Ronnie dhe Donnie Gaylon, kanë ndërruar jetë në moshën 68-vjeçare, në qytetin e tyre të lindjes, Dejton.
Ata e kaluan gjithë jetën të ngjitur me njëri-tjetrin, duke sfiduar shkencën.
Dy vëllezërit binjakë lindën të ngjitur, ndërkohë që pritej të lindte vetëm një fëmijë, pasi nuk ishte parashikuar që nëna e tyre të kishte dy fëmijë gjatë shtatzënisë.
Ata u mbajtën për dy vjet në spital kur lindën, në përpjekje për t’i ndarë.
Por, kur mjekët thanë se ndarja mund të rrezikonte jetën e tyre, prindërit e binjakëve nuk pranuan që ta ndaheshin.
Për këtë arsye, ata jetuan si një trup i vetëm për 68 vjet, edhe pse shumicën e organeve i kishin të ndara, si zemrën, apo stomakun.
Ata madje punonin në cirkun e të atit, për të përballuar shpenzimet për jetesën.
Gjatë një interviste të dhënë për mediet disa kohë më parë, ata thanë se kishin bërë një jetë të mirë dhe se nuk kishin pishmane, pse jetuan si një trup i vetëm, çka i privoi nga shumë gjëra në jetë.
kaq ka edhe populli ynw me enverin, salen dhe ….
kaq ka edhe populli ynw me enverin, salen dhe ….
gazeta te jape histori te besueshme jo te pabesueshme
kaq ka edhe populli ynw me enverin, salen dhe ….
gazeta te jape histori te besueshme jo te pabesueshme
Na futet friken
Na futet friken krejt