Ekipi i tij ra nga Bundesliga, ja ku do transferohet tani Klaus Gjasula

3 Korrik 2020, 17:03Sport TEMA

Pas aventurës në Bundesligë me skuadrën e Paderbornit, ku arriti të bëhej rekordmeni i kartonëve të verdhë në një sezon të vetëm, Klaus Gjasula mund të ndryshojë skuadër për sezonin e ardhshëm.

Në Gjermani raportojnë se mesfushori i Kombëtares shqiptare pëlqehet nga skuadra e Dyseldorfit.

Edhe këta të fundit kanë rënë në Bundesligën e Dytë, ashtu si Paderborni i Gjasulës, por kanë nisur rindërtimin dhe projektin për t’u ringjitur sërish në elitën e futbollit gjerman.

Ata besojnë se Gjasula është një nga lojtarët e duhur dhe mund të ofrojë eksperiencën e duhur në klub dhe t’i ndihmojë të tjerët që të arrijnë të rikthehen sërish në Bundesligë.

Dyseldorfi ka nisur kontaktet e para me shqiptarin, të cilit i ka përfunduar kontrata me Paderbornin dhe është lojtar i lirë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje