EKSKLUZIVE/ Nisja e hetimeve për ndeshjen Bylis-Tirana, UEFA: Nuk komentojmë për të mos kompromentuar procesin e hetimeve të tilla

8 Korrik 2020, 17:15Sport TEMA

Sfida e parë e gjysmëfianles Bylis-Tirana prej disa ditësh po “zien” opinionin sportiv, pas tolerimit që Tirana bëri në 45 minutat e dyta të lojës.

Pas asaj shfaqje të turpshme ku janë ngritur dhe akuzat për një ndeshje të trukuar, Komisioni i Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka nisur një hetim për ndeshjen në fjalë.

Mediat kanë raportuar gjithashtu se FSHF-ja ka sinjalizuar dhe UEFA pas hetimit të nisur për këtë ndeshje, ndërkohë që është shkruar gjithashtu se për skuadrën e Tiranës ka edhe një raport tjetër sinjalizimi nga UEFA, për ndeshjen e parë të Kupës mes Tiranës dhe Beslidhjes e cila përfundoi me shifrat 5-1.

Të kontaktuar nga Gazeta TemA, UEFA nuk ka dhënë asnjë detaj nëse ka ndonjë sinjalizim nga FSHF-ja për sfidën Bylis-Tirana, duke u shprehur se “nuk komenton asnjëherë mbi potencialin ose ekzistencën e hetimeve për përcaktimin e pretenduar të ndeshjes, për të mos kompromentuar procesin e hetimeve të tilla”.

“I nderuar zotëri,

UEFA nuk komenton asnjëherë mbi potencialin ose ekzistencën e hetimeve për përcaktimin e pretenduar të ndeshjes, për të mos kompromentuar procesin e hetimeve të tilla.

UEFA komunikon vetëm për raste / ndeshje specifike pasi të jenë hapur procedurat disiplinore dhe / ose të jenë marrë vendime.

Përshëndetje të përzemërta”, shprehet UEFA në përgjigjen e saj për Gazetën TemA. (Fatjon Baze-TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje