Janë edhe më qesharakë seç i dinim

9 Korrik 2020, 19:21Politika TEMA

Nga Astrit Patozi

Hahaha. E kam pritur me durim këtë ditë, sepse e dija që do të vinte më shumë se një vit përpara. Që kur nisën sulmet e egra mbi ata, të cilët po pranonin një e nga një mandatin në listën vijuese të Partisë Demokratike dhe të LSI-së.

Madje edhe i kam paralajmëruar atëherë sharësit me pagesë ose jo, që të mos nxitoheshin duke i fyer dhe degjeneruar deputetët e rinj, se në dorën e tyre do të përfundonin shumë shpejt.

Por nuk e kisha menduar kurrë se “pendesa” do të ishte kaq e thellë dhe kaq qesharake.

Dhe ja ku jemi sot. Ata nuk janë më dallkaukë, sharlatanë, njerëz që nuk përfaqësojnë asgjë, injorantë, të paqenë, të pabesë, tradhëtarë, gafaxhinj, të shitur, e plot epitete të tjera poshtëruese si këto.

Madje, ata nuk janë as ilegjitimë, siç deklaronte solemnisht, jo vetëm Ilir Meta, që njihte vetëm 82 deputetë të parlamentit shqiptar, sepse të tjerët nuk i quante. Por paskan qenë vërtetë burra dhe gra të nderuara, që nuk i paskemi njohur më parë, se ashtu ishte një punë.

Dhe ja tani ata u shfaqën para nesh madhështorë. Sot kuptuam dashurinë e tyre për Shqipërinë dhe integrimin europian, e cila nuk mund të ketë asnjë mënyrë tjetër për t’u shprehur, përveçse të jesh dakord dhe të votosh në parlament marrëveshjen e Damianin me Oerdin, për të mos e trazuar fekalen politike, por për ta lënë siç ishte. Dhe ata pikërisht këtë bënë sot, në këtë ditë historike, ndaj edhe e meritojnë respektin dhe admirimin e gjithë popullit.

Por puna është se nuk dimë kë të urojmë më parë; “të sharët me libër shtëpie”, të cilët u kthyen trimfues tek partitë, që i hodhën në rrugë para një viti, apo këto të fundit, që u rikthyen sot në parlament me bisht ndër shalë përmes tradhëtarëve të djeshëm.

11 komente në “Janë edhe më qesharakë seç i dinim”

  1. Phoneix says:

    Viti zero do të mbizotërojë gjithmonë në Shqipëri. Duket sikur askush nuk e kupton se duhet t’i hapet rruga të rinjve. Se ja u plak dhe Patozi dhe bën sallatë fjalësh.

  2. Beso says:

    Kjo goca eshte kare komplet. E njoh personalisht. Thjesht turp. Ndersa Turi dhe Nik pijaneci, jane dy loqe te certifikuar.

    1. ben says:

      Beso-nuk na the ndonje gje te re. Sic eshte katandisur PD-ja, vetem lopcaret mund te behen anetare se vetem ato besojne brockullat e Lulit e Paloqes.

  3. Shqiptari says:

    Z.Patoz!Per ty mund te jene qesharake dhe çdo gje tjeter.Ne kete llumhane,qe ndertove ti dhe tere stanet e qelbura te politikes shqiptare,zgjedhja qe kane bere keta deputete,eshte gjeja me e mire qe kane bere.Ju keni ngrene qyl,keni bere pasuri,jeni tallur me shqiptaret,nuk keni lene zullum pa bere per interesat tuaja,te gjithe pa perjashtim.Por populli,i lodhur,i varfer dhe i derrmuar,sheh nje shprese,nje rreze drite te integrimi ne BE.Kushti per Reformen,krijon nje mundesi,per nje hap me tej drejt BE.Ju keni hallin tuaj se keni ngrene qyl per 30 vjet,ne politike,pasi pa karrige ju jeni tokesore,pa asnje vlere,pa burime fitimi qyl,pa djerse.Si politikan,keni te drejte te mendoni dhe te deklaroni,çfare tu doje zogu i qejfit,po nuk u degjon dhe nuk u beson me kush.Boll me kete elite te dale boje qe po i tmmerron prej vitesh shqiptaret.

  4. Shqiptari says:

    Z.Patoz!Per ty mund te jene qesharake dhe çdo gje tjeter.Ne kete llumhane,qe ndertove ti dhe tere stanet e qelbura te politikes shqiptare,zgjedhja qe kane bere keta deputete,eshte gjeja me e mire qe kane bere.Ju keni ngrene qyl,keni bere pasuri,jeni tallur me shqiptaret,nuk keni lene zullum pa bere per interesat tuaja,te gjithe pa perjashtim.Nese ti do ishe brenda stanit te Lulit,ne krye te PD,nese kjo qasje e qesharakeve do u vinte pas midese,brsoj do i quanit heroj dhe atdhetare.Por populli,i lodhur,i varfer dhe i derrmuar,sheh nje shprese,nje rreze drite te integrimi ne BE.Kushti per Reformen,krijon nje mundesi,per nje hap me tej drejt BE.Ju keni hallin tuaj se keni ngrene qyl per 30 vjet,ne politike,pasi pa karrige ju jeni tokesore,pa asnje vlere,pa burime fitimi qyl,pa djerse.Si politikan,keni te drejte te mendoni dhe te deklaroni,çfare tu doje zogu i qejfit,po nuk u degjon dhe nuk u beson me kush.Boll me kete elite te dale boje qe po i tmmerron prej vitesh shqiptaret.

  5. Alpizo says:

    Po sa ishin në sallë sot ? Të rinjë e të vjeter bajnë ma shumë se 140 .

  6. Ben says:

    Ç’me bo?Kur deputet eshte edhe Nik Troplini,V.K.Troplini eshte koqe kanari ne kuptimin e plote te fjales.

  7. Lasgushi says:

    Ky lloj azgani edhe mediatik eshte i pa pare.Me nxjer mallin e Fatos Lubonjes,Spartak Ngjeles dhe gjithe te tjereve te denuar nga PPSH qe thoshin se Partia dhe Shqiperia ishin ne regull,shkelqyeshem derisa ishin edhe ata ne krye pa u debuar.Po pse mer Patoz ?A nuk jane Basha Noka dhe kusheriri Alibeaj edhe produkti yt.

  8. timo says:

    Mos u shqetëso shumë o Patoz. Kështu ndodh kudo në “perëndim ” për të mos thënë në Botën kapitaliste.

  9. Konjak says:

    Propagande . Z Patozi mendon se me nje perkrahie mediatike mund te afroje disa deputet qe nukse kane identitet , ne partine e tij ; keshtu qoft . Por nukse kuptoj mllefin e ketij zoterie , pse disa nga keta deputet do te bashkohen shumices , per te votuar zgjedhoren . Ky zoteri nukse e ka hallin te eci mbare populli , por vetem e vetem si te forcoje partin e ty , me keta deputet ne hava . Pune e mbare te qoft , nese me prapaskena do tia harrish qellimit . MIrpo ka nje thenie te filozofise anonime ; Kush i ben varrin shokut , bie vet ne te ,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje