Dialogu me Serbinë, Avdullah Hoti 2 orë takim me Macron

7 Korrik 2020, 20:09Rajoni TEMA

Rreth 2 orë ka zgjatur takimi ndërmjet Kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti me Presidentin e Francës Emmanuel Macron.

Kryeministri Hoti i ka vlerësuar të shkëlqyera marrëdhëniet e Kosovës me Francën ndërsa ka vlerësuar se Franca ka luajtur rol kyç në të gjitha fazat e shtet ndërtimit të Kosovës.

Në një status në Facebook pas takimit, Kryeministri Hoti shkruan se Franca mbetet e përkushtuar për të ndihmuar Kosovën në procesin e dialogut me Serbinë, i cili sipas tij duhet të përfshijë njohjen reciproke dhe normalizimin e marrëdhënieve.

Hoti njoftoi se në takim është diskutuar për zhvillimet në Kosovë dhe rajon me fokus në perspektivën eurointegruese, si dhe çështjen e liberalizimit të vizave.

Derisa Kryeministri Hoti ka ftuar për vizitë në Kosovë Presidentin Macron, i cili sipas tij e ka mirëpritur ftesën dhe do të vizitojë Kosovën në një moment të përshtatshëm për të.

Në këtë status nuk është përmendur fare samiti i Parisit. Ndërkohë nga qeveria e Kosovës ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse Kosova do të përfaqësohet dhe nga kush në këtë samit, si dhe në shënimin e rifillimit të dialogut Prishtinë-Beograd, i cili sipas Brukselit zyrtar do të ndodh më 12 korrik në Bruksel.

2 komente në “Dialogu me Serbinë, Avdullah Hoti 2 orë takim me Macron”

  1. Baliu says:

    Dy ore mbeshtetje te forta nga Macron, Dulla po del vazhdues i denje i “komandantave”.

  2. fierza says:

    Ca te tha????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje