Ish-sulmuesi francez sulmon Messin: I shkurtër dhe gjysmë autik, Griezmann e ha të gjallë me dhëmbë atë

2 Korrik 2020, 17:55Sport TEMA

Christophe Dugarry, tashmë në moshën 48-vjeçare do të mbahet mend gjithmonë si nga sulmuesit më me emër që ka patur Bordeaux në historinë e saj.

Kjo, për faktin pasi ai arriti të fitonte 3 trofe madhorë si pjesë e kombëtares franceze, Kupën e Botës në vitin 1998, Euro 2000 dhe Kupën e Konfederatave në vitin 2001.

Dugarry ka qenë edhe pjesë e Barcelonës në sezonin 1997-1998 ku arriti të fitonte La Ligan me blaugranat por pa lënë ndonjë shenjë të madhe.

Aktualiteti blaugrana i intereson ish-sulmuesit të kombëtares franceze i cili në një intervistë ka bërë disa deklarata të forta kundër yllit argjentinas Lionel Messi, duke i dhënë kurajo në të njëjtën kohë bashkëkombasit të tij Antoine Griezmann, i cili aktualisht bën pjesë në listën e 10 blerjeve më të dështuara të Barçës dhe po gjen pak hapësira në formacion me trajnerin Quique Setien në stol.

Dugarry e ka tepëruar me frazat e tij duke e cilësuar Messin si një djalosh të shkurtër dhe gjysmë autik.

“Pse duhet të jetë i Griezmann i frikësuar nga ai? A mund të jesh i frikësuar nga një djalosh i shkurtër dhe gjysmë autik? Nëse ai ka një problem, atëherë mund ta hash me dhëmbë atë.

Edhe Setien jam i bindur se nuk ka asgjë me Griezmann, por nuk ka sjelljen e një tekniku të madh. Thjesht është një i paaftë”, u shpreh Dugarry me fjalë shumë të rënda kundrejt 6-herë fituesit të Topit të Artë por edhe ndaj trajnerit aktual të Barcelonës.

7 komente në “Ish-sulmuesi francez sulmon Messin: I shkurtër dhe gjysmë autik, Griezmann e ha të gjallë me dhëmbë atë”

  1. Sander says:

    Ti grizman dhe gjithe franca mund te arini deri afer mesit te trupit te Messit

  2. silva says:

    kampion bote shoku

  3. silva says:

    kampion bote shoku
    ka tw drejte tw paktwn pwrdy ndeshjet e fundit

  4. TT says:

    E Po frances cfare te presesh.keta i morri hitleri per 4 ore …Francezet jane nje komb qe hiqen te medhenj deri sa ja Ben bam pastaj presin anglezet dhe Amerikanet ti clirojne…. ore ai Platini ku eshte a ka ndonje koment ky plaku qe merr Kupa bote me kombetaren e afrikes.

  5. Beni says:

    Kurse ty nuk te ve as te maja e atij mikut para Mesi

  6. Savraku says:

    Dhe ja hedhin fajin policit te shkrete ne SHBA per nje mut bythezi…….te tille jane te gjithe bythezinjte,edhe ky Dugarriu……O kal i ngordhur….Messi ka fituar 6 topa te arte dhe 10 kepuce te arta dhe ka akoma fuqi per te fituar…..

  7. Mandravellua says:

    Jan pak kara kta francezet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje