Ish-mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare të futbollit, Ervin Fakaj, mendon se shfaqja e Bylis-Tirana kthen rrezikun për futbollin tonë, pasi ne jemi një vend i vogël që mund të bëhet shpejt shembull.
Ai tregoi në “Zona Gol” se dyshimet pas një ndeshje të tillë ishin të pashmangshme pasi tolerimi ishte amator.
“Më bedis fakti që kthehemi e bëhemi temë dhe jemi target i thjeshtë për t’u goditur. Janë fenomene që ndodhin rëndom edhe në vende të tjera por jo kaq të dukshme, mund të ketë tolerime gjithandej por fakti që edhe tolerimin e bëjmë kaq hapur, tregon që jemi amatorë në shumë gjëra.
Jo se duhet profesionizëm se futbolli është diçka tjetër. Por kur i sheh këto lloj ndeshjesh kështu të lë shije mjaft të hidhur dhe duke pasur parasysh që bëhet fjalë për skuadra të tilla.
Skënderbeu që është ende nën hetim, tashmë na futet një nga skuadrat lider të kampionatit si Tirana, Flamurtari është duke dalë nga kampionati, Vllaznia me probleme, pastaj kupton çfarë vështirësie ka futbolli jonë. Më vjen keq që duke patur 120 halle të tejra, i kthehemi këtij diskutimi që nuk duhet të ekzistojë, për faktin se kemi një precedent të rëndë që na ka goditur shumë.
E vështirë të parashikohet se çfarë do të ndodhë, e përmenda edhe më parë, që ne jemi target i thjeshtë për t’u bërë shembull se jemi vend i vogël dhe ata që merren me këto gjëra e kanë të kollajtë. Me pak fakte, jo 100% të provuara na bëjnë shembull, me disa prova që i kanë, të bëjnë shembull pa problem.
Unë besoj se shfaqja nuk ishte normale, nuk vimë nga ndonjë fushë tjetë, jemi të këtij profesioni dhe ca gjëra duken, janë të dallueshme. Për fat të keq në këtë ndeshje ishin disa gjëra të dallueshme, nuk mund të akuzojmë por që shija ishte e hidhur…“, tha Fakaj.