Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) pesë persona kanë ndërruar jetë dhe janë zbuluar 120 raste të reja me këtë virus, transmeton Anadolu Agency.
Numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në vend arrin në 7.244, i të shëruarve në 3.324, ndërsa numri i viktimave në 351. Aktualisht, numri i rasteve aktive është 3.569.
Siç informon Ministria e Shëndetësisë, sot janë raportuar 125 persona të shëruar nga COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1.367 teste, ndërsa numri i përgjithshëm i testeve të kryera deri më tani kap shifrën 69.426.