Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim thotë se më 5 qershor, palët ranë dakord dhe kanë hartuar ligjet që kodifikojnë marrëveshjen për Kodin Zgjedhor ndërsa shtoi se aty nuk mund të ndodhin më ndryshime të tjera kur reforma të kalojë për miratim në Kuvend.
“Është e ndërlikuar sepse, mendoj, opozita që është jashtë parlamentit bëri një gabim. Nuk duhet të kishin ikur. Thënë kjo, ata fituan shumë vota në zgjedhjet e fundit pra qartësisht përfaqësojnë një pjesë domethënëse të popullsisë.
Pra duhet të jenë pjesë e diskutimit, ndaj mendoj se ishte diçka shumë e mirë që u kthyen në tryezë për të negociuar çështjen e reformës zgjedhore. Në të njëjtën kohë, opozita që qëndroi në parlament bëri saktësisht gjënë e duhur. Në një kuptim, ata shpëtuan demokracinë shqiptare.
Dhe sigurisht, shumica është shumica. Ajo që di është se më 5 qershor, palët ranë dakord dhe, me sa di, kanë hartuar ligjet që kodifikojnë marrëveshjen që arritën dhe kjo është diçka e mirë. Pritshmëria ime është që do ta ruajnë atë. Është e patjetërsueshme” – tha ambasadorja në një intervistë për “Real Story” në News24.
“5 qershori duhet të kalojë siç është. Nuk mund të hapet përsëri. Nuk mund ta bësh sepse do të ishte shkelje e shumë besimi të vënë. Dhe mendoj që nëse jep fjalën, si politikan, si diplomat, nëse nuk e mban fjalën, nuk ke asgjë. Ndaj pritshmëria ime është që udhëheqësit këtu do të bëjnë pikërisht atë që më thanë se do të bënin, që është miratimi i 5 qershorit.
Tani, e di po ashtu që për shumë njerëz, 5 qershori nuk mjafton sepse kur njerëzit flasin për ndryshim dhe reformën zgjedhore, duan sistemin e hapur. Dhe unë e kuptoj këtë, por siç e kam thënë më parë, e dini, synimi ynë i menjëhershëm është shumë specifik.
Është që të sigurohet që Shqipëria të hyjë në BE. Pjesa tjetër, nëse mund të arrihet një marrëveshje, mrekulli. Të bëhet. Por ajo që nuk duam është një situatë pengmarrjeje kur diçka që është ekstra mban peng diçka që është e nevojshme. Nuk mund të jetë dhe nuk mund ta mbështes këtë. Po them që marrëveshja, 5 qershori, është mbyllur dhe nuk mund ta hapim përsëri” – e mbyll Kim.
Deklarata e ambasadores vjen në një moment kur mazhoranca u shpreh e hapur për të diskutuar mbi marrëveshjen e arritur për të ndryshuar sistemin.
Bravo.Te lumt ajo poshte.
o [email protected] si i pret hovin ps? sot qeke zgju nga gjumi>? ia pret hopvin murriizt o bole, qe kerkon ndryshime marreveshjes/ Se ramaka 2 jave qe thote qe respektojem ate qe gfirmosem me 5 qeshor. o perendi mire murrizi me shoke, po edhe gzetaret e temAs na duheshin
Ka dicka qe nuk shkon me kronologjine
Opozita qe eshte ne kuvend ska pranuar kete corbe dhe e ka the qarte
E vetmja marrveshje eshte ajo e shumices (damianit) dhe atyre jashte (bylykbashit)
Ajo qe skuptoj eshte kush eshte detyra e opozites parlamentare?
Te justifikojne pushtetin e shumices dhe te mbajne ne pushtet opoziten qe braktisen popullin?
Opozita parlamentare qe shpetoi demokracine si thoni ju, ka vetem dy rruge
1) te braktise kuvendin
2) tu plotsohet kerkesa per listat e hapura
Sepse nqs ajo nuk ben nje nga keta dy gjera ska kuptim pse te votojne shqiptaret.
keta dy parti me marrveshjen e 2008-tes mund te qeverisin edhe pa voten e shqiptareve mjafton nje marrveshje here pas here
Kjo eshte demokracia qe po na meson shba?
Bjeu ne koke qenerve zonja ambasadore thyuau turinjte ,si majtas dhe djathtas , kane 30 vjet qe te dy palet gatuajne corben e qelbur .
Jane te gjithe hajdute kriminele dhe te peshtire , jo te gjithe njesoj , por ama jane te implikuar dhe te majtet perndryshe nuk shpjegohet kaq shume zvaritje , moszbatim te ligjeve , dhe anarki .
Tani e shofin krejt qart shqiptaret , te mos ishin Ambasadoret e USA dhe EU , ne Shqiperi sdo kishte drejtesi te pakten per 100 vitet e ardhshme , dhe po te kemi parasysh barcoleten per dike qe kalon keq se 100 vitet e para jane te veshtira , atehere drejtesi ne Shqiperi sdo kishte kurre .
Arsyeja eshte nje dhe e vetme , politikanet majtas dhe djathtas e perdoren demokracine e re per qellimet e tyre dhe jo te shumices , me pak fja!e rruga u shtremberua keq qe ne fillim , tjeter monopat duhet te kishim mare dhe tjeter morem ………
Kim nga USA prej Kine si ka mundesi qe ti vjen nga nje vend tejet demokratik ne shqiperi kerkon te zbatohet ligj diktatural. A ka llogjike kur ti thua qe opoziten jasht parlamentare e ka votuar nje sasi e konsiderueshe electorati. Po opoziten parlamentare kush e ka votuar sipas teje. Ta them une me qe ty ta kane perkthyer gabim, i njejjti elektoral, sepse ka hyre nga te njejta lista partish. Ndryshimi i vetem eshte sepse kota ka qene me ne fund te listes sepse ne fillim te listes te PD ishte Kastriot Islami. Berja pale me kode zgjedhorqe asnje njeri indershem nuk e do le per te deshiruar. Nqs ky eshte qenqrimi i USA, BE ,nqs juve do te mbeshtesni listat e mbyllura dhe ate palo drejtesi ku kriminelet po dalin perdite me kush lanet, ike sa me shpejte andej nga ke ardhur. Ne nuk duam njerez qe inkurajojne sinjale negative per demokracine e vertete.
Nuk e kuptoj ambasadoren qe jep direktiven se cila rruge te ndiqet, nje nderhyrje sa brutale aq edhe e demshme.
Kujtoja se do perkrahte listat e hapura, nje hap ne drejtimin e duhur ne demokratizimin e partive dhe jo emerimin e deputeteve nga kryetaret e partive duke zhveresuar votimin popullor.
Dhe zonja flet per futjen ne Europe.
Si mund te pranohesh ne Europe me parti te tilla jo demokratike
Do e kete marre edhe kjo racionin e vet nga partia. Paraja blen kedo.
Parja e bon lumin ti ngjitet malit.
Kjo ndoshta i di Shqiptaret per budallenj kjo. Kujton se do shkojne Shqiptaret ne votime te votojne ata qe duan edi, luli, e monika, dhe me e keqja ti ndajne votat sipas deshires se tyre duke u bere perseri deputet. Hajde kapi me ata. Ai spaku do jete aty vetem per ti bere fresk kur ti hypi vape nga vjedhjet, sigurisht se do lodhen shume.
Zonja ambasadore nuk e di se sa e ke pasur gjoben ti, por qe ta kane paguar per kete jam i sigurte duke pare se si po reagon duke mbrojt kriminelet.