Një foto e një lakuriqi nate realizuar në Filipine, ka pushtuar rrjetet sociale duke u bërë virale. Kjo jo pa shkak, pasi madhësia e tij nuk është aspak normale nga ajo që zakonisht njohim për këto specie.
Sipas “Science alert”, ky lakuriq nate i varur në një ballkon shtëpie, ka përmasat e një trupi të zakonshëm njeriu.
I quajtur ndryshe si “dhelpra fluturuese me kurorë”, është një nga speciet më të mëdha në botë, megjithëse i përket familjes së lakuriqëve që gjenden në pjesë të Afrikës, Indisë, Azisë.
Foto është realizuar rreth dy vite më parë, por është rikthyer sërish në rrjetet sociale duke marrë po aq shumë vëmendje. Në Filipine, pothuajse të gjitha “dhelprat fluturuese” janë thuajse drejt zhdukjes, për shkak të prishjes së habitatit të tyre, por edhe për shkak të gjuetisë me qëllim konsumimin.
Shoqata të ndryshme në mbrojtje të kafshëve thonë se këto specie nuk janë të rrezikshme dhe nuk sulmojnë, por e vetmja gjë shqetësuese është zhurma që shkaktojnë.
Por ajo që duket se ka nisur t’i shqetësojë njerëzit, është përhapja e sëmundjeve të ndryshme prej tyre, duke iu referuar këtu edhe Covid-19.
sa mish te shijshem qe duhet te ket! Piqet ne prush dhe shuhet me pak vere te bardhe ose te kuqe.
undefined
AI ESHTE VET DJALLI I MALLEKUAR DHE AJO PARALAJMERON PER NJE FATKEQESI TE RENDE TE PA DEGJUAR NE FILIPINE DHE MIQT E FILIPINSAVE.
saleh ,
zbrit qi aty ,
se pot’vjen e varet ene mona me ylirin aty koke poshte
e ka me ju qit bojen Haber Dynjaja
kan me e zhvendso qedren e Virusit ne Lalz
ke vilat tuja .
he na rruac saaaaaaaaaaaaaleeeeeeh
un e di ,qe ti ke notalgji per shpellat por ba kujde aty ne Lalz se po na tremb Turistat
po pe mban cader kur nuk bie shi?
po pe mban cader kur nuk bie shi?