Gjici: Fitore që tregoi se kush duhet të kryesonte! Premio Partizanit? S’e vendos unë

6 Korrik 2020, 20:10Sport TEMA

Safet Gjici është shumë i kënaqur pas fitores së Kukësit të tij kundër Tiranës kryesuese. Djemtë e Shehit zhvilluan një pjesë të dytë fantastike, shënuan dy herë dhe siguruan një trepikësh shprese për titullin.

Diferenca ka zbritur në gjashtë pikë dhe katër javët e fundit të kampionatit do të jenë shumë të forta dhe emocionuese. Kreu i klubit kuksian foli për mediat pas takimit, duke deklaruar se ekipi i tij duhet të ishte në vend të parë.

Fitore që tregon se aty në krye duhej të ishim ne. Kemi bërë gabime gjatë rrugës, por mendoj se kemi ekipin më të mirë në kampionat. Keqardhja për pikët e lëna në ndeshje të lehta mbetet, por shohim përpara, nuk ka mbaruar ende.

Është një lloj fitoreje morale, pas ndeshjes Bylis-Tirana, që nuk ishte reale, por sot na duheshin edhe pikët. Premio Partizanit në fundjavë? Nuk e di, vendos klubi (qesh)“, thekson Safet Gjici.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje