Nga Bledi Lumani
Të enjten mbrëma, ndërsa kthehesha në shtëpi, u përballa me një mori makinash policie dhe autoambulance.
Mendova se kishte ndodhur ndonjë vrasje dhe sapo shkova në shtëpi, më shumë për arsye pune, se sa kurioziteti, hapa email-in për të lexuar komunikatat e policisë.
Ajo që kishte ndodhur ishte përtej imagjinatës dhe në vrullin e botimit të lajmit, as nuk i lexova fare emrat e viktimave dhe të mbijetuarës.
Kur iu riktheva sërish lajmit për ta parë, më tërhoqi vëmendjen origjina e tyre, Përmeti, prej dhe nga jam vetë, dhe kjo ndryshoi komplet qendrimin tim.
Pastaj kur lexova emrat, Anisa e Blerta, Blerta, Anisa, Anisa, Blerta, thjesht mbeta si i mpirë për disa minuta.
Hera e fundit që i kisha takuar, duhet të ketë qenë diku tek 8 apo 9 vite më parë.
Dhe deri të enjten mbrëma, jo vetëm që s’kisha dëgjuar më për to, por i kisha fshirë nga memoria edhe si emra.
Atë mbrëmje dhe të premten isha aq i tronditur, sa që nuk mendoja dot për gjë tjetër, veçse për Anisën dhe Blertën.
Anisën simpatike, gazmore sa më s’ka, e zgjuar dhe e dashur, që gjithë kohën e mbaj mend veçse të qeshur. Ashtu si të motrën, Blertën, që nuk ndaheshin kurrë nga njëra-tjetra.
Doja të shkruaja diçka, por nuk mundesha, sepse ende më dukej e pabesueshme ajo që kishte ndodhur me to.
Por, duke qenë se janë thënë e shkruar lloj lloj marrëzish për to, e ndjeva si një detyrim, për të sqaruar disa gjëra, sepse Anisa dhe Blerta që njihja unë, nuk e meritonin këtë fund.
Anisën dhe Blertën i kam njohur që adoleshent.
Ato nuk ndiqnin asnjë sekt në Përmet, siç po thuhet këto orët e fundit, por shkonin në kishë. Ishin të krishtera ungjillore.
Ungjillorët, për ata që nuk i njohin, janë feja e pestë zyrtare në Shqipëri dhe fillesa e saj në vendin tonë zë me Gjerasim e motrat Qiriazi.
I ati i tyre, po ashtu nuk kishte lidhje me asnjë sekt dhe nuk shkonte as në kishë. Ashtu si dhe e ëma, me sa mbaj mend.
Kur mbaruan gjimnazin, erdhën në Tiranë, për të vazhduar shkollën e lartë, njëra për Inxhinieri, tjetra për Ekonomik.
Dhe natyrisht, vazhduan të shkonin në kishë, sepse ishin besimtare të krishtera.
Deri pak vite më parë, shkonin në kishen “Rilindja”, që drejtohet nga pastor Fitor Muça.
Biles herën e fundit që i takova, sapo kishin dalë nga takimi i së dielës në kishë.
Për shkak të një pakënaqësie me pastorin e kishës, sipas informacioneve të mia, Anisa me Blertën nuk shkuan më në kishë. Madje ndërprenë kontaktet edhe me besimtarët e tjerë, miq të tyre, të cilët i merrnin në telefon për t’i takuar.
Pra, deri në këto momente, ishin vajzat më normale të mundshme, që e donin jetën dhe që falnin veçse mirësi dhe dashuri, për këdo që njihnin.
Nuk ishin ato të “çmendurat” që po përpiqen t’i vizatojnë në media, që nuk mbanin telefon, nuk iu flisnin njerëzve, apo nuk dilnin jashtë shtetit, se nuk ua lejonte “sekti” që ndiqnin.
Se çfarë ka ndodhur me to kohët e fundit, mbetet për t’u sqaruar, por duhet thënë se raportimet në media, që ato agjëronin me qëllim që të vdisnin, me qëllim pastaj që të ringjalleshin, janë një çmenduri edhe më e madhe e asaj që ka ndodhur.
E vetmja gjë e qartë në këtë histori, është fakti se nëna e vajzave dhe Blerta, të tronditura nga vdekja e Anisës (zbulimi i si cilës mund të zbardhë gjithë historinë), të shokuara nga ajo që ka ndodhur, kanë filluar të agjërojnë dhe luten, me shpresën se ajo do të ringjallej.
Dhe pastaj situata iu ka dalë jashtë kontrollit, duke kaluar në një ekstremitet tronditës, ku nuk ka më lidhje as logjika njerëzore dhe as besimi në Zot.
Blerta mund të zbardhë atë që ka ndodhur në ditët në vijim, kur shpresoj që të vijë në vete dhe të jetë e vetëdijëshme për atë që ka ndodhur, ndërkohë që ne të tjerët, thjesht duhet të presim e të mos shpikim historira të paqëna.
Dhe pse jo, edhe të lutemi për Blertën. Duke nisur nga pastori i saj, që çuditërisht ka heshtur këto ditë, e deri tek ne që i njihnim dhe i lamë në harresë, të rrëmbyer nga jeta e përditshme e Tiranës.
Se i harruam kur ishin gjallë (Anisën dhe të ëmën), t’i mohonim sikur s’kanë ekzistuar apo se kanë qenë thjesht tri femra të marra, do të ishte edhe më e rëndë.
Ndihem e tronditur si mund ti ndodhe kjo gje dy vajzave te profilit te tyre, NUK i perkisnin nje shtrese te rendomte, JO. Mendoj se momenti kur babai i tyre eshte ndare nga jeta do te kete qene momenti kur psiqika e tyre nuk e ka perballuar dot. Blerten ne pune e kisha njohur si vajze inteligjente, te shkathet, vajze e mire qe shihte punen e saj .Shpresoj te mbledhe forcat dhe t’a kaloje kete moment shume te veshtire ku ndodhet.
Blendi,
Ky shkrim i sinqerte te ben nder ty, si permetar, si nje i njohur i viktimave te kesaj tragjedie, si gazetar qe i meshon se mires dhe njerezores, si nje luftues i spekullimit me lajmin.
Une personalisht te besoj dhe te vleresoj per kete publikim.
Sa i takon hamendesimeve te tua per shkaqet dhe faktoret qe cuan ne transformimin e ketyre grave te respektuara dhe te fundit te tyre tragjik, me duhet te them se je thjesht ne fushen e hamendesimeve, per me teper se per nje kohe bukur te gjate, sic e thua edhe ti vete, nuk ke qene ne kontakt me to.
Une mendoj se per parandalimin e ketyre tragjedive, duhen lene organet e specializuara te shtetit te perfundojne hetimet, t’i komunikojne publikut me transparence perfundimet dhe rekomandimet e tyre dhe, pas kesaj, media mund te udheheqe nje debat publik me specialiste te fushave perkatese, me sociologe dhe opinioniste qe te edukojne publikun dhe vecanerisht shtresat vulnerabel ndaj rreziqeve te rreshqitjes ne abysin e spekullimeve te teorive dhe praktikave te sekteve feature apo derivateve te tyre.
Sapo ta tha shqip zoteria. Do perseri te besosh se ishin ne nje sekt te rrezikshem qe u mori mendjen dy gocave me shkolle te larte qe te veteflijoheshin. Sa patetike. Nuk gjen asnje arsye ne tronditjen njerezore per vetevrasjen? Turp. Po le te nenkuptohet se ishin ata te Jehovait. Por edhe kur provat jane mu sa nje gomar prape nuk doni.
Ke shume te drejte… duhet te lutemi per Blerten dhe te vajtojme humbjet e saj pastaj shohim ku ka shkuar keq historia qe te mesojme si te kujdesemi me mire per njerezit qe kemi prane…
T’u vije turp atyr qe 1 ore pas lajmit hodhen sa deshen balte mbi Deshmitaret e Jehovait. Shpresoj te japin llogari ligjerisht per shpifjet etyre.
Te zhduken nga Shqiperia deshmitaret e Jehovait dhe te gjithe sektaret e tjere!
Avash ti ore,te kepusin qafen nga kane ardhur se nuk na mjaftojne ne ato kisha e xhami qe kishim por duhet te kete edhe me shume se 150 sekte Hajt sikterisuni.Do dhenkemi dhe llogari biles.KEPUSNI QAFEN
UNGJILLORER JANE DESHMITARE TE JEHOVAIT ME PARE U THOSHIM UNGJILLORE NDAJE MOS GENJE VETEN APO TE LUANI ME TERMINOLLOGJINE .
SA ME SHUME TE VDESIN NGA KETA ME MIRE ESHTE PER SHOQERINE PASTROHET SHQIPERIA .
KETA JANE PLEHRA NJEREZ QE NUK SHERBEJNE PER ASGJE .
HAAAA JETOJME 2020 EPOKEN E INTERNETIT DHE DALIN DISA TRU SHPELARE MENDOJNE SE DO RINGJALLEN JAM KURRIOZE SI DO RINGJALLET A KANE QENE NE SHKOLLE KETA A E NJOHIN ANATOMINE E NJERIUT ?
NJERIU ESHTE QENIJE E GJALLE QE LINDE DHE VDESE KY ESHTE CIKLI I JETES SI KA MUNDESI TE BESOSHE DOGMA TE TILLA QE DO RINGJALLESH .
Ka vetem nje te vertete qe as ju, si autor i shkrimit nuk doni ta tregoni. Predikimet fetare kane bere qe te ndodhe kjo lloj tragjedie duke u shperlare trurin ketyre te shkreteve.
Shqiperia eshte bere vater e lloj lloj sektesh fetaresh ekstremiste, me vehabist e me deshmitar jehovai e me ungjillor a ku ta di une.
Per kete arsye keto lloj sektesh duhet te ndalohen me ligj pasi po marrin ne qafe njerez te pafajshem dhe jane rrezik i vazhdueshem edhe per te tjeret.
Tashti do dalin gjithe permetaret e gjithe protestantet per te na shpjeguar se behet fjale per rast ekstrem dhe se keto nuk perfaqesojne as Permetin as protestantet. Dakort jam, po here tjeter mos na u fryni si gjela kur thoni se jam nga Permeti, se krahine si gjithe te tjerat eshte dhe njerez te te gjitha llojeve nxjerr.
Nuk gjej me te voglen llogjike tek ky shkrim,madje eshte shume djallezor.
Jo vetem qe kerkon te mbroje ” kishen ungjellore” te ciles i perket edhe vete ky gazetari( gangrena* vazhdon e rritet),por kerkon edhe ta shfaqesoje… besimet shfaqesohen nga zoti…aktet nga gjykatat,jo nga ty.
I paska njohur ky….kur besonin…kur s’besonin nuk i paska njohur?!
Ropt ku ti keshë…njeri pa vlera.
Iken se u zune me pastorin…por ky do lutet per te mbijetuaren….cte permban pragu.
* gangrena e nderrimit te fese nga shqiptaret vazhdon…gangrena eshte ajo qe te ha kocken avash avash…dmth ha qenjen toni si komb
Kur e lexova kete lajm,mu duk e pabesueshme,sepse, shpesh lexojme gjera te cuditshme,neper vende te tjera,dhe themi ,a ma keta sjane njerez,kushedi se mendojne si ne,ose sa fillon te lexosh shef nje emer te huaj dhe mendon sjane shqiptare,por kur e degjon ne vendin tend ,ngelesh pa mend. Se keto kane qene femrt te mira une spo mendoj ndryshe,por qe ne trurin e tyre ka skatuar dicka,qe i ka nxjerr jashte orbite ta gjejne,e te sherbeje si busull per te tjeret. Qe keta te fese kane gisht ne ideollogjine e tyre,jam e sigurte, qe duan te bindin ty se krishti do vije nje dite ne toke e do ngjallet. Biles jane si mastici,qe duan te te bindin se eshte keshtu. Plus qe ne nje lidhje miqesore u vetvra njeri,dhe thonin ata te benin pjese ne kete grup qe do te ringjallet.Biles diten e vdekjes donin edhe te kendonin ne menyren e tyre. Nje gje eshte e cuditshme se si kane hyre dy vajza te diplomuara.
Cili ishte konflikti me pastorin Fitor Muca? Si i hidhni keto shashka keshtu? Pas ketyre fjalive mund te jene llafe kot, ose mund te dale nje situate prej perbindeshash. Pse i nderprene te gjitha marredheniet.
Shikoni pak pastorin
Me behet qejfi te lexoj nje shkrim pozitiv dhe te mire ne Shqiperi. Duhet te lutemi per Blerten te behet mire fizikisht dhe shpriterisht.
Ajo gjëja e vetme e qartë në atë histori që thua, nuk është aspak e qartë. Është marrëzi dhe çmenduri.
Me ne fund nje shkrim per te qene nga nje qe e meriton emrin gazetar. Turp atyre gazetareve te tjere qe e perdorin kete ngjarje thjesht per te krijuar lajme bombastike dhe demtuese.
Kisha “Rilindja”!Cuditerisht asnje lidhje me cfar bene??!
Gazetari meqe qenka nga Permeti, i paska njohur ne kohen e adoleshences dhe paska dhjete vjet pa i takuar, na ben nje shkrim per shkrim. Perkunder keqardhjes per kete drame familiare, vajza qe ka shpetuar, me ligj, duhet te merret e pandehur per bashkepunetore ne krim dhe moskallzim krimi.
Po Djallin perse e perjashtoni
Nje ngjarje tragjike,ku nje familje,fillimisht babai e me pas,nena me dy vajzat e shkolluara,me ndergjegjje te plote,veteflijohen,per t’u ringjallur me pas sipas ritit qe kishin ushtrua dhe i besonin.Ne shenimet qe ato kanë lënë,të ndërgjegjshme,pranojnë dhe besojnë në veprën e tyre makabre,madje kane shpresuar duke e mbajtur kufomen ne shtepi,duke e fshehur veprimin e tyre sa absurd,kriminal me permasa horrori.Ka ne bote qindra mijera individe,sekte,shoqata dhe besime te ngjashme,te cilet torturojne,sajatojne apo flijojne veten.Te tille,harakire,murgjer,kallogjere,njerez bombe,eremite,askete,e flijojne veten per arsye idiote,besime absurade.Rasti konkret eshte shenderruar nga media ne nje telenovele(Realliti shou),ku ne çdo moment qe te ndezesh televizorin,fillon telenovela.Njerez “eksperte”,psikologo,teologe,avoketer,studiues dhe lloj-lloj euriditesh,torollisin shqitaret me kete akt ekstrem,a thua se rreth jesaj ngjarjeje varet tere fati i kombit tone,te cilin e ka pllakosur hataja,zija kombetare,Ne Amerike,degjon ngjarje shume here me makabre,ne Austri,Gjermani’Belgjikr,Rusi, e ne tere biten,prinder kriminelr vrasin tere familjen,njerez ne mase te msdakruar,terror dhe ekzekutim mbi 80 persona ne Norvegji dhe shume ngjarje te tjera horror.
Por,te ne,kjo njarje e pazakontr,por e kryer me vetedije te plote nga protagonistet,shenderrohet ne çeshtje te dites,u kallet data shqiptareve dhe shenderrohet ne telenovele.Nuk kam asgje me shkruesin e ketyre rreshtave,po askujt,besoj nuk u intereson se kush dhe si ishin te vetesakrifikuarit per hire te indoktrinimit te tyre ekstrem,duke sakrifikuar jeten dhe duke bere spektakel makaber dhe kriminal,duke mis e varrosur kufimen dhe duke pritur ringjalljen.Kushdo eshte i lire te kete konsiderata,ti ngushelloje te afermit,te marre pjese ne ceremonine mortore,po te kete para mund tu ngreje permendore,ose ta ktheje vendin e varrimit ne vend peligrinazhi.Po mjaft se po ua beni te rende diten dhe po tmerroni femijet kudo ne vend.Mjaft me se e keni kaluar maden me nje tragjedi personale njerezish te indoktrinuar,dhe te nderhjegjshem per çfare po benin.
Per mua ky artikull eshte me shume nje perpjekje per te ngritur imazhin e gocave (dhe kjo eshte per te pergezuar) por fatkeqesisht me nje tendence per te perbaltur persona te tjere apo duke dashur te hedhi “drite “ ne pista te tjere por qe perseri ngelen ne nivel hamendesimesh.
E kam lexuar disa here kete artikull dhe kam vene re qe jane ndryshuar mbi tre here fjalet konflikt, pakenaqesi, qejfmbetje. Nese ky artikull do te sillte nje te vertete nuk mendoj qe do duhej te editohej e pershtateshin fjalet kaq shpesh ne pak kohe????
Ka dhe mosperputhje te tjera po brenda shkrimit qe mund te ve re, e megjithate nuk e shoh me vend fare te kapem. Personalisht dyshoj vertetesine e ketij shkrimi. Me shume me duket si perpjekje emotive duke lene menjane forcen e arsyes ne menyre te pavetedijshme ose ne rastin me te tinezar te qellimshme.
Do ishte me e urte nga ana e gazetarit, te ngelej te motivi I pare ne shkrimin e artikullit- ngritja e imazhit te vajzave dhe nje prezantim disi ndryshe nga sa po I bejne profesionistet e shendetit mendor, apo vete koleget e tij me lajme te formave te ndryshme ne keto dite sesa te ngaterrohej me aludime e hamendesime te ndryshme qe as e ka kompetencen e as te drejten.
Per mua ky artikull eshte me shume nje perpjekje per te ngritur imazhin e gocave ( dhe kjo eshte per te pergezuar) por me nje tendence per te perbaltur persona te tjere apo duke dashur te hedhi “drite “ ne pista te tjere por qe perseri ngelen ne nivel hamendesimesh.
E kam lexuar disa here kete artikull dhe kam vene re qe jane ndryshuar mbi tre here fjalet konflikt, pakenaqesi, qejfmbetje. Nese ky artikull do te sillte nje te verete, mendon qe do duhej te editohej e pershtateshin fjalet kaq shpesh ne pak kohe????
Ka dhe mosperputhje te tjera po brenda shkrimit qe mund te ve re, e megjtihate nuk e shoh me vend fare te kapem. Por personalisht dyshoj vertetesine e ketij shkrimi. Me shume me duket si perpjekje emotive duke lene menjane forcen e arsyes ne menyre te pavetedijshme ose ne rastin me te tinezar te qellimshme.
Do ishte me e urte nga ana e gazetarit, te ngelej te motivi I pare ne shkrimin e artikullit- ngritja e imazhit te vajzave dhe nej prezantim ndryshe nga sa po I bejne profesionistet e shendetit mendor, apo vete koleget e tij me lajme te forma te ndryshme ne keto dite sesa te ngaterrohej me aludime e hamendesime te ndryshme qe as e ka kompetencen e as te drejten.