Ibrahimoviç: Unë jam lojtar, trajner dhe president, por paguhem vetëm si futbollist

8 Korrik 2020, 11:03Sport TEMA

Milani mbrëmë arriti të fitojë me një përmbysje të çmendur ndaj Juventusit me rezultatin 4-2. Ibrahimoviç arriti të shënojë një gol dhe të jetë një lider i madh në fushën e lojës.

Pas ndeshjes ai ka dhënë një intervistë për “DAZN”, që nuk do mend se ishte epike. Sulmuesi u zëvendësua në minutën e 67 dhe më pas u pa duke dhënë direktiva ndaj shokëve si të ishte trajner. Në lidhje me këtë e pyesin edhe gazetarët dhe përgjigja e Ibrës nuk ka lidhje me modestinë. Ai flet edhe për të ardhmen, ku duket i pasigurt.

“Unë jam i vjetër, nuk është sekret. Mosha është thjesht një numër. Unë jam duke punuar mirë, kam fituar ekuilibër. Ndihem mirë dhe jam duke u përpjekur të ndihmoj ekipin në çdo mënyrë. Unë jam president, lojtar dhe trajner. E vetmja gjë negative është se unë paguhem vetëm si futbollist. Nëse do të kisha qenë këtu nga dita e parë e sezonit, atëherë ne do të fitonim Serie A.

E ardhmja? Do të shohim. Kam edhe një muaj për të shijuar veten time, është një situatë të çuditshme që po ndodh dhe ne nuk jemi në kontrollin e kësaj. Unë me të vërtetë po kënaqem në Milano, pasi shkova në Amerikë, u lëndova dhe doja të ndihesha gjallë.

Unë jam 38 vjeç, nuk kam fizikun që kam pasur, por jam i zgjuar për këtë. Nuk përpiqem të bëj të njëjtat gjëra që bëja kur isha 20 vjeç. Nëse nuk bëj diferencën, atëherë nuk më pëlqen kjo. Unë nuk jam këtu për të qenë një ‘nuskë’ fati. Unë jam këtu për të ndihmuar shokët, klubin dhe tifozët e mi”, u shpreh suedezi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje