Java e derbit, zbulohet stadiumi dhe orari i Partizani-Tirana

7 Korrik 2020, 13:53Sport TEMA

Tirana humbi dje ndaj Kukësit dhe ia bëri detyrim vetes fitoren e derbit. Bardheblutë sfidojnë Partizanin të premten, që është edhe derbi i katërt dhe i fundit i këtij sezoni.

Dy skuadrat kanë interes të madh për të triumfuar në këtë ndeshje për shkak të objektivave sezonalë.

Tirana dëshiron titullin, ndërsa Partizanit i duhet përfaqësimi në Europë dhe këta synime kalojnë nga ndeshja e ardhshme.

Edhe pse do të luhet pa praninë e tifozëve për shkak të masave kundër Covid-19, organizatorët kanë zgjedhur të luhet në orarin dhe stadiumin më të mirë.

Partizani-Tirana do të zhvillohet ditën e premte në orën 20:45 në stadiumin “Air Albania”. Zgjedhje kjo e detyruar për shkak të problemeve të “Selman Stermasit” me ndriçmin, që e bën të pamundur zhvillimin e ndeshjeve gjatë orareve të darkës.

2 komente në “Java e derbit, zbulohet stadiumi dhe orari i Partizani-Tirana”

  1. Klimax says:

    qenka zbulu amerika

  2. Klimax says:

    qenka zbulu amerika

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje