Koronavirusi, ndahet nga jeta një tjetër mjek në Shqipëri

6 Korrik 2020, 09:14Sociale TEMA

Ndahet nga jeta një tjetër mjek, si pasojë e koronavirusit në Shqipëri.

“Ministria e Shëndetësisë njofton me hidhërim të thellë ndarjen nga jeta këtë mëngjes të dr. Hysni Shkjaut, i cili nuk e fitoi dot betejën me virusin e rrezikshëm, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të stafit të infektivit për kolegun e tyre.

Dr. Hysni Shkjau, 69-vjeçar, me 40 vite eksperiencë, nuk e kishte ndërprerë punën dhe vijonte të shërbente si mjek familje në qendrën shëndetësore Qafë-Mali në Bashkinë Fushë-Arrëz të Pukës.

Luftonte prej disa ditësh me COVID19 në spitalin infektiv dhe gjendja e tij u rëndua si pasojë e vështirësisë në frymëmarrje dhe disa sëmundjeve bashkëshoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime famljarëve, miqve dhe kolegëve. Është një humbje e madhe për sistemin shëndetësor, humbja e një mjeku që i ka shërbyer me përkushtim e profesionalizëm për 40 vite komunitetit të tij.

Ministria e Shëndetësisë i rikujton qytetarëve të mos e ulin vëmendjen për zbatimin e rregullave, për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm që prek këdo, pa dallim”, bën me dije Ministria e Shëndetësisë”.

2 komente në “Koronavirusi, ndahet nga jeta një tjetër mjek në Shqipëri”

  1. specialisti says:

    Ishte njeri e mjek shume i mire.
    Ngushellime familjes.
    RUAJUNI MIQ. VIRUSI ESHTE PREZENT KUDO.
    DO JA DALIM.

  2. Sllavo Mongolian Komunist Rilindje says:

    Futjani i rrene mengjesore futjani…Zoti jua shofte familjet per tmerrin qe po mbjellni ne popull..qelbesira te ndyra qe po beni krime me dijeni ju humbte fara e keqe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje