Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, është shprehur se partia e tij është gati që të zgjerojë koalicionin me qëllim forcimin e shtetit të Kosovës.
Në një intervistë për Koha, Mustafa ka deklaruar se vendi është futur në situatë e cila nuk garanton stabilitet të institucioneve, pas aktakuzës për krime lufte ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.
“Tani jemi futur në një gjendje me shumë të panjohura, që nuk determinon stabilitet apo jo të Qeverisë, por të të gjitha institucioneve të vendit. Para së gjithash, ardhmërinë e shtetit të Kosovës”, ka thënë ai.
Mustafa është pyetur se çfarë mund të ndodhë me pozitën e presidentit nëse Hashim Thaçi jep dorëheqje në rast të konfirmimit të aktakuzës dhe ka thënë se së shpejti do të ndërmarrin hapa për të përmirësuar funksionimin e shtetit.
“Në ditët në vijim do të bisedojmë me të gjithë që kanë gatishmëri, jo për të forcuar pushtetin individual apo partiak, por për të forcuar shtetin e Kosovës dhe funksionalitetin e tij.
Ata që Kosovën e duan si fushë të gladiatorëve, nuk besoj se ia duan të mirën!”, ka deklaruar Mustafa.
Sa te jete gjalle ky Kosova ka per te shkuar rrokullime. Ky mortje esadist firmetar i zajednices famekeqe.
undefined
undefined