SKANDALOZE: Tirana hap portën përballë Bylisit, bardheblutë tolerojnë ndeshjen në pjesën e dytë

2 Korrik 2020, 19:38Sport TEMA

Ka përfunduar pak minuta më parë gjysmëfinalja e parë e Kupës së Shqipërisë mes Bylist dhe Tiranës.

Sfida e parë e zhvilluar Ballsh, u mbyll me rezultatin 2-1 në favor të vendaseve.

Por, ajo që ra në sy gjatë 90 minutave ishtë mënyra e turpshme se si u zhvillua ky takim, i cili ishte dukshëm si i paracaktuar.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me shifrat 0-1 në favor të bardhebluve me autor të golit Edon Hasanin.

Ndërsa, 45 minutat e dyta ishin një skandal më vete dhe aspak dinjitoze për imazhin e futbollit shqiptar, që dha dhe njëherë tjetër një shembull skandaloz.

Tirana hapi në mënyrë flagrante portën, duke qenë inekzistente gjatë gjithë pjesës së dytë.

Mjafton të shohësh golat e shënuar nga Bylisi dhe kupton fare qartë që këtu nuk flitet më për futboll, por për një ndeshje të toleruar haptazi nga Tirana.

Arsyeja? Me sa duket Tirana ka toleruar në Kypë, në mënyrë që Bylisi ti lere ndeshjen e kampionatit. (TemA)

Goli i dyte i shenuar nga Murataj

Goli i shenuar nga Murataj

Goli i shenuar nga Hasani

3 komente në “SKANDALOZE: Tirana hap portën përballë Bylisit, bardheblutë tolerojnë ndeshjen në pjesën e dytë”

  1. Morri i kuq flakë says:

    Ku je Erjom Braçeee!

  2. plazhi says:

    do të justifikohen duke thënë se lazio e bërë 3 herë rresht 2/1

    përgjgja jonë: edhe lazio fikson

  3. plazhi says:

    do të justifikohen duke thënë se lazio e bërë 3 herë rresht 2/1

    përgjgja jonë: edhe lazio fikson

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje