Nga Roland Luçi
Per njohesit e botes se basteve dhe te futbollit njekohesisht, grafiku i meposhtem i nje prej shoqerive te basteve eshte nje tregues i qarte se ndeshja eshte e manipuluar.
Ketu nuk pi uje kurrfare justifikimi, kishte apo s kishte interes Tirana lidere e kampionatit per rezultatin final, ka apo s ka ndeshje kthimi, jane te ndershem apo kumarxhinj futbollistet, drejtuesit apo qofte dhe bastexhinjte. Se ka dhe bastexhinj te ndershem.
Ulja e kuotes se fitores se Bylis ne shifra aq te ulta, sikur rezultati te ishte 3-0 per ballshiotet per nje nga kompanite e medha ne treg do te thote futje ne loje e qindramije eurove.
Pohimi i presidentit te Tiranes se bastaxhinjte kane humbur shuma te medha me humbjen e penalltise ne fund te lojes (gje qe nuk perjashtohet), jo vetem nuk justifikon Tiranen, por e kompromenton me teper ekipin, Halilin vete qe padashje nxjerr ne publik te dhena te tilla, bastexhinjte ne prapaskene dhe sidomos aktoret ne fushe, futbollistet e Tiranes, mbasi pa ta skenari i manipulimit te ndeshjes eshte i pamundur te mendohet, qofte dhe teorikisht duke korruptuar arbitrin.
Dmth ketu eshte ujku dhe s ka nevoje te kerkosh gjurmet: Tirana si ekip dhe te gjithe lojtaret pa perjashtim qe ishin ne fushe!
Sikur, sikur te kemi te bejme me nje Komision Disipline dhe FSHF serioze, do te veprohej menjehere: 15 a 20 pike minus ne Kampionat dhe eliminim nga Kupa dhe sidomos perjashtime te gjata te pakten nje vjeçare te te gjithe lojtareve qe ishin ne fushe.
Atehere do te shikonim se si do te plluskonin emrat e atyre qe kane vene bast, emrat e atyre qe lojtaret dhe ekipet i perdorin si skllever te mirepaguar, si dordolece ne makinerine e korrupsionit dhe manipulimit ne futboll.
Atehere do te kishte rast te tregonte vehten dhe e famshmja Prokurori e Shtetit te ciles i mungojne faktet per te vepruar, se keto qe shihen me sy e bejne “muuu” nuk jane fakte.Sidomos po te merret si i vertete fakti i pohuar nga Refik Halili per humbje te medha parash me humbjen e penalltise nga Bylis, shkaktimi i penalltise eshte tejet i pajustifikueshem
Por thashe me lart, ketu kemi te bejme me “sikur” dmth qe praktikisht nuk do te ndodhe asgje, ja ca bla-bla ne ndonje faqe gazete a portal dhe ne nje shtet te kapur nga koka te kembet, te korruptuar deri ne palce, gjithshka eshte normale, gjithshka vazhdon si me pare.
Dhe ne do te jemi te lumtur e te denuar njekohesisht te shijojme karikatura futbollistike ne stadiumet shqiptare.
Z. Luci ke shume te drejte, por kur je ze i vetem ne ate fushe maskarenjte e FSHF – se dhe bastexhinjte e tyre nuk te marrin seriozisht.
Nuk eshte rastesor ky rezultat poti referohesh edhe rezultatit te takimit te pare per kmpionat me ekipin e BYLISIT.
Po kjo mut FSHF nuk vuri mend me pislleqet e KF.SKENDERBEUT po akoma vazhdon lejimin e manipulimit te rezultateve te futbollit ?
Po institucioni i disiplines apo i disiplinave te tjera prane FSHF- se cfar kerkojne me shume ? Apo ato jane te gateshme vetem per ekipe pa mbeshtetje ne federate duke vepruar me dy standarte ?
Po PROKURORIA cfar faktesh kerkon me teper per hapjen e nje procesi gjyqesor ?
A e pat dhe degjuat me ze dhe figure ate zemekurin psesident te Tirones , si perpiqej te justifikonte pislleqet e dirigjuara direkt nga stafi i tij drejtues ?
O ORGANE LIGJZPATUESE MOS MBYLLNI SYTE PARA KETYRE CMENDURIVE KORRUPTIVE PO VEPRONI SA ME PARE.
car 15 pike – keni par cndodhi ne itali kalcopoli
sta mbushin syrin 15 a 20 pike?
mire pra,asnje kokerr pike nuk ju hiqet,ti pretendon me teper hahahaha