Kabo shuan shpresat e Skënderbeut dhe frikëson Tiranën: Kam folur me presidentë, lojtarët luajnë bixhoz

7 Korrik 2020, 12:32Sport TEMA

Përparim Kabo ka komentuar ngjarjen e Ballshit për takimin e zhvilluar ndaj Tiranës, në atë fitore të marrë me rezultatin 2-1.

Në një lidhje live për “Procesi Sportiv”, ka shuar shpresat e Skënderbeut për të fituar çështjen në Gjykatën Federale, por njëkohësisht duke frikësuar edhe Tiranën për një dënim vetëm me ndryshimin e koeficentëve.

“Ngjarja ishte më shumë sesa e shëmtuar për atë që ndodhi në Ballsh. Federata duhet të shoh ngjarjen reale që ndodhi atje. Tani do të presim goditje për futbollin shqiptar se UEFA nuk bën shaka. Nuk kishte ndodhur ndonjëherë që një ekip vetëm me prova të koeficienteve të dënohej me 10 vite.

Dikush pret ende, por Gjykata Federale nuk gjykon në themel dhe nuk e rrëzon KAS-in. Pra shanset janë të vogla. Sa i përket ndeshjes së Tiranës, duke ashiqare.

Por duhet të dimë nëse janë të dyja ekipet të interesuara për të manipuluar ndeshjen apo vetëm një. Duhet të dimë nëse janë disa lojtarë apo i gjithë ekipi.

Lojtarët marrin pak në Shqipëri dhe prandaj luajnë bixhoz. Unë kam folur vetë me presidentë klubesh që thonë që: “Profesor e hoqa këtë futboll, se më shiste ndeshjen. E humbiste rrogën direkt”, tha Kabo.

7 komente në “Kabo shuan shpresat e Skënderbeut dhe frikëson Tiranën: Kam folur me presidentë, lojtarët luajnë bixhoz”

  1. dizdari says:

    Tirona kampjone

  2. dizdari says:

    Tirona kampjone

  3. klea says:

    e ndoqa emisionin

  4. Jorgo says:

    KABO NJIHET ZYRTARISHT SI TIFOZ I PARTIZANIT.SA PER SKENDRBEUN GYKATA FEDERALE NUK SHQYRTON THEMELIN POR PROCEDURAT EPARIMET.POR PO RREZOI PROCEDURENE NDJEKUR NGA KASI CFARE MBETET ZOTI KABO??????

  5. Shqiperiaeshqiptareve says:

    Kam respect per ty se ke bere shume here analiza te duhura por, kesaj here ja ke fut pordhes kot nuk dini si e si te mbroni tiranen.
    Vitin qe ra nga kategoria me kukesin beri estrade sa me ska dhe e pa ku vajti dhe nenplot ndeshje te tjera dhe sa per duhet pare thua kush e shiti bylisi apo tirana. Nese gjen nje kompromis qe behet vetem me njeren pale na i trego dhe ne te tjereve. Dhe sa per ato deklaratat e halilit qe u dogjen me 4 plusin kur kap 2-1 me koeficentin 20 a 25 4 plusi sju duhet fare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje