Klajda Gjosha ne valle me Ilir Meten
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, në një intervistë për “Hard Talk” nga Roland Qafoku” tregoi se si do bëhet procesi i zgjedhjeve të kandidatëve për deputet në partinë që ajo drejton.
Kryemadhi tha se për listën do vendosin strukturat e partisë, ku është ngritur edhe një komision i cili do vetojë emrat me në krye Klajda Gjoshën.
“Do ta vendosin strukturat e partisë. Prej një viti zonja Klajda Gjosha është kryetare e Komisionit të Vetingut. Ne kemi ndërtuar një grup të vetingut i cili veton të gjithë ata që kanë dëshirë për të kandiduar.
Periudha shtator-dhjetor do jetë periudha e zgjedhjeve në LSI dhe e evidentimit të të gjithë grupeve drejtuese gjatë procesit të vendimmarrjes së LSI-së dhe më pas do jenë anëtarët e partisë së qarqeve, përveç strukturave të partisë ata që do vendosin për sa i përket kandidimit të renditjes”-tha Kryemadhi.
E pyetur nëse ish-deputetët që lanë mandatet do jenë pjesë e listës për zgjedhjet e vitit 2021, kryetarja e LSI-së e pohoi këtë duke thënë se të 17 emrat do jenë me përjashtim të Shezai Rrokajt, i cili është distancuar nga jeta politike për t’u përkushtuar në atë akademike.
“17 kandidatët që dogjën mandatet do jenë të gjithë kandidatë, me përjashtim të profesor Shezai Rrokaj i cili kandidon në universitet dhe është distancuar nga jeta politike”-tha kryetarja e LSI-së.
Hahahaha Klajda Gjosha do vendosi se kush do jete kandidat per deputet. Ja paskan lene asaj qe neser mos ankohet njeri dhe ti thone Ilirit dhe Monikes pse nuk na fute edhe ne ne liste hhaaaaa. Listat i ben Meta me gruan ne krevat ndersa Klajda i publikon ne forumin e LSI.