Njoftimi i djeshëm i FSHF se kishte nisur hetimet për ndeshjen e aluduar për trukime mes Bylisit dhe Tiranës, nuk ka çuditur askënd.
Në fakt, pritej një postim i tillë nga institucioni i futbollit që deri tani ka humbur në mënyrë të dukshme luftën ndaj këtij fenomeni në vendin tonë dhe i kundërvihet atij sa për sy e faqe.
FSHF shpesh ka nisur hetime të këtij lloji edhe në të kaluarën, ndërsa arriti deri aty sa e ktheu futbollin shqiptar në qesharak në të gjithë botën.
Pasi UEFA dënoi fillimisht Skënderbeun duke e përjashtuar një edicion nga Europa, FSHF e vënë me shpaltulla pas muri nga ndërkombëtarët që i kërkuan që ta dënonte gjithashtu, sajoi një gjyq të shpejtë në Komisionin e Etikës i cili më pas prodhoi një vendim qesharak. Korçarët u ndëshkuan me heqjen e 12 pikëve në sezonin 2016-2017, ku nuk kishte akuza për trukime kundër tyre, pa cënuar pjesëmarrjen e kësaj skuadre në Europë, ndërsa morën edhe një gjobë prej 20 milionë lekësh.
Gjithçka u bë në mënyrë aq amatore, sa skuadra nga Korça nuk e kishte të vështirë që të rifitonte gjithçka mbrapsht në KAS të Lozanës.
Atje, ishte vetë Paneli i gjykatësve ndërkombëtarë që hodhi dyshime mbi seriozitetin e FSHF në këtë çështje. Kjo, për arsye se FSHF kishte dënuar Skënderbeun me një rregullore që nuk ekzistonte. Shefi i Departamentit Ligjor në FSHF, Aldi Topçiu, pranoi para panelit në Lozanë se rregullorja mbi të cilën ishte marrë vendimi i Komisionit të Etikës për Skënderbeun nuk ekzistonte dhe se pritej të miratohej “së shpejti”. Në fakt, u miratua 2 vite pas dënimit në fjalë.
Kjo dhe shumë shkelje të tjera proceduriale sa i përket ndeshjeve të përzgjedhura për hetim mes dhjetërave që i kishte dërguar UEFA, apo injorimi që FSHF i bëri kërkesës nga Lozana për të përgjedhur një përfaqësues në Panelin e KAS, treguan qartësiht se sa seriozisht e kishte institucioni dënimin për Skënderbeun.
Kësisoj, edhe ky panel e hodhi poshtë në unanimitet vendimin duke I kthyer pikët Skënderbeut dhe 20 milioën lekët e duke e bërë FSHF qesharake para të gjithë btoës me vendimin që bëri publik në faqe, duke vënë në dyshim aftësitë e pjesëtarëve të organeve juridike të saj. /E.Kuka/vipsport.al/
More mire e ke ti o artikullshkrues.por kujt ja thuaj. Ne FSHF sa te jet ne krye te ketij institucioni DOM DUKA bashke me strukturat e tija me te korruptuara mos prit as nje zgjidhje dhe nxjerrje pergjegjesie te autoreve mafioze te te dy klubeve me te basarduara te futbpllit shqiptar. Ata dhe sivellezerit e tyre bejne pislleqe te tilla pa ju dridhur syri
se kane dhomen e avokatise per mbrojtjen e korrupsionit te perbashket ” FSHF- ne”.
PRANDAJ O SPORTDASHES DHE NJEREZ TE NDERUAR MOS PRISNI ASNJE VEPRIM KONKRET NGA FSHF DHE ORGANET LIGJZBATUESE NE SHQIPERI.
FORCA “ESTRADA E BALLSHIT” SE JE PER NE EUROPE.
Mos u habitni o njerez ! FSHF eshte ” BOTA E CUDIRAVE SHQIPTARE “. A e degjuat ne intervisten e pare ate zedridhurin e FK TIRONES se cfar deklaroi dhe shikoni tani qe ka marre mbrojtjen e plote te maskarenjve te instirucionit te futbollit sa trim qe eshte bere.
Nuk e kuptojme institucionin e futbollit se sa seriozisht e ka per ato qe thote ( per hir te se vertetes vetem serioz nuk kane qene) ?
A do te kete ndonje zgjidhje konkrete pet ate tallava te estrades se Ballshit, apo do bejme sikur nuk kemi pare dhe degjuar asgje ?
Organet ligjzbatuese a do te nderhyjne ne kete korrupsion gallopant te dy klubeve te superjores apo do te presin cfar do tu servirij FSHF ?
FSHF perse vepron me dy standarte kur behet fjale per klube si Tirana, Skenderbeu,Ballshi etj. ? Nuk vepron menjehere, por i le sa te ftohet pilafi dhe pastaj ben sikur e ka marre uria per ta ngrene ate.
FORCA “ESTRADA E BALLSHIT” SE JE PER NE EUROPE.
Po ç’të satëme ke me Skënderbeun ti mor F.Baze që shkruan si skuth pa emër?!
Po ku në të satëme do futesh kur të fitojë pafajësinë Skënderbeu?!
Mos e publikoni po deshët se as që ma kërcet!
C’pafajesi do fitoje Skenderbeti o psikopat ? ? ? ? ?