Ndeshja e turpshme që u zhvillua dje mes Bylist dhe Tiranës, ngjalli mjaft reagime në opinionin sportiv.
Kjo për shkak të tolerimit të turpshëm që u bë nga Tirana në pjesën e dytë të ndeshjes, duke i hapur haptazi portën Bylisit.
Sot Komisioni i Etikës në FSHF ka nisur një hetim për këtë ndeshje.
Komisioni Etikës ka nisur grumbullimin e fakteve, pamjeve dhe dekleratave për ndeshjen e zhvilluar të enjten në Kupën e Shqipërisë.
Sfida mes Bylisit dhe Tiranës u mbyll me shifrat 2-1 në favor të ballshiotëve.
“Federata Shqiptare e Futbollit njofton median dhe opinionin sportiv, se menjëherë pas përfundimit të ndeshjes Bylis – Tirana (2-1), e vlefshme për gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, ka kërkuar informacion nga kompania “Sport Radar” nëpërmjet UEFA-s, për të mësuar nëse ka pasur baste të dyshimta për këtë takim.
Federata bën me dije se, ka nisur hetimin për këtë çështje dhe po grumbullon materialet e nevojshme dhe do te ketë vendimarrje, në rast se do të ketë prova.
Gjithashtu, FSHF prej kohësh e ka bërë të qartë qëndrimin e saj të prerë kundër këtij fenomeni tejet të dëmshëm për futbollin dhe paralajmëron edhe një herë klubet se do të përballen me masa të rrepta dhe sanksione ekstreme, deri në përjashtim nga aktiviteti, në rastet kur akuzat për trukim do të provohen”, thuhet nē deklaratën e FSHF.
Lesht e hamomit . Kjo eshte Tirana kaq fuqi ka !
asgjë nuk ka me ndodh fshf asht bashkë me to
është si të gjykojë sala lulin hahaha
a t’ban zemna me ba patriotin me ket?
jena tu humb kohn kot na stadiumet