“Të dënuar për shfrytëzim prostitucioni, vjedhje dhe trafik droge”, Ofl vë në shënjestër 4 të “fortë”: Deklaroni pasurinë brenda 48 orëve

6 Korrik 2020, 11:47Kronika TEMA

Operacioni Forca e Ligjit, i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë 4 “të fortëve”  në Divjakë, Patos dhe Fier.

Ata janë:

A. G., banues në Divjakë, Lushnjë, i dënuar në Itali për veprat penale “Vjedhja me armë” dhe “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”;

M. H., banues në Fier, i dënuar për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, mbetur në tentativë dhe “Grup i strukturuar kriminal”;

L. H., banues në Patos, Fier, i dënuar për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Trafikim i narkotikëve”;

R. K., banues në Patos, Fier, i dënuar për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

“Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

A. G., banues në Divjakë, Lushnjë, i dënuar në Itali për veprat penale “Vjedhja me armë” dhe “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”;

M. H., banues në Fier, i dënuar për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, mbetur në tentativë dhe “Grup i strukturuar kriminal”;

L. H., banues në Patos, Fier, i dënuar për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Trafikim i narkotikëve”;

R. K., banues në Patos, Fier, i dënuar për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.”- njofton policia. (TemA)

1 komente në ““Të dënuar për shfrytëzim prostitucioni, vjedhje dhe trafik droge”, Ofl vë në shënjestër 4 të “fortë”: Deklaroni pasurinë brenda 48 orëve”

  1. Kush e drejton dhe komandon OFL-en ?
    Shume shqiptare ngrejn pyetjen te habitur se cfar po ndodh
    me kte lloj Politike absurde gjasme ne emer te Luftes Kunder Krimit ,
    po sulmohen populli i thjeshte ” Gansteret e Rrugeve ” – te cilet
    kane ushtruar nji veprimtari ilegale jashte Shqiperise dhe si kan
    shkaktuar asnji Krim apo Vjedhje ne Miljarda Shtetit Shqiptare ,
    as ka shkaterruar kte Shtete ,
    por kane sakrifikuar jeten e tyre me bo pasuri Jashte
    dhe tani po kerkohet nga Bota qe ti rrembehet pasuria !!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Kjo eshte absurde sepse mbas ksaj FAKE Politike gjasme Kunder Trafikanteve dhe Krimit
    te organizuar ,
    synohet jo ajo cfar me Fjale PRETEDOHET,
    por varferimi i shqiptareve dhe lenje e tyre te vdese ne mjerim -KJO ESHTE E VERTETA qe Fshihet mbas Fjaleve

    te Luftes kunder krimit te Org.

    Nderkohe qe Krimi i Organizuar eshte ai Politike ,

    te cilet kane shkaktuar deme kolosale ktij vendi ,e kan plackitur me themele ,
    kae bere krimie ndaj njerezimit dhe i shkaterruasr jeten qytetareve shqiptare ,
    pra Politikane qe i i njef gjithe shqiperia qe ka vjedhur kte Shtet e vende ,
    si salih berisha
    ilir meta ,
    lylzime basha
    nano ,
    ruli ,
    bode,
    jozefina
    etj etj ,

    dhe per cudi nuk i shkon OFL -ja ti coje Formularin e justifikimit te pasurive ne shtepi ,
    kta qe jane Krimi i Organizuar gjasme ne Parti Politike ,
    te cilet e perdoren karten e politikanit per te plackitur e shpartalluar shqiperine
    qe e filluan karieren me breket e grrisura dhe sot ,
    i bojn karshillik shqiptareve nga Vilat lluksoze te Lalzit
    duke provokuar shqiptaret !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Pra kjo eshte nji Politike ne thelb Antishqitare ,
    kunder popullit shqiptare dhe aspak nji Politike qe syon Drejtesi .
    Me te tilla metoda ,duke perdorur dy standarte per te njejtin krim ,
    duke mos prekur Krimin Politike
    dhe shkaterruar jeten e shqiptareve qe e fituan ate para me gjake
    dhe jashte Shqiperise ,mbasi Kjo Politike e BE-se dhe Shqiperise indirekt ,
    i hoqi te drejten e punesimit shqiptareve ,ku benin nji jete normale ,
    duke i shkaterruar gjithe industrine e i detyruat qe shqiptaret te marrin rruget e Botes per te mbijetuar ,
    por edhe jashte ju mohua qendrimi apo Punesimi ,
    te detyruar shqiptaret gjeten rrugen ilegale
    per te mbijetuar .
    Pra ktu nuk eshte faji i shqiptareve por Juaji i Poltikave te skllaverimit te shqiptareve
    e cila po aplikohet edhe me kto metoda alla FLM
    por qe do ju kthehet shpejt ne bumerang juve politikkaneve te Djallit .
    Shqiptaret te kunderpergjigjen dhe t’i kerkojne Fakte OFL -se

    per dyshimet mbi pronat e pasurite e vena .
    Boll me shkerdhata me politikan antishqiptare .
    Shkoni ne Lalz dhe cojane sali berishit dhe ilir metes FORMULARET
    ke kta mafioze kriminele qe skan len trafik e krim pa bo ne shqiperi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje