Kupa Shqipërisë/ Kukësi dhe Teuta ndahen në paqe

2 Korrik 2020, 22:47Sport TEMA

Gjysmëfinalja e Kupës së Shqipërisë mes Kukësit dhe Teutës, është mbyllur në barazim 0-0, në “Elbasan Arena”, që ka shërbyer si stadiumi pritës për verilindorët. Ky rezultat, i shkon për shtat Teutës.

Rastet ishin të pakta në këtë takim, me të dyja skuadrat që bënë një luftë të fortë në mesfushë. Të dy trajnerët nuk i kursyen titullarët, por golat munguan.

Kukësi e humbi mundësinë që të shkonte në Durrës të paktën me një gol avantazh dhe tashmë Teuta në “Niko Dovana”, do të ketë mundësinë që të arrijë finalen e madhe të Kupës.

Raundi i parë u mbyll pa fitues, ndërsa në ndeshjen e radhës pas dy javësh, do të përcaktohet dhe ekipi finalist.

Kupa e Shqipërisë, gjysmëfinale

Kukësi – Teuta  0-0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje