Për herë të parë në gjashtë vite, dy anije luftarake amerikane kanë mbërritur në Detin e Kinës Jugore, një formë e rritjes së presionit të Uashingtonit ndaj Pekinit që pretendon pjesën më të madhe të rajonit të kontestuar.
Dy anijet aeroplanmbajtëse, USS Nimitz dhe USS Ronald Reagan, kryen disa stërvitje ushtarake për të maksimizuar kapacitetet e tyre, njoftoi Marina Amerikane.
Në të njëjtin territor, Marina e Ushtrisë Çlirimtare Popullore Kineze përmbylli një stërvitje pesëditore në Ishujt Paracel, që Kina i njeh me emrin Xisha, dhe që pretendohen gjithashtu nga Vietnami dhe Tajvani.
Por Pekini thotë se i gjithë territori me sipërfaqe 3,3 milionë kilometra katrorë i përket dhe ka ngritur përgjatë viteve disa ishuj artificialë për të vendosur forca të armatosura.
Secila nga anijet amerikane mban mbi 60 avionë luftarakë dhe shoqërohet nga anije më të vogla predhëmbajtëse, një shenjë që Uashingtoni nuk ka ndërmend të dorëzojë aq lehtë territorin nën ndikimin e Pekinit.
Nga ana tjetër, autoritetet atje e kanë quajtur praninë e forcave amerikane si destabilizuese. Madje në median “Global Times”, Kina i quajti dy aeroplan mbajtëset amerikane “asgjë më shumë se tigra prej letre në dyert tona.
Deti i Kinës Jugore është nën kontroll të ushtrisë tonë dhe lëvizjet e anijeve amerikane monitorohen nga afër, nga anijet tona që kanë predha në gjendje të shkatërrojnë anijet amerikane”.
Marina amerikane u përgjigj me një postim në Twitter ku thotë: “Anijet amerikane po veprojnë në ujërat ndërkombëtare të detit të Kinës Jugore. USS Nimitz dhe USS Ronald Reagan nuk frikësohen”.
Lufta, për momentin, po zhvillohet vetëm në Twitter…
keta kinezet duhet me i bo nje here shembull
I bene shembull ne Beograd kur u goditen ambasaden ne luften e Kosoves ne 1999
Po t ish aq kollaj, I kishin ber shembull. Amerika po t mundte do kish vendosur “demokraci” ne kine te tipit Libian, Afghan apo irakien.
Pastaj Amerika perkrah demokracine e madhe te Arabi Saudite, pse Mos Mbeshtesi dhe kete te Kines?
Ironia me e madhe me boten e qyteteruar ishte kur ne 2015 i dha Arabise Saudite kryesine e Keshillit per te Drejtat e Njeriut te OKB, dhe kujt? Arabise Saudite, vendi qe ka ekzekutuar me prerje koke me shume njerez sesa vete ISIS!
Shembull me i bë kjo është këndi i nderit ,pa emulacion nuk ka zhvillim .
Shokë qinezë ruhuni se jua shpartallojë sumën Japonia, Koreja dhe SHBA-ja me teknologji aliene. Momentin që do i prishni punët me Rusinë do ti shikoni tigrat prej letre nga Hëna.
Ti urojme zotit qe te mos bejne ndonje gabim ushtaraket e ketyre anijeve se do iki bota per lesh.
Nje shprehje e Napoleonit ka qene , mos e zgjoni gjigandin kinez nga gjumi se perfundimi nuk dihet e do thoni perse e zgjuam. Kina nuk eshte me ajo e viteve 30 kur e pushtoi japonia, tani kina e ha japonine me dhembe. Duart larg sa nuk eshte vone. Eshte me mire te bejne tregeti se sa te mundohen ti marrin me force ato pasuri natyrore ne detin kinez, su nuk do ti marrin dot. Kina ka raketa berthamore dhe nuk hap rruge.
Nuk eshte e lehte te trembesh 1.3 miliard kinez,po te ishte ashtu amerika e kishte djeg me kohe
e me vakt po jo
Nuk trembet me kina nuk eshte ne vitin 1929 eshte 2020 ku trampi nje here u lepihet
dhe pastaj u turret, kjo e dyta kinen nuk e frikson
Perendimi me ne fund e kuptoi se Kina ka shkuar shume larg ne ekonomi, finance dhe teknologji. Tani i kane therritur arsyes qe ne emer te nje fitimi absurd kane fuqizuar nje kundershtar te tyrin.
Mos t’ju duket shaka,Kina eshte forca me e madhe ushtarake ne bote.Ata kane armatim te çuditshem por i mbajn shume sekret.Ata kane ecur shume perpara ne shkence dhe zotrojne pjesen me te madhe te hapsires kozmike ne krahasim me Ameriken dhe Rusine.
peshku i modh han të voglin jo të modhin