E ardhmja e Messit, “bomba” e Rivaldos bën të ëndërrojnë tifozët e Juventusit

4 Korrik 2020, 16:55Sport TEMA

Mediat spanjolle raportuan ditën e djeshme se Lionel Messi nuk është aspak i kënaqur me situatën te Barcelona dhe se ka vendosur të ndërpresë bisedimet për rinovimin e kontratës që përfundon në verën e 2021-shit.

Ka mjaftuar ky lajm që tifozë të shumë klubeve të fillojnë të ëndërrojnë për ta parë yllin argjentinas me fanellën e skuadrës së tyre të zemrës, ndërsa braziliani Rivaldo ka qenë njëri prej atyre që është munduar të parashikojë të ardhmen e “pleshtit”.

“Ka shumë agjentë në botë të cilët ëndërrojnë të bëjnë bashkë në një skuadër Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin. Nëse do të ndodhte, do të ishte një “boom” për Juventusin dhe sigurisht që do të rikuperonte shpejt paratë e investuara, pasi do të rriste ndjeshëm të ardhurat nga marketingu.

Do të ishte diçka historike t’i shihnim bashkë në të njëjtën skuadër dhe besoj që kjo u intereson shumë sponsorëve, ndaj nuk është më diçka e pamundur”, deklaroi braziliani.

Momentalisht bëhet fjalë vetëm për një hipotezë, por që gjithsesi mjafton për të bërë të ëndërrojnë tifozët e Juventusit, se ndoshta sezonin e ardhshëm do të kenë në skuadrën e tyre dy futbollistët më të mirë të botës.

2 komente në “E ardhmja e Messit, “bomba” e Rivaldos bën të ëndërrojnë tifozët e Juventusit”

  1. Si says:

    Asnje gje nuk do ndodh. Ky veprim i Messit eshte nje presion ndaj klubit te Barcelones per te bere me shume ne drejtim te afrimit ne kete klub te emrave te perfolur : Neymar dhe Milito. Te tjerat jane marketing. Do shohim ne te ardhmen veprime me te vendosura te Barcelones ne kete drejtim.

  2. everteta says:

    messi eshte messi dhe jo ronaldo ku nuk shkon sgjekundi vec tek barca ajo e rriti dhe i dha fame dhe eshte ky qe eshte i mrekullushem e fantastik dhe tribluse qe te mahnite qe te kenaqesh duke e pare se cfare loje fatastike qe bene nje ky eshte MESSI i mrekullushem qe ke lezet ta shikoshe rrofte messi messi messi o zoti i barcelones e dime mire qe ju nuk e tradhetoni barcen per ta leshuar barcen ma mire ai shkone ne ARGJENTINE cao nga FRANCA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje