Familjarët i bënë ceremoninë mortore, kthehet pas dy muajsh në shtëpi

7 Korrik 2020, 09:06Lifestyle TEMA
Familjarët i bënë ceremoninë mortore, kthehet pas dy muajsh

Një kinez, i cili ishte deklaruar më parë i vdekur nga doktorët, u kthye në shtëpi i gjatë duke lënë familjarët e tij pa fjalë.

43-vjeçari i njohur me emrin Jiao, u rikthye pas dy muajsh në shtëpi, pasi familja kishte bërë ceremoninë mortore dhe dërguar trupin e tij në krematorium.

Xhaxhai i 43-vjeçarit deklaron për mediat se familjarët e tij janë tronditur nga kjo ngjarje dhe besojnë me të vërtetë se ai është ringjallur.

Por në fakt e vërteta është ndryshe. Mësohet se mjekët kanë deklaruar se e kanë ngatërruar z. Jiao me një pacient tjetër, që sipas tyre ishte shumë i ngjashëm.

Jiao kishte humbur kontaktet me familjen në fillim të marsit. Të shqetësuar ata raportuan në polici, e cila një muaj më vonë i lajmëroi se i afërmi i tyre po trajtohej në një spital në Wenzhou.

Ata mbërritën një ditë më vonë në spital ku mësuan nga doktorët se Jiao me shumë mundësi nuk do të mbijetonte për shkak të sëmundjeve ngjitëse të shkaktuara nga tuberkulozi.

Xhaxhai tregon se nuk mundi ta identifikonte nipin e tij, të cilit i kishin vënë maskë dhe një makinë oksigjeni. Pas disa ditësh ai u deklarua i vdekur dhe trupi u çua menjëherë në krematoriumin e Chongqing për shkak të masave strikte të koronavirusit.

3 komente në “Familjarët i bënë ceremoninë mortore, kthehet pas dy muajsh në shtëpi”

  1. Pensionist says:

    Ja, kjo eshte ”ringjallja”, more u marte e mira me gjithe gabimet gjuhesore, qe na e bete kete te bekuar gjuhe, sikur te ishte kosh me lakra dhe ju gazetaret dukeni si fshateret, katundaret (me mire fermeret, se keshtu u pelqen me shume) prodhuesit e lakrave!…

  2. Tironci says:

    Dicka nuk qendron,
    Po karte identiteti a kane kinezet apo jane ashtu me emra dhe kope si puna e deleve.
    Ai pacienti besoj se ka pasur nje portofol ne xhep, nje celular apo ku ta di une dicka personale.
    Pastaj nga e moren vesh ata te spitalit se kush ishte personi i semure qe lajmeruan familjen.
    Vetem kina nuk te fal per keto gjera se eshte vend komunist dhe i ruhet shume personave qe mund te ndryshojne identitetin se sjellin rrezik per rregjimin atje.

  3. Alaron says:

    Eee Pensionist keke me rrah Pallen ti. Te shkume Filipit ta marrsha .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje