Lautaro “tradhton” Inter-in, Bologna ton me përmbysje në San Siro

5 Korrik 2020, 19:17Sport TEMA

Inter është mundur 2-1 në shtëpi nga Bologna në javën e 30-të të Serisë A dhe ka shpërdoruar një rast për të shkuar një pikë larg vendit të dytë që mbahet nga Lazio.

Një humbje me përmbysje për skuadrën e Conte-s, që ka kaluar në avantazh me Lukaku-n në minutën e 22-të, ka luajtur me një lojtar më shumë nga minuta e 57-të pas kartonit të kuq të marrë nga Soriano dhe ka pasur një mundësi të artë për të mbyllur ndeshjen në të 62-ën, por Lautaro ka gabuar nga pika e bardhë e penalltisë.

Bologna është kundërpërgjigjur në të 64-ën, duke barazuar me Juwara dhe në minutën e 80-të, 3 minuta pas kartonit të dytë të verdhë të marrë nga Bastoni që ka kthyer barazinë numerike në fushë, ka realizuar edhe golin e dytë me Barrow.

Kjo tore ka ngjitur skuadrën e Mihajlovic nga vendi i 12-të në të 9-in, duke i çuar kuqeblutë vetëm pesë pikë larg zonës europiane të renditjes.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje