Ish kryeministri i Kosovës Bujar Bukoshi ka reaguar pas njoftimit për dorzimin e aktakuzave ndaj disa ish drejtuesve të UÇK. Bukoshi ka theksuar në deklaratë, faktin që Gjykata Speciale po përdoret për të diktuar poltikën ditore në Kosovë dhe kjo mund të dëmtoj edhe drejtësiën edhe politikën. AI thekson se të nxjerrësh në plan të parë papërgjegjësi të ndodhura gjatë luftës dhe pasluftës, duke inkriminuar gjithë zinxhirin komandues të rezistencës shqiptare, do të thotë të humbësh sensin e drejtësisë për atë që ka ndodhur në Kosovë.
Ja deklarata e plotë:
“Përpjekja për të kriminalizuar luftën, si një nga instrumentat kryesorë të lirisë së Kosovës, është përpjekje për të zhbërë legjitimitetin e lirisë së Kosovës.
Ta nxjerrësh në plan të parë papërgjegjësi të ndodhura gjatë luftës dhe pasluftës, duke inkriminuar gjithë zinxhirin komandues të rezistencës shqiptare, do të thotë të humbësh sensin e drejtësisë për atë që ka ndodhur në Kosovë.
Në Kosovë dështoi drejtësia e importuar nga Perëndimi në emër të shtetit të së drejtës, dhe po ashtu do të dështoj drejtësia e eksportuar në perëndim, në emër të ndëshkimit të shqiptarëve.
UÇK dhe udhëhqësit e saj, nuk mund të bëhen sot ushqim për politikat e ditës në Kosovë, Serbi, por dhe në Perëndim. Kush mendon se duke përdorur Gjykatën Speciale, mund të diktoj politikën në Kosovë, dëmton edhe drejtësinë edhe politikën. Kosova është mësuar t’ia dal sa herë drejtësia ka qenë mjet politik kundër shqiptarëve.”
Bujar Bukoshi ka qenë kryeminsitri i parë i Kosovës që udhëhoqi institucionet paralele të shtetit të Kosovës, themeluar nga Ibrahim Rugova, deri në çlirimin e saj. Më pas ai ka qenë deputetë zëvendëskryeministër dhe ministër në qeveritë e pasluftës.
Me duket vleresim i Drejte! U Pa qarte qe perdorimi i Prokurorit Special ishte Politik dhe Kundra Kosoves .
Emrin e ketij Bujarit,per hir te se vertetes e lidh vetem me 97-en,ose me perpjekjen e tije “bujare” per te derguar 350 “trima ” te armatosur nga Kosova,paraushtaraket e tije kunder Jugut.
“Patriot” i madh.
PS,mos do ti shkonte me shume e kunderta e peremrit bujar,p.sh. Shpirtvogel Bukoshi.
Gjithmone per hir te se vertetes, lexoni shtypin e kohes dhe do vertetoni fjalet e mia.
Duke u munduar te ruaj etiken i pakit epitet qe une mund te konsumoj eshte antishqiptar.
Po sikur keta ne Perendim e kane drejtesine e pavarur, pasi kryeministri Bukoshi po thote se po perdoret si mjet politik kunder shqiptareve. Kush fshihet realisht pas kesaj farë drejtesie?!
Demton edhe “drejtesine” edhe pulitiken e grupit Pronto Haram. Kurse simbioza PyDyKy-LyDyKy tash ka dale ne shesh ne formen me te neveriteshme. On the highway to hell.
Bukoshi dhe Berisha! Qeveria e perkohshme ne mergim dhe shkaterimet neper Shqiperi! Per kata te dy duhen hapur hetimet! Mu kujtua dhe Ylli,kazani,Rakipi! Sa mori Ylli nga Sali -Bukoshi? Po Lesi po te tjeret?
Faleminderit shuuume fisniku Bujar