ANALIZA: Vuçiç njeh Kosovën nëse Serbia hyn në BE deri në 2026-ën

6 Korrik 2020, 14:42Rajoni TEMA

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka lexuar kohët e fundit shumë libra të historisë gjermane dhe duket se ka nxjerrë disa mësime. Gjatë një interviste të fundit me gazetën europiane “Politico” në Bruksel, Vuçiç sinjalioi për herë të parë se ishte i gatshëm të bënte një shkëmbim të madh politik në emër të Serbisë: njohjen e Kosovës për anëtarësimin në BE.

Edhe pse është hedhur disa herë poshtë nga Beogradi zyrtar, Vuçiç duket se ka shfryëzuar pandeminë për të reflektuar për të ardhmen e vendit të tij, duke deklaruar se Serbia duhet të behët pjesë e unionit europian në vitin 2026. Por edhe pse nuk ka çuar përpara shumë prej reformave të kërkuara nga BE, përkundrazi, ka bërë hapa pas, Vuçiç duket se ka kuptuar se ka një çelës magjik që mund t’i hapë dyert unionit: Kosovën.

Duke folur nga Brukseli, presidenti serb deklaroi se kishte vendosur të merrte shembull nga Gjermania moderne, e cila është pajtuar me humbjen e territorit që dikur e konsideronte të vetin, dhe në vend të kësaj u përqendrua në ngritjen ekonomike dhe promovimin e kulturës dhe vlerave të saj. Vuçiç, për të cilin Gjermania është një model edhe për Serbinë, sinjalizoi se ishte i gatshëm të pranojë se Kosova nuk është më krahina e saj, nëse i hapej rruga e anëtarësimit në BE.

Ai iu referua dy herë vetes si një “djalë i vogël nga Ballkani përballë superfuqive botërore”, një përshkrim i çuditshëm jo vetëm sepse ai është i gjatë 2 metra, por se gjatë gjithë dekadës së kaluar, presidenti serb duket se ka hapur dyert e vendit të tij për fuqitë si Kina, Rusia, Turqia, Katari

Vuçiç ishte në Bruksel për të takuar zyrtarë të lartë të BE-së javën e kaluar, një ditë pas anulimit të bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë me udhëheqësit e Kosovës, për shkak të aktakuzës për krime lufte kundër presidentit Hashim Thaçit. Ky zhvillim sipas Vuçiç ka ndryshuar çdo plan të gatshëm për paqen midis serbëve dhe shqiptarëve, duke e bërë rrugën që do të marrë dialogun mes Serbisë dhe Kosovës të panjohur.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian, do të rinisë më 12 korrik. Zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano, ka konfirmuar të hënën, se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidenti serb do të takohen për raundin e ri të bisedimeve. Po ashtu, presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel mësohet se do të mbajnë një video-samit të premten, më 10 korrik, me përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë.

Por, pavarësisht asaj që ishte arritur me SHBA-në, Vuçiç është treguar i shpejtë për të vendosur kushtet e “deal-it” të ri me BE-në.

Në Bruksel, bisedimet e Shtëpisë së Bardhë nuk ishin parë me shumë entuziazëm. Diplomatët e BE-së u ankuan se i dërguari i posaçëm i SHBA Richard Grenell i kishte përjashtuar nga procesi.  Disa zyrtarë të BE-së gjithashtu kishin frikë se administrata amerikane mund të kryesonte një marrëveshje për ndryshimin e kufijve të Kosovës dhe Serbisë, megjithëse Grenell tha se ai nuk favorizon një shkëmbim të tillë dhe BE nuk ka një qëndrim të përbashkët për këtë skenar.

Vuçic megjithatë, nuk e ka mbyllur derën e takimeve të ardhshme në Uashington: “Kurdo që të më ftojnë do shkoj. Si mundet që një djalë i vogël nga Ballkani të refuzojë të flasë me dikë nga Shtëpia e Bardhë?”, deklaroi Vuçiç. Megjithatë, ai theksoi se bisedimet e sponsorizuara nga BE duhet të rifillojnë përkundër aktakuzave të ngritura kundër Thaçit dhe se pret të takohet me kryeministrin Avdulla Hoti në Bruksel gjatë javëve të ardhshme.

Duke ndalur tek kufijtë dhe teza për ndryshimin e tyre, Vuçic tha se: “Unë jam i gatshëm të diskutoj çdo çështje të vetme, i gatshëm për të diskutuar të gjitha propozimet që mund të vijnë nga kushdo.”

Por ai gjithashtu theksoi se nuk do të pranojë një marrëveshje kur Serbia humbet gjithçka dhe Kosova fiton gjithçka. Sipas presidentit, për Serbinë, çështja e Kosovës është e lidhur pazgjidhshmërisht me anëtarësim në BE. “BE na e ka bërë të qartë se Serbia nuk mund të bashkohet me unionit, derisa të arrihet paqja me shqiptarët”, deklaroi ai.

Por Vuçiç tha që BE do të duhet të ofrojë një garanci për anëtarësim para se Serbia të nënshkruajë në një marrëveshje paqeje: “Ndoshta serbët do të pranojnë të njohin pavarësinë e Kosovës për të marrë ndoshta anëtarësimin në BE në të ardhmen”, deklaroi ai.

Serbia ka nisur bisedimet e anëtarësimit me BE-në që nga viti 2014, dhe Vuçiç tha se qëllimi i tij ishte që të përfundojë negociatat në vitin 2024 dhe të bëhet anëtare e unionit në vitin 2026. “Ne duhet të shpejtojmë procesin tonë të BE”, tha ai.

Ky afat kohor është cilësuar nga shumë zyrtarë të BE-së si shumë ambicioz, për shkak të problemeve serioze me sundimin e ligjit dhe korrupsionit.

Ndërsa ishte ulur për intervistë në bazën diplomatike të Serbisë në Bruksel, Vuçiç qëdronte prapa një me Serbinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor të ngjyrosura ne gri, të rrethuara nga anëtarët e BE-së me të verdhë. “Harta, tha Vuçiç, trego jo vetëm që Serbia ka nevojë për BE por edhe se BE ka nevojë për Serbinë.

Por BE-së ende i duhen ende fakte bindëse. Javën e kaluar, gjashtë anëtarë të BE bllokuan hapjen e një kapitulli të ri në bisedimet e anëtarësimit të Serbisë, kryesisht sepse ata ishin të zhgënjyer nga ndecja e reformave.

Një pikë tjetër e fërkimit me BE-në është politika e jashtme. Jo vetëm për shkak të lidhjeve të Serbisë me Rusinë, por edhe për shkak të bashkëpunimit të ngushtë të Vuçic me Kinën.

Gjatë krizës së koronavirusit në Mars, Vuçic shprehu mirënjohjen e tij për Kinën pas dërgimit të furnizimeve mjekësore, duke i shkruar një letër presidentit kinez Xi Jinping dhe duke deklaruar se “vendi i vetëm që mund të na ndihmojë është Kina”. Ai madje puthi një flamur kinez kur përshëndeti ardhjen e mjekëve kinezë dhe hodhi poshtë solidaritetin e BE-së.

Kjo nuk u prit mirë nga asnjë nga vendet anëtare të BE-së. Megjithatë, Vuçiç nuk u distancua nga komentet e tij: “A gënjeva? A thashë diçka që nuk është e vërtetë. Çfarë ndihme ka ofruar Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Europian, nga italianët, nga Franca, nga Spanja?”, deklaroi ai

50 vjeçari e filloi karrierën e tij politike në Serbi si ultranacionalist. Ai ka punuar si ministër i informacionit në kohën e Slobodan Miloshevic, por krahasohet me Josip Broz Titon, udhëheqësin e ish-Jugosllavisë komuniste, i famshëm për luajtjen me fuqitë e mëdha, duke u hedhur nga njëri krah në tjetrin. Presidenti serb duket se po bën në këto momente të njëjtën gjë me BE-në dhe SHBA-në, duke marrë c’të mundet nga të dyja palët. (Gazeta SI)

6 komente në “ANALIZA: Vuçiç njeh Kosovën nëse Serbia hyn në BE deri në 2026-ën”

  1. Bbb says:

    Asnje marreveshje…..me ndermjetesine e askujt….
    Terheqje e menjehershme nga te gjitha negociatat
    Skemi mbijetuar kaq shekuj me marreveshje…

  2. Désert says:

    Vucic eshte kodoshe e loze lojen me gjashte porta ai nuk ka per ta njohur kosoven pasi kosova nuk eshte prone e tije eshte populli serbe me nje referendum qe do pyetet dhe ju mendoni qe me nacionalizmin serbe qe ne e njohim do pranojne kosoven asnjehere .
    Serbia do hyje ne europe pa e njohur kosoven kosova do kaloje ne nje statusko deri ne autonomi
    Mos te behemi patriote si Albin Kurti patriot fb apo mitingashe nuk ka kosove shtete

  3. Do behet says:

    Ti po. Eshte koha e bisedimeve, jo e armeve. Serbia dhe kosova do ta njohin njera tjetren. Pas kesaj, sfida e tyre mvetet rritja e mireqenies. Kam qene ne serbi. Ata kane problemet e tyre, si dhe ne. Njerezit e thjeshte meren me hallet e zakonshme te jetes. Eshte politika ajo qe fryn urrejtjen mes popujve.

  4. mario says:

    Ky eshte Politikan.Ta kesh meri por jepi hakun,po e luan politiken ne menyre perfekte per popullin e tij.Nuk e diskutoj qe ne vendin e tij e urrejne sepse eshte Ballkan,te gjithe jane njesoj per te share dhe nxjerr syte.Shikoheni si e pret Merkel,Macron dhe te tjere sepse e din qe eshte shume i rafinuar dhe i zgjuar.Ka luajtur nje politike si Tito,me te vetmin ndryshim se nga nje njeri qe ishte minister ne kohen e Sllobos,duhet te ishte nje figure e djegur ne boten demokratike,por jo ne Serbi,se Serbia kurre ska per tu bere nje vend demokratik(Sepse jane Serb dhe ne gjakun e tyre vlon vetem dhune dhe luftera,pra gjak).Por ky njeri i beri aleancat me Rusin dhe Kinen te arrijne ne stadin me te larte,eshte i paprekshem tani.Me nje Amerike qe ne kte kohe dhe aleatet kryesore Europjane po e lene,ky njeri po te doje neser te hape lufte asnje nuk e ndalon dot me se ka kinen dhe rusin nga mbrapa.Nga ana ushtarake eshte bere super,super fuqi ne ballkan.Nuk do shume zgjuaresi me kuptuar pse po armatoset kaq shume kur Croacia eshte ne europe dhe Kosoven : e mbron amerika:Pret kohen e tij te dashur,asnje serb nuk e leshon kosoven,e quajne territor te tyre dhe eshte humbje prestigji per serbet kosova.Do kete lufte prandaj armatoset.Ne krahun tjeter Shqiptaret kane ne te vertete vetem nje Aleat.Doni apo nuk doni i vetmi aleat eshte Turqia,e ka treguar me fakte.Te theret ,Kina qe e kishin dikur aleat nuk te sheh me sy me ,se e kaluan kohen e keqe kur i duhesh flamuri Shqiptar per te bere tregeti neper bote ,kur te tjeret nuk e lejonin.Europianet nuk na shohin me sy,u ndryshi pak opinioni prej Edit qe per fatin tone e njeh politiken,por eshte i vetem,te theret jane per tenxjerre syte.Amerika qe ne themi eshte Aleati jone i madh,eshte gjithmone Momenti.Amerika si kjo e Trampit qe nga politika eshte 0 po ti dale nje shtet tjeter me oferte te mire te hedh poshte me te paren.Pra pyetja eshte kush do i mbroje Shqiptaret.Rusia Never,Kina Never,Greqia Never ,se e kane treguar qe jane ne krahun e Serbit, Europa po jo e jo,atehere kush?I vetmi qe te mbron eshte vetvetja,edhe ato pak fonde qe ka qeveria duhet te blej arme,jo lloqe kavaje.Armet ishin,sistemi i mbrojtjes ishte i perkryer se u ndertua per 40 vjet,asnje shtet nuk kishte ate mbrojtje qe kishim ne ,te flasim pa inate per ato kohe,mbrojtj ishte,ekzistonte.Halli madh eshte qe ku jane tani Flota detare,armatimet,topat,sistemet kundra ajrore,etj,etj.A e kuptoni tani o popull shqiptar ,nga dy anet,cfare i kane bere ketij vendi dy figurat kryesore ne politiken shqiptare Sali Berisha dhe Fatos Nano.Te dy jetojne si derra,jane miljonere dhe asnje gje si hyri ne kembe.Sali Berisha ka punuar ne menyre te hapur dhe ndonjehere te kamufluar ne sherbim te armiqeve me te eger te shqipetareve ,per Serbet dhe Greket.Jo larg ketij te njejten rruge ka bere dhe Fatos Nano,per Greket dhe Serbet sherbim apsolut,por ky kishte dhe anen tjeter se ishte dhe i shthurur dhe pijanec.E kuptoni or Shqiptaret e mij,ku perfunduam.Do kerkojme ndihme nje dite por asnje sdo na ndihmoje.Forget about Nato,po fitoj prap Trumpi mos u habisni qe ai per inat te Europianeve te dali fare nga Nato,dhe pastaj ku do mbyten Shqipetaret kur kane perqark Greket dhe Serbet qe vazhdojne e armatosen ne menure te paarrire.Mblidhni me ndjen Shqiptare,kendej dhe andej,denoni si fillim kryetradhetarer Nano dhe Berisha ,me i treguar Greko -Serbeve qe shqipetaret jane zgjuar,dhe filloni blini arme nga Turqia,Izraeli qe kane arme pa hesap dhe jane vetem keta qe kane nje fare rrespekti per ne,te tjerat jane lloqe.Kohe te veshtira po vijne per kombin Shqipetar,mos u genjeni nga Kurva Plake Europe,edhe mbas 30 vjet te tjera do jeni aty ku jeni,nuk fut europa shtet qe ben pjese ne Konferrncen Islamike,e njejta gje dhe per Turqine.Mos fluturoni me pras ne b… or njerezit e mij ngado qe jeni,nuk na shef njeri me sy ,dhe fajtoret kryesor jane Greket dhe Serbet qe nuk lene vend pa folur keq per ne ,dhe do ta bejne gjithe kohen derisa Greku te vije aty ku do Greku dhe Serbi aty ku do Serbi me ndihmen e kesaj Kurve Europe qe ju kujtoni se do hyni.Tung trimat e mij.

  5. Xhoi says:

    Mario: Koment i përkryer.

  6. taso kume says:

    NUK eshte zgjuarsia e Vuçiç ,por krenaria e te qenit SERBE, qe politikanet e qelbur tane kane vetem krenarine e lekut te krijojne pasuri ne kuriz te SHqiptareve per 10 breza,kush vajti ne burge ne keto 30 vjet nga keta te pangopur,perse do na mbrojne te huajt kur nuk duan vendin por vetem lekun ,ju kujtohet nje thenje e nje politikani aktual : le te ikin SHQIPTARET do vine te punojne SIRJANET, keta politikane nuk i harijne Vuçiçit as tek gjuri, nuk shikojme emigrante SERBE ne europe jane te paket ne krahasim me ne SHQIPTARET, D,M,TH politika SHqiptare ka qene dhe eshte “kolona e peste “e klanit SERBO_GREKE. MORALI “kanserin ” e kemi brenda mos tja hedhim fain te huajve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje