A i lejon Zoti këto skena? Egbosë i merret goja përpara gazetarit

2 Korrik 2020, 20:02Sport TEMA

Tirana pësoi një humbje të turpshme sot ndaj Bylisit, duke ngjallur shumë dyshime. Trajneri i bardhebluve, Emanuel Egbo, foli pas kësaj sfidë për emisionin “Gol pas Gol”, duke u shprehur:

NDESHJA – Siç e patë dhe ju është ndeshje ndeshja e parë. Me golin që bëmë jemi në avantazh për t’u kualifikuar. Po të ishte 3-1 do qe ndryshe. Me 2-1 do qe ndryshe. 1 gol jashtë fushe bëhen si 2 gola.

I LEJON ZOTI KËTO NDESHJET? Vapa bëri pjesën e saj. Ne që jemi këtu e dimë sa vapë është. Ka ndikuar shumë fizikisht. Prandaj bëmë shumë ndryshime. Futëm edhe disa lojtarë që nuk kanë luajtur për shumë. Një lojtar që nuk është mësuar në kështu temperaturash mund ta ketë të vështirë.

A E LA TIRANA NDESHJEN? Nuk besoj se e kemi lënë ndeshjen. Nuk kishim pse e linim. Para ndeshjes iu thashë çunave që të shënonim 1 gol se vlen shumë. Po të fitojmë 1-0 në Tiranë kualifikohemi. Unë për vete e kam ndërgjgjegjien e sakte. Unë shikoj punën time, nuk shikoj çfarë bëjnë të tjerët.

SI MUNDET QË NJË SKUADËR TË SHPËRFYTYROHET NË 45 MINUTA? Në ndeshjen e parë me Besëlidhjen thatë pse nuk bërët rotacion, tani thoni pse bëni. Përgjigja është se kishte shumë ndryshime në formacion plus edhe vapa. Nuk jam fizikant ose doktor që të futem në trupin e lojtarëve. Menduam për ndeshjet e tjera në kampionat. Kemi luajtur një pjesë loje sot dhe do mendojmë për ndeshjen e kthimit. Është diçka krejt normale. Do luftojmë të kualifikohemi në pjesën e dytë.

4 komente në “A i lejon Zoti këto skena? Egbosë i merret goja përpara gazetarit”

  1. LULI says:

    nuk e dime se per çfar arsye ? por tirana e la vete ndeshjen ? ishte e dukshme nga te gjithe ,sidomos nga kuotat e basteve gjate gjithe pjeses se dyte live….? turp per tiranen sa ka humbur imazh

  2. Mona pa breke says:

    Hajde zot hajde. Qindra mijera njerez po vdesin nga koronavirusi dhe ai merret me ndeshjet e Tiranes.

  3. undefined says:

    nuk bëhen 2 ndjeshje rresht 2/1

    pse futboll është ky

  4. basti 6 says:

    iu morr goja se e vrau ndërgjegja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje