Sot është Dita Botërore e Gazetarëve Sportivë dhe FSHF-së nuk i ka shpëtuar ky fakt. Është kreu i Federatës, Armand Duka, që uron të gjithë gazetarët në vendin tonë dhe i fton ata të kontribuojnë në rritjen e nivelit të futbollit në vendin tonë.
“Të dashur miq të medias! Me rastin e Ditës Botërore të Gazetarëve të Sportit unë dëshiroj t’ju përcjell urimet më të përzemërta dhe sa më shumë suksese në misionin tuaj fisnik!
Futbolli, loja jonë e përbashkët, duhet mbështetur nga të gjithë. FSHF dhe gazetarët sportivë janë në të njëjtin front: ne për ta bërë më të mirë lojën dhe ju për ta mbështetur atë.
Federata Shqiptare e Futbollit i inkurajon gazetarët sportivë që të vazhdojnë punën e tyre të palodhur për informimin e opinionit publik dhe njëkohësisht i fton të gjithë përfaqësuesit e medias sportive të na ndihmojnë në zhvillimin e mëtejshëm të futbollit shqiptar.
Media si pushteti i katërt ka një rëndësi shumë të madhe për shoqërinë shqiptare dhe për informimin e opinionit publik. Dua të vlerësoj përkushtimin dhe kontributin e gazetarëve sportivë në Shqipëri ndër vite, veçanërisht përgjatë tranzicionit të 30 viteve të fundit.
Sporti i futbollit sjell kënaqësi e emocione dhe janë gazetarët ata që ua transmetojnë këto emocione shqiptarëve. Jeni ju që e sillni botën e sportit dhe veçanërisht atë të futbollit më pranë sportdashësve shqiptarë me raportimet tuaja të përditshme.
Edhe një herë ju shpreh përgëzimet e mia më të sinqerta në Ditën Botërore të Gazetarëve Sportivë dhe uroj që në të ardhmen bashkëpunimi ynë të jetë edhe më i mirë”,- shprehet Duka në fjalën e tij.
Nuk e di komentatoret sportive hyne tek gazetaret sportive apo jo. Por dua t’iu lutem shume qe mos te vazhdojne te ulerijne kur komentojne. Te imagjinojne per nje moment qe dikush u ka ardhur ne shtepi dhe vetem ulerin. Jane te padurueshem. Imitojne shemtuar komentatoret latine. Flasin pa pushim dhe me shume se ata qe komentojne ne radio. Te imitojne dhe te mesojne nga komentatoret italiane qe percjellin vetem edukate dhe urtesi.