Dikujt nuk i ka pëlqyer aspak dufi i shfryrë nga Franck Ribery pas vjedhjes së pësuar në vilën e tij në Firence.
Francezi e kishte gjetur shtëpinë të grabitur kur u kthye nga Parma e në një mesazh të gjatë në rrjetet sociale kishte thënë se ndihej “i tronditur” e “vulnerabël”, duke shtuar se ai e familja e tij do të merrnin vendimet e duhura për mirëqenien e tyre.
Një frazë që ka lënë të kuptohet deri edhe lamtumirën nga klubi toskan. Disa ultras Viola kanë replikuar në mënyrë të ashpër: “I dashur Franck, e kuptojmë tronditjen, por shpëlaje gojën para se të flasësh për Firencen si të ishte Medellin”.
Fjalët e publikuara nga Il Giornale, ngjajnë me një pozicionim të fortë të tifozëve të organizuar kundër kampionit francez:
“Të pasurve i vjedhin kudo, por ata kanë fatin se mund ti lejojnë vetes sisteme alarmi e roje private. Të varfërit, vidhen edhe ata gjithashtu, por duhet të bëjnë si Shën Lorenco që mbylli gojën”.
IACHINI: “I DHAMË ZEMËR, DO SHOHË PËRPARA”
Edhe trajneri i Fiorentinës, Beppe Iachini, ka folur për këtë cështje, duke pranuar se francezi do të dijë ta kalojë tronditjen:
“Jemi munduar ti japim zemër, por e gjithë kjo nuk i mohon Firences atë që është, një qytet i jashtëzakonshëm.
Këto gjëra ndodhin në gjithë botën, kemi keqardhje për thyerjen e intimitetit, por duhet të konsiderohet si një episod më vete, Franck do ta kuptojë e do të shohë përpara i ndërgjegjshëm për unitetin e Firences e Fiorentinës”.
ME KETE LLOGJIKE CDO GJE QE TE NDODHI JUSTIFIKOHET SE NDODH NE TE GJITHE BOTEN O IDIOTER.DENOINI HAJDUTET E SHTEPIVE ME 10 VJET JO ME 6 MUAJ DHE SHIKONI A DO TE NDODHI ME.PO SPATE FAMILJEN E SIGURTE SI MIND TE MENDOSH PER GJERA TE TJERA O JU DHJEFSHA FIRENCEN.