, por ne po diskutojme sa kane vjedhur.
    Edhe ato nje miliarde eurot qe mori Rama per termetin, ja vari si melçi ne qafe ujkut Ahmetaj.

    1. Sancho says:

      Rruga e Kombit nuk eshte ideja e Saliut, por e PS-se, me sakte e Pandeli Majkos ne 2003. Saliu i hyri asaj pune se pa leke ne mes dhe vuri Lulin si permbarues.

  4. Shqiptar pa prona says:

    Kushtetuta e Shqiperise nuk lejon askend dhe ne asnje rethane tjetersimin e qofte 1 Cm2 te teritorit Shqiptar. Dhe kjo eshte e padiskutueshme si per kalata portesh ashtu dhe vepra hidroteknike qe nuk do te jene me prone e shtetit Shqiptar.

    1. Laberia ime says:

      Nuk tjetersohen, por po u jepet edhe atyre qe kane pjese dhe kan derdhur gjak per Shqiperine ..

    2. Shqiptar says:

      Cfare flet ore? Mbrojtja e te drejtave te shqiptareve qe u lane padrejtesisht jashte territorit te shtetit shqiptar ne 1912-n eshte detyrim kushtetues i shtetit shqiptar.

  5. Mona pa breke says:

    Keto kafshet e Uraleve qe moren me dhune Krimene dhe Osetine e Jugut ankohen pse shqiptaret duan te bashkohen. Komb me skllav se ruset nuk ka ne Evrope. I vetmi komb qe nuk e njeh se cfare eshte liria. Czaret, Stalini,Putini.Kjo eshte historia e ketij kombi bastard.

  6. Loku says:

    Muzhiket po lidhen me Kinez e me lloj lloj muti deri ne Serbi, dhe askush nuk u nderhyn. Thyeni qafen o Egersira.!

  7. Fakte says:

    Kjo gje eshte shume pozitive per Kosoven, por dhe kosovaret vet duhet ta shtojne volumin nepermjet portit te Durresit.
    Pra, mjaft “pastruan” magazinat e serbise.
    Ata kane tani ne dore importin dhe exportin

  8. 2020 + says:

    Normale eshte .
    Edhe Hungaria po kerkon dalje ne detin adriatik nepermjet Kroacise.

  9. Liljana says:

    Bravo. E duam Kosoven te forte. Pershendetje nga Shqiperia!

  10. Mjaft..... says:

    Mjaftni more njerez qe su bete njerez. Tani qe ne duhet te jemi te lidhur bashke juve nuk mund tju lene mllefet sharrjet aludimet ,kete mezi presin serbet, greket ,ruset te na perpijne e te kene dalje ne Adriatik. Nese mund te ndihmoni flisni dhe jepni mendime sape sharje thumba e aludime vurini kycin gojes nuk eshte koha kuptoni ore njerez. Sa keq jemi te keqinjte e vetes .Sa shumei sherbejme kujt na do keshtu cope cope.

  11. specialisti says:

    Endrra me sy hapur.
    Cfare kujtojne qeveritaret kosovare se do i falet ajo pjese e portit te Durresit ?
    Sa per dijeni, Porti i Durresit eshte shoqeri anonime, me kapital shteteror. Vepron mbi bazen e ligjit mbi shoqerite tregetare.
    Kushdo qe do te perdore kalatat e nderuara nga ai port, duhet te paguaje.
    Do paguaje anija deri ne kalate, tarifen e zenies se kalates, dite qendrimet ne kalate, tarifat e ngarkim shkarkimit, imbarkimit , heqjen e plehrave, sanitetin, axhensine detare e spedicionere, etj te kesaj natyre. Dogana eshte ceshtje qe e zgjidhin dy qeverite.
    Porti ka bere investime kolosale edhe per thellimin e akuariumit.
    Pse qeverite kosovare asnjehere nuk e perdoren Portin e Shengjinit ?
    Aty duhen bere investime per te ndertuar kalata. E gjerat gati per te bere tregeti nuk mund te jene.
    Mund te ndertohet edhe ndonje port i ri ne bregdetin shqiptar, nga vete shteti kosovar.
    Kjo nuk eshte politike por EKONOMI.
    EKONOMIA ESHTE BIZNES, EURO.

    1. Ha porti falas says:

      Specialist .. koment dhe gjykim real ne kosove shikojne endra me sy hapur

  12. mik says:

    Deri tashi nuk asht ba as 10% te asaj qe asht premtu per mardhanjet midis Shqiperise dhe Kosoves. Kane ba vetem propogande.
    Jane ba mbledhje pompoze me tavolina te rrumbullaketa e me shqiponje ne mes, por qe nuk dhane asnje frut perveç megalomanise se organizuesit.
    Kurre nuk i besoj Rilindjes. Rilindja nuk asht PS, por ashte vetem Rama, Ruçi e Balla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje