Deportimi i studentëve të huaj, Harvard dhe MIT sfidojnë ligjërisht vendimin e Donald Trump

8 Korrik 2020, 21:19Bota TEMA

Universiteti Harvard dhe Instituti i Teknologjisë në Masaçusets sfidojnë ligjërisht administratën amerikane për vendimin kundër studentëve të huaj.

Në një udhëzim të fundit, Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Emigracionin kërkon që ata që vijnë nga jashtë të kthehen në vendet e origjinës nëse të gjitha mësimet mund t’i marrin online.

Madje, Departamenti i Shtetit bëri me dije se nuk do të lëshojë viza dhe se do të anulonte ato ekzistuese nëse studentët e huaj nuk e kanë të nevojshme praninë në kampuse.

Por, dy universitetet prestigjioze kanë ngritur një padi duke kërkuar bllokimin e urdhrit pasi është në shkelje të kushtetutës.

“Urdhri erdhi pa asnjë paralajmërim. Duket se është ndërtuar me qëllim për të vendosur nën presion kolegjet dhe universitetet për të hapur sallat e mësimit në kampus këtë vjeshtë pa marrë parasysh shqetësimin për shëndetin dhe sigurinë e studentëve, stafit akademik dhe të tjerëve”, tha Larry Bacow, president i Universitetit Harvard.

Sipas një vlerësimi të CNN, kjo masë e qeverisë së presidentit Donald Trump, mund të prekë deri në 1 milion studentë të huaj. Kjo natyrisht ndikon edhe tek të rinjtë shqiptarë që aspirojnë apo ndjekin studimet në SHBA.

Në bazë të të dhënave zyrtare, vetëm gjatë vitit të kaluar rreth 1 mijë shqiptarë vazhduan shkollën e lartë ose kolegjin në Amerikë.

1 komente në “Deportimi i studentëve të huaj, Harvard dhe MIT sfidojnë ligjërisht vendimin e Donald Trump”

  1. PO , PO says:

    Nuk te vjen e keqja nga studentet qe kane ardhur aty ne rruge te ligjeshme e kane kontribuar me mijra e miliona dollare ne buxhetin e shtetit zoti president , por nga disa milione refugjate me origjine espanjike qe kane hyre me rruge te paligjeshme e korrupsion dhe shumica trajtohen me asistence soaciale , duke u bere barre e rende per taksapagusit amerikane ! Duket qe je hutuar nga kriza e veshtiresite qe po kalon vendi , duke te turbulluar edhe arsyetimin , kekesa me e pare per nje kryetar shteti me te fuqishem qe ka bota !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje