VAR, penallti dhe sërish Ramos, Reali marshon drejt titullit

5 Korrik 2020, 16:06Sport TEMA

Reali ka marrë një fitore të madhe në fushën e Ath Bilbao, e cila për nga mënyra se si u arrit ishte shumë e ngjashme me ndeshjen e kaluar ndaj Getafes.

Madrilenët vuajtën në një fushë mjaft të vështirë si ajo e “Estadio San Mamés”, edhe pse pa praninë e tifozëve.

Por edhe këtë herë, ishte një 11-metërsh i akorduar nga arbitri pasi pa pamjet në VAR, pas një ndërhyrje të gabuar në zonë ndaj Marcelo-s.

Sërish ishte kapiteni Ramos që ekzekutoi saktë, duke i dhënë Realit 3 pikë të arta në garën për titull këtë sezon. Ky ishte goli i 10 i Ramosit në La Liga.

Me këtë fitore, Reali i Madridit shkon në kuotën e 77 pikëve, 7 më shumë se Barcelona e vendit të dytë, e cila ka një ndeshje më pak.

2 komente në “VAR, penallti dhe sërish Ramos, Reali marshon drejt titullit”

  1. Ilir says:

    lane namin, cdo jave penallti
    Obobo, me keq se ne shqiperi

  2. selfo says:

    Var eshte i varur. Une e pashe ndeshjen me Getafe dhe penallite ishin fallco, sidoms perseritja e penalltise. Duket tani se çdo gje vendoset nga karrikja dhe ekrani dhe jo fusha, po s’ka gje: kjo eshte bota qe jetojme; dikush vendos per jeten tone me perjashtim te jehovareve qe vendosin vete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje