Donald Trump, kundër thirrjeve për të diktuar me ligj veshjen e maskave

6 Korrik 2020, 22:45Bota TEMA

Shtëpia e Bardhë përsëri ka refuzuar thirrjet për të kërkuar ligjërisht veshjen e maska ​​mbrojtëse në Shtetet e Bashkuara.

Shefi i shtabit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows tha për Fox News të hënën në mëngjes se presidenti beson se secili shtet duhet të marrë një vendim për veten e tij, raporton AP.

Ai shtoi se “sigurisht që nuk është e drejtë që një vendim i tillë të merret në nivelin e Shteteve të Bashkuara, por ne lejojmë që guvernatorët tanë lokalë dhe kryetarët e bashkive të punojnë vetë mbi të”.

Guvernatori demokrat i New Jersey-t, Phil Murphy, tha se ai do të donte një strategji kombëtare për të luftuar koronavirusin, përfshirë edhe mbajtjen e detyrueshme të maskave mbrojtëse.

Nënkryetari Mike Pence gjithashtu hodhi poshtë idenë e një urdhri për mbajtjen e detyrueshme të maskave në të gjithë vendin, duke thënë se kjo varet nga guvernatori dhe zyrtarët lokalë të shëndetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje